Connect with Us

“Kampi i Al Holit do shkrihet”/ Afrim Berisha: Shpejt do nxirren të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare

Lajme

“Kampi i Al Holit do shkrihet”/ Afrim Berisha: Shpejt do nxirren të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare

Publikuar

-

“Kampi i Al Holit do shkrihet”/ Afrim Berisha: Shpejt do nxirren të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare

Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës, ka folur për rikthimin e fëmijëve shqiptarë që janë nxjerrë ditën e sotme nga kampi AL-Hol në Siri.

Berisha tha se në këtë operacion kanë marrë pjesë të njëjtën persona që shpëtuan Alvinin, ndërsa theksoi se shpejt nga kampi do të nxirren të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare.

Sot në mëngjes më lajmërojnë, më dërgojnë disa foto dhe fola me të. Shpejt do të kthehen të gjithë të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare. Ata që morën pjesë në shpëtimin e Alvinit kanë marrë pjesë dhe për këta fëmijë. Kam folur me presidentin e kryqit të kuq italian dhe i kemi përgatit të gjithë gratë dhe fëmijët shqiptar. Na tha të lajmërojnë të gjithë familjet. I thashë që skam numër kam vetëm numër të Dumanit. Shpejt do të kthehen këta.

Tani është hapur llafi për 4 fëmijë dhe një grua. Në dijeninë tim janë 73 nëna që duan të vijnë në Shqipëri. Këtë javë të do të vijnë të gjithë. Kampi i Al Holit do të shkrihet. Nuk ka asnjë problem, në këtë mision ka hyrë edhe shteti sirian dhe duan t’i largojnë të gjithë sa janë aty. Presidenti i gjysmë hënës më tha se i gjithë kampi i Al Holit do të shkrihet“, deklaroi ai për Report Tv./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

I mori 25 mijë euro për operimin e këmbës/ Ish-miku nuk pranon t’ia kthejë: E dija që m’i dhe dhuratë

Publikuar

-

Nga

I mori 25 mijë euro për operimin e këmbës/ Ish-miku nuk pranon t’ia kthejë: E dija që m’i dhe dhuratë

Puntata e fundit e rubrikës “Shihemi në Gjyq” kishte në qendër konfliktin e dy ish-miqve, Janit dhe Gëzimit.

10 vite më parë, Jani ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore e cila i rezultoi edhe në koma, i ka kërkuar para hua Gëzimit për të kryer një operacion.

Vlera e parave që i nevojiteshin Janit për operacionin e  këmbës ishin 25 mijë Euro të cilat Gëzimi ia kërkon mbrapsht, ndërsa Jani mohon marrjen e tyre.

Gëzimi: Ndenji shumë kohë në koma. Ndenji 123 ditë në koma.

Eni Çobani: E keni diskutuar përpara kësaj seance me njëri-tjetrin këtë bosht? E ke takuar ndonjëherë zotin Jani?

Gëzimi: Ka shumë vite që s’e kam takuar.

Jani: Për mua këto janë gjëra të kota. Se këtë faqe nuk e ka nxirë njeri. Unë kam pasur punë në Greqi.

Gëzimi: Edhe kur u takuam para 3 muajsh…

Jani: Ku më gjete ti mua? Ku jemi takuar? A të thashë “hajde me mua”?

Gëzimi: “Unë e dija që m’i dhe dhuratë këto lekët”.

LEXO EDHE:  “Jeta do të triumfojë”/ Manastirliu jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  “Jeta do të triumfojë”/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Eni Çobani: Pra, të ka thënë “dhuratë”? 25 mijë Euro dhuratë?

Jani: Nuk bën vaki në botë. Vetëm gënjen e mashtron. Unë t’i kem marrë atij lekë? Nuk ka shanse, nuk bën vaki.

Gëzimi: Unë nuk shkova te noterja se ky më tha “do të ta shpërblej”.

Jani: Ik ore, s’të vjen turp. Haram të qofshin paratë e mia.

I vetmi njeri që është në dijeni të këtyre parave, sipas Gëzimit, është një zonjë që kujdesej për Janin, e quajtur Eleni.

Dokumentet e saj të identifikimit i ka Jani, pasi thotë se ajo ka qenë me të në momentin e aksidentit, por zonja në fjalë nuk dihet ku ndodhet.

Rastit nuk iu gjend një zgjidhje pasi palët nuk arritën të binin në dakordësi me njëri-tjetrin për të gjetur një rrugë të përbashkët.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Njohja e patentave në Itali/ Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Njohja e patentave në Itali/ Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasada Italiane në vendin tonë ka reaguar në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në vendi fqinj.

Në një postim në faqen zyrtare në Twitter njofton se marrëveshja e firmosur mes dy vendeve në mars të këtij viti dhe që hyri në fuqi në 12 korrik shumë shpejt do të nisë zbatimin.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre” shkruan ambasada.

LEXO EDHE:  “Jeta do të triumfojë”/ Manastirliu jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  “Jeta do të triumfojë”/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Kjo do të thotë se shqiptarët që kanë marrë lejet e drejtimit në atdheun e tyre pas marrëveshjes mes dy vendeve nuk kanë nevojë për provime teorike apo praktike në Itali pasi konvertimi do të bëhet automatikisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video/ Inceneratori i Tiranës shtrihet në Zimbabve

Publikuar

-

Nga

Inceneratori i Tiranës shtrihet në Zimbabve (VIDEO)

Geogenix BV, kompania guackë e regjistruar në Holandë, e cila zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës ka arritur të shtjerë në dorë kontratën e shumëpërfolur të mbetjeve Zimbabve. Pas shumë akuzash dhe skandalesh, të cilat përfshinë edhe ministrat e qeverisë së Zimbabves, Geogenix ia ka dalë të marrë miratimin e propozimit të pakërkuar për të marrë me koncesion administrimin e mbetjeve në Harare, kryeqytetin e Zimbabves.

Marrëveshja fillimisht është miratuar nga Këshilli Bashkiak, ku është prezantuar nga Mauro Bianchi, përfaqësues i kompanisë Geogenix

Pas miratimit në këshillin bashkiak, koncesioni është miratuar dy javë më parë edhe nga qeveria e Zimbabves duke i hapur rrugë realizimit të projektit. Në pamjet e bëra publike nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Harares, ngjitur me Bianchin është edhe një person tjetër me maskë si përfaqësues i kompanisë Geogenix. Mediat në Zimbabve raportojnë se personi në fjalë është shtetas shqiptar. Por MCN nuk mundi të konfirmojë nëse bëhet fjalë për Mirel Mërtirin, personin që zotëron inceneratorët në Shqipëri.

LEXO EDHE:  CNA.al publikoi faktet/ “Stop” vë me shpatulla pas muri Bashën

Tentativat e kompanisë që ka me koncesion inceneratorin e Tiranës për të marrë një kontratë të ngjashme edhe në Zimbabve kanë nisur disa vite më parë, kur ajo nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me bashkinë e Harares. Në atë kohë, bashkia e kryeqytetit kishte hapur tender për menaxhimin e  mbetjeve, por tentoi t’ia jepte kontratën 134 milionë dollarëshe, pa garë kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Skandali u denoncua në mediat e Zimbabves, të cilat akuzuan ministrin e punëve lokale, Juli Moyo, si të përfshirë në korrupsion.

LEXO EDHE:  “Qytetarët e shohin policinë si armike”/ Goxhaj: Blutë nuk duhet të qarkullojnë me armë

Pas këtyre akuzave, këshilli bashkiak i Harares e anuloi marrëveshjen e mirëkuptimit në korrik të vitit të kaluar. Por një vit më pas koncesioni është miratuar, edhe pse nuk dihet nëse vlera e tij është 134 milionë dollarë sa u raportua vjet.

LEXO TE PLOTE