LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit Maduro/ Kemi zbuluar mjekimin që asgjëson Covid-19 pa efekte anësore

26 Tetor 2020, 13:55, Kosova & Bota CNA
Habit Maduro/ Kemi zbuluar mjekimin që asgjëson Covid-19 pa efekte

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, thotë se vendi i tij ka zbuluar ?një antiviral shumë efektiv? që shkatërron koronavirusin pa ndonjë efekt anësor. Sipas tij, ilacci do i paraqitet OBSH-së për certifikim.

?Dua të them se Venezuela ka zhvilluar një ilaç që asgjëson 100 përqind të koronavirusit?, tha Maduro.

Ajo u krijua nga Instituti Venezuelës për Kërkime Shkencore (IVIC), i cili ka punuar për një kurë për virusin për gjashtë muajt e fundit. Mjekimi bazohet në një molekulë të quajtur TR-10, që ishte e izoluar dhe kur u vendos kundër virusit, provoi efektivitetin e saj absolut, pretendoi Maduro.

Maduro tha se studimi tashmë është shqyrtuar nga ekspertë dhe shkencëtarë dhe do t?i paraqitet Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mënyrë që të mund të certifikohen gjetjet e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga