Connect with Us

Fëmijët shqiptarë nxirren nga kampi Al-Hol/ Rama niset për në Liban

Politikë

Fëmijët shqiptarë nxirren nga kampi Al-Hol/ Rama niset për në Liban

Publikuar

-

Fëmijët shqiptarë nxirren nga kampi Al-Hol/ Rama niset për në Liban

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur finalizim të pjesës së parë të operacionit, nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri.

Rama shkruan se përpjekjet diplomatike për finalizimin e këtij operacioni kanë filluar prej një viti. Ndërkohë mësohet se vetë kryeministri është nisur për në Liban.

“Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë. Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video/ Shqipëria “digjet” nga Covid-i, Monika hedh valle

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku festoj dje ditëlindjen duke mbushur 35 vite jetë.

Në ambjentin përrallor, me “tematikë fshati” nuk kanë munguar miqt e aktorit, mes të cilëve dhe cifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Në një video të shpërndarë nga vetë aktori në rrjetet sociale, duket se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka harruar situatën e pandemisë, dhe numrin e lartë të viktimave për të cilat opozita akuzon dhe për fshehje, dhe dëfrehet në ritmet e muzikës, teka hedh valle.

Kujtojmë që  pak ditë më parë qeveria ndërmorri disa masa kufizuese duke ndaluar edhe grumbullimet dhe festat familjare, të cilat konsiderohen si një prej vendeve që janë kthyer në vatra infeksioni.

LEXO EDHE:  “Nëse diçka ndodh nuk i ndëshkoj ata”/Julia Roberts rrëfen për jetën e saj me fëmijët

LEXO EDHE:  “Boll me këto mashtrime”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët e nxjerrin “zbuluar”

Mesa duket ky rregull nuk është përfillur nga aktori dhe të ftuarit e tij./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon “Ping pongu” i përplasjeve/ Basha-Ramës: Prano hetimin nëse nuk ke gjë për të fshehur

Publikuar

-

Nga

Vijon “Ping pongu” i përplasjeve/ Basha-Ramës: Prano hetimin nëse nuk ke gjë për të fshehur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama, ku iu përgjigj akuzave të opozitës për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid.

Në deklaratën zyrtare, Basha shkruan se  në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Shqiptarët prisnin sot përgjigje.

Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën.

Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.

Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë.

Njerëzit po vdesin përditë.

Spitalet po kolapsohen.

Biznesi po falimenton.

Varfëria dhe papunësia po rriten.

Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllet procesi i votimeve në LSI/ Silva Caka jep shifrat

Publikuar

-

Nga

Mbyllet procesi i votimeve në LSI/ Silva Caka jep shifrat

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Silva Caka në një deklaratë për mediat dha detaje nga procesi i votimit të LSI.

Caka thotë se pjesëmarrja ishte 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online.

Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.

Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi.
28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.

Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë.

Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa “popull” nuk ekziston demokracia, kun ë themel qendron qytetari.  Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri.

LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër.

Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë!

Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.” 

 

LEXO TE PLOTE