LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Interesi i mafias, mbi interesin e Shqipërisë”/ PD: Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias

26 Tetor 2020, 15:44, Politikë CNA
“Interesi i mafias, mbi interesin e Shqipërisë”/ PD: Rama

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Rama refuzoi kërkesën e Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë.

?Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga