Connect with Us

GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar/ Ndahet nga të pandehurit e tjerë dosja e Altin Avdylaj

Aktualitet

GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar/ Ndahet nga të pandehurit e tjerë dosja e Altin Avdylaj

Publikuar

-

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Altin Avdylaj dhe të mbrojtësit të tij Av. Arbër Hoxha, duke vendosur gjykimin e shkurtuar për këtë të pandehur dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë.

Mësohet se për pesë të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm çështja është ndarë dhe pritet që një trupë gjyqësore e deleguar nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që për 17 të pandehurit e tjerë do të gjykohen nga e njëjta trupë gjyqësore.

Altin Avdylaj u arrestua si pjesë e grupit të Avdylajve në operacionin “Vol vo 4”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Patozi i prerë/ Ska koalicion me Bashën, do dalim në një listë me Topallin

Publikuar

-

Nga

Patozi i prerë/ Ska koalicion me Bashën, do dalim në një listë me Topallin

Zbutja e toneve të Lulzim Bashës, ndaj partive të reja të krijuara nga të larguarit e Partisë Demokratike, dhe ftesa jo e drejtpërdrejtë  për t’iu bashkuar kampit opozitar, nuk do ta lëkundë koordinatorin e Bindjes Demokratike Astrit Patozin.

Ky i fundit u shpreh i prerë se sheh zero mundësi për bashkëpunim me Lulzim Bashën, pasi sipas tij ata të dy i ndan vizioni dhe qëllimi.

Ne gjykojmë që me zotin Basha na ndan së pari vizioni që kemi për politikën dhe e dyta qëllimi”, tha Patozi.

Tentativat për arritjen e paktit për listë unike mes Bashës dhe aleatëve të tij tradicionalë, koordinatori i Bindjes Demokratike i sheh thjesht si pazar për vende të sigurta në listë.

Po vazhdojnë pazarin e tyre për të gjetur hapësira të sigurta në listë, që është një shëmti, në rrafshin estetik, jo më në rrafshin moral e politik, sepse tregon që për ata nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Patozi për “Report Tv”.

LEXO EDHE:  Skandal në Prokurorinë e Elbasanit/ Drejtuesi rrëmben tre dosje me forcë, ndërhyn policia

LEXO EDHE:  Policia pëfshihet në skandal/ Artan Hoxha zbardh dosjen

Për këtë arsye, thotë se i vetmi koalicion që mund të ndërtojë është ai me partitë e reja që kanë të njëjtën kauzë, sjelljen e ndryshimit dhe jo rotacionin.

Me Topallin, është nevoja dhe kauza e përbashkët që ne kemi për të dalë në një listë dhe besoj do e arrijmë qëllimin. Ne e duam Shqipërinë më demokratike, më të drejtë dhe më të pakorruptuar”, tha Patozi

Patozi nuk kundërshton vetëm shpërndarjen e mandateve nga Kodi  i Ri zgjedhor, për të cilin I është drejtuar Gjykatës  Kushtetuese. Ai thotë se nuk do ta shfrytëzojë as mundësinë që I jep ligji I ri elektoral kryetarëve të partive për të garuar në katër zona zgjedhore. Sipas Patozit kjo bie në kundërshtim me kauzën për lista të hapura, ku çdo kandidat duhet të shkojë i barabartë përballë votuesve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Protokollet e trajtimit të Covid/ Mjekët shqiptarë në Europë letër Ramës dhe Manastirliut

Publikuar

-

Nga

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku paraqet protokollet e unifikuara europiane të trajtimit të Covid-19 dhe i propozon disa zgjidhje qeverisë shqiptare.

Ata kanë realizuar disa konsultime falas me mjekët në të gjithë trevat shqiptare, ndaj propozojnë disa zgjidhje, të cilat përfshijnë: “Rivlerësimi ose rifreskimi i protokollëve të deritanishëm të menaxhimit të pacientëve Covid-pozitiv për të gjithë stafin mjekësor aktiv. Udhëheqje më e disiplinuar dhe efektive e shefave të pavionëve”, dhe paraqet me foto tre protokolle të unfikuara në Europë për trajtimin e Covid në ambulanca, në urgjencat e spitaleve dhe në pavionin e reanimacionit.

Letra e plotë:

Drejtuar: Zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Zonjës Ogerta Manastirliu Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Për dijeni: Drejtorit të Qëndrës spitalore universitare Tiranë
Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik
Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Komitetit të ekspertëve për parandalimin e përhapjes së Covid-19

LËNDA:

1-Strategjitë menaxhuese të vaksinimit të popullatës kundër COVID-19
2-Implementimi i Guideline/Protokollit europian të trajtimit të COVID-19 www.amfe-federation.eu

I nderuar Kryeministër Zoti Edi Rama,
E nderuara Ministre Zonja Ogerta Manastirliu,

Së pari dëshirojmë të vlerësojmë angazhimin tuaj dhe masat e marra gjatë javëve të fundit, si një nga mënyrat më efektive në parandalimin e përhapjes së pandemisë. Ashtu si dhe ju, ne si “Federatë e Mjekëve shqiptarë ne Europë” konsideruam si të nevojshëm angazhimin tonë si akademik të mjekësise por jo vetëm, në dobi të një trajtimi efikas dhe parandalimi të pandemisë në Shqipëri për vitin 2021. Në Europë jetojnë dhe punojnë sipas statistikave të deritanishme rreth 3000 mjekë shqiptarë, ku një numër i lartë i këtyre specialiteteve të fushave të ndryshme (infeksionistë, pneumologë, anestezistë, internistë etj) kanë kontribuar vullnetarisht në Federatë për të mbështetur me dije dhe mjete tejkalimin e pandemisë në Shqipëri.

Një punë e madhe konsideruar largësinë fizike dhe krizën pandemike që ka prekur edhe vendet europiane ku ne si mjekë kemi treguar agazhimin maksimal në shpëtimin e jetëve. Deshirojmë ashtu si edhe ju për Shqipërinë, që betejën në këtë valë të dytë ta fitojmë, si dhe një valë të tretë në vitin 2021 përmes vaksinës ta parandalojmë.

Pas Konferencës ndërkombtare të datës 6.12.2020 mes mjekëve shqiptarë nga gjithë Europa, duke përfshirë ketu eksperiencat e tyre në shtete të ndryshme, si dhe pas konsultimeve me ta mbi nevojat aktuale që paraqet sistemi shqiptar në përballjen e pandemisë, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj disa tema mjekësore dhe administrative, të cilat mund të merren në konsideratë nga ana juaj.Mbi hartiminin e një strategjie kombëtare të vaksinimit të popullatës shqiptare dhe sigurimi i dozave te mjaftueshme të vaksinës kundra COVID-19 Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë shpreh gatishmerinë e saj të asistoj me mendim ekspertësh, me protokolle përkatëse dhe lobizëm positiv në strukturat përkatëse të EU-së dhe OBSH-së.

1.Procesi i testimeve dhe despistimit të hershëm. Gjurmimi i pacientëve në pjesën ambulatore përmes testeve të shpejta aplikohet në Shqipëri në një numër shumë të ulët, edhe pse eksperienca nga shtetet europiane tregon se është një strategji themelore për ta frenuar pandeminë, pasi kështu evitohet paraqitja e panevojshme e pacientëve në ambulanca, poliklinika dhe në urgjencat spitalore. www.amfe-federation.eu

2.Parapërgatitja për vaksinimin e gjerë në popullatë Propozim Zgjidhjesh: – Hapja e qëndrave ambulatore në të gjithë vendin, ku do zhvillohet pandërprerje vaksinimi – Strukturat ambulatore dhe personeli mjekësor i tyre si Infermierët, ndihmës infermier, ndihmës farmacist etj. duhet të trajnohen dhe certifikohen për dhënien e vaksinës ndaj COVID-19 -Implementimi i Guideline/Protokollit europian të trajtimit të COVID-19

3.E një rëndësie të veçantë: Unifikimi dhe përditësimi i protokollëve të trajtimit. Kërkohet që institucionet përgjegjëse në Shqipëri të publikojnë protokollet e trajtimit. Theksojmë mungesën e strukturave organizative dhe protokollet për menaxhimin për pacientët Covid-pozitiv të trajtuar në kushte ambulatore (Mjeku i shtëpisë apo specialistë të tjerë të Poliklinikave).

4.Roli qëndror i mjekut të familjes dhe mjekut specialist ambulator: Mjeku i familjes nuk është pozicionuar në si një hallkë vendimtare në parandalimin, sinjalizimin e rasteve të dyshimta dhe në monitorimin e pacientëve në fazat e para të sëmundjes. Eksperiencat e shumë vendeve kanë treguar që mjekët e familjes dhe specialistët ambulator mund të luajnë një rol vendimtar në menaxhimin e strukturuar të pandemisë.

Propozim Zgjidhjesh: – Rivlerësimi ose rifreskimi i protokollëve të deritanishëm të menaxhimit të pacientëve Covid-pozitiv për të gjithë stafin mjekësor aktiv. Udhëheqje më e disiplinuar dhe efektive e shefave të pavionëve.

Ketu ju bashkangjisim tre protokolle të unifikuara europiane për tratjimin e COVID-19 në tre instancat e sistemit shendetësor:

1- Protokolli per trajtimin e COVID në ambulanca dhe poliklinika

2- Protokolli per trajtimin e COVID në pavionin pranimi të urgjencave në spital

3- Protokolli per trajtimin e COVID në pavionin e reanimacionit në spital.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dalin detaje të reja për trafikimi e fëmijëve nga dy motrat/ I përfshirë edhe një avokat shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje të reja për trafikimi e fëmijëve nga dy motrat/ I përfshirë edhe një avokat shqiptar

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan me kallashnikov mesditën e 31 Dhjetorit 2020 nga Përparim Ademi, teksa ndodheshin në banesën e tyre.

Autoritetet greke po zhvillojnë hetimet dhe mediat greke kanë siguruar detaje e dëshmi mbi historinë e trafikimit të fëmijëve. Dyshohet se në rrjetin e shitjes së fëmijëve ishte dhe një avokat nga Tirana, por u zhduk 19 ditë para vrasjes.

Më parë u përfol se Përparim Ademi i linte shtatzënë dhe më pas shiste fëmijët e tyre në Greqi. Në fakt, Ademi bënte vetëm shitjen e fëmijëve të mitur, ndërsa mbetet e paqartë kush i linte shtatzënë.

Ato qëndruan për 7 vite në Selanik (1990-1997) dhe më pas u larguan për tek motra tjetër në Kavala, por nuk i shpëtuan Përparim Ademit. Një shoqe e tyre ka zbuluar se njëherë nxori armën për ti qëlluar dhe ato të dyja u hodhën nga dritarja për të shpëtuar.

LEXO EDHE:  Policia pëfshihet në skandal/ Artan Hoxha zbardh dosjen

LEXO EDHE:  Rama në Prokurori?/ Opozita kopsit dosjen për Kryeministrin

Ditët e fundit, policia greke ka shkuar në qendrat e prostitucionit me fotografitë e dy motrave dhe vetëm njëra pohoi se i njihte. Ajo u shpreh se dinte shumë gjëra në lidhje me trafikimin e fëmijëve.

Sipas prostitutës, njëra nga motrat lindi një djalë në vitin 1993. Prokuroria greke dyshon se Selaniku ka qenë qendra e shitblerjes ku mendohet të jenë 50 familje që shesin fëmijë./CNA.al

LEXO TE PLOTE