LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iu shty aprovimi/ Reagojnë ish-deputetët: Të kërkojnë falje që kanë fyer…

26 Tetor 2020, 15:43, Politikë CNA
Iu shty aprovimi/ Reagojnë ish-deputetët: Të kërkojnë

Komisioni i vlerësimit që bëri filtrimin e kandidatëve në PD dorëzoi të premten listën që kishte hartuar. Nga 498 kandidatë që u konfirmuan nga kryesia e PD-së, anëtarët e komisionit firmosën që në kryesi të çonin dy lista: një me ata të cilët kalojnë fazën e tretë dhe një me ata të cilët u shtyhet aprovimi.

Në listën e dytë kishte edhe anëtarë të kryesisë së PD-së, por edhe deputetë. Këta të fundit kanë reaguar duke thënë se komisioni i vlerësimit ka tejkaluar kompetencat. Shkodra ishte një nga qarqet ku në zgjedhjet e 2017-ës nxori 4 mandate.

Nga këta 4 u kualifikua vetëm Bardh Spahia, ndërsa Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, e cila është edhe anëtare e Kryesisë, dhe Lorenc Luka nuk u kualifikuan. Në një prononcim për gazetën ?Panorama?, ishdeputeti, Romoe Gurakuqi u shpreh se ai njeh vetëm vendimin e Kryesisë së PD-së, ndërsa shton se komisioni ka tejkaluar tagrat. Po ashtu, ai ngre dyshime se grupi i deputetëve të PD-së është paragjykuar dhe tha se po heton për këtë.

REAGIMET

Si e gjykoni vendimin e Komisionit te Përzgjedhjes se deputeteve te PD?

Romeo Gurakuqi: Duke qene se procedura e zhvilluar bazohet ne statutin e PD dhe udhezimet e kryetarit, kam verifikuar me kujdes aktet e ndermarra nga Komisioni dhe i kam ballafaquar me rregullat. Dua te deklaroj se unë njoh vetem vendimin e kryetarit të PD- se dhe te Kryesisë ne lidhje me procedurën e rikandidimit. Vendimmarrja e fundit  e komisionereve, ne qofte se ka ndodhur, me rezulton se është realizuar ne shkelje te plote te tagreve te dhena atyre nga udhezimet respektive. Kesisoj eshte nul. Ato kane marre nje vendim kur tagri u kishte perfunduar. Vlerësimi perfundimtar i komisionereve mbyllet ne momentin kur kandidatet dergohenne dege. ( neni 25).

E drejta e komisionereve per te shqyrtuar kandidatet ka perfunduar diten qe emrat i kane shkuar anëtarësisë per konsultim ne Shkodër,  me date, 30 shtator 2020.

Pika 32 e udhezimit e percakton krejt qarte kete: ?Kryesia e Partise perzgjedh kandidatet zyrtare te PD ne zgjedhje nga Lista e Kandidateve te konfirmuar nga anëtarësia?. Mirepo Komisioneret tane gabimisht i janë referuar nenit 31, duke bere te paditurin, mbasi  ajo pike qartazi perdoret nga komisioni vetem per ata kandidate, te cilet jane konfirmuar fillimisht, por jane skualifikuar nga kontestimi i anetaresise.

Mbi te gjitha, pretendimi se është bere vleresim bazuar ne kritere, siç kam degjuar nga disa ligjerime te tjerruna  gjate nga disa anetare te komisionit, është i pavërtete dhe shume fyes ne deklarimin diferencues. Sipas deklarimeve te besueshme, Komisioneret kane realizuar vetem votim te fshehte mbi emra, pa pasur parasysh CV ? te, rezultatet e arritura ne procesin e konsultimit ne baze, punen shumëvjeçare te deputeteve ne aulen parlamentare dhe ne terren. Targetimi i deputeteve te Shkodrës është i paragjykuar dhe i paramenduar, sipas opinionit tim personal. Arsyet e kesaj ndërhyrjeje te targetuar  jam duke i shqyrtuar me shume kujdes, per te kuptuar nderhyresin extra institucional.

Njohja e udhezimit dhe shkeljeve procedurale me imponon qe une te njoh tanime vetem vendimin qe i përket kryetarit të PD- se. Do ta respektoj 100% atë vendim kur te vije, duke qendruar ne linjen themelore te PD- se dhe anëtarësisë, qe ka vuajtur persekutimin e regjimit te Edi Rames, ka qene e angazhuar ne betejën per voten e lire, nuk ka qendruar ne poltronet e  korrupsionit te kastes qe tallet me popullin ne ikje te frikshme nga skamja dhe pasiguria prej vitesh. Po ashtu me lejoni t?ju them se do te bej grithsha ne fuqine time konsultative si deputet i zgjedhur, qe Shkodra te kete perfaqesine e vet me te mire, sikurse e kerkojne mijera shkodrane ketu dhe neper bote.

Pra ju njihni vetëm vendimin e kryetarit të PD dhe institucioneve zyrtare të PD?

Romeo Gurakuqi: Unë njoh vetëm vendimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, dhe kryesisë qe do te bazohet ne rankimin e realizuar nga votimi i bazes. Për mua ka rëndësi që kam qenë më i përkrahuri nga anëtarësia e PD në Shkodër dhe jam shumë i surpriza dhe falënderues ndaj demokratëve shkodrane. Do vazhdoj të jem në krah të zoti Basha,  ne kryesimin e punëve ne Qarkun e Shkodrës. Njëlloj do te jem ne aksionin e PD edhe sikur une te mos jem kandidat per deputet per shkak te vendimmarrjes sime, ose te drejtimit racional te Kryesisë se PD.

Ka pasur nje keqinterpretim mbi tagret e komisionit. Duhet te sqaroj se ato  tagre kane qene vetem konsultative dhe asnjëherë vendimmarrëse. Ato tagre kane përfunduar per kete komision tanesisht me daten 10 tetor 2020. Unë kam marrë votëbesimin e anëtarësisë për të qenë në drejtues i grupit të deputetëve demokrat në Shkodrës me 30 shtator 2020. Asnjë lloj gjykimi nuk mund te realizoje komisioni kinse për staturën intelektuale, qytetare dhe per integritetin duke u nisur nga mendja e vet, pa prova zyrtare dhe pa autorizim te specializuar. Per te gjykuar mbi integritetin me se pari duhen marre certfikatat nga autoritetet dhe per kete ka nje radhe nga ku nis puna. Une jam certifikuar nga autoritetet shteterore per pastertine e figures ne muajin korrik 2017 para marrjes se mandatit te deputetit me kerkesen time dhe ky eshte nje fakt i njohur publikisht. Pyetja eshte: a munden te pa certifikuarit te shqyrtojne pastertine e figures te te certifikuarve?!

Une sugjeroj qe dikush duhet te me kerkoje  falje  per fyerjet aluduese publike te bera, me dashje ose prej mungeses se maturise. Po ashtu kerkoj qe vendimi i ndermarre ne kundershtim me Udhezimin e kryetarit  te anullohet, brenda kesaj jave, përndryshe do t?i drejtohem Komisionit te Apelimit per ta gjykuar.

Jeni takuar të premten me kryetarin e PD?

Romeo Gurakuqi: Kam raporte miqesore dhe institucionale me kryetarin e PD dhe e takoj në çdo moment zotin Lulzim Basha. Jam ende deputet për PD dhe elektoratin e djathte, deri në zgjedhjet e ardhshme dhe e kam edhe këtë akses ne çdo moment qe me nevojitet për te realizuar detyrat përfaqësuese, organizative dhe konsultuese deri me date, 25 prill 2021.

Izmira Ulqinaku: Ky është një opinion i anëtarëve të komisionit të vlerësimit, vendimmarrjen e pres prej Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Sa i përket votimit të anëtarësisë, kam qenë ndër emrat që ka marrë më pak vota kontestuese dhe falënderoj demokratët e Shkodrës për mbështetjen.

Fatbardha Kadiu: Komisioni i vlerësimit kreu detyrën, mbaroi punën e tij dhe tashmë përzgjedhja e kandidatëve vazhdon në fazat e tjera. Kontrata ime është e lidhur me Partinë Demokratike, me demo-kratët dhe ajo çfarë është e rëndësishme është që PD-ja nesër duhet të drejtojë vendin.

Lajmet e fundit nga