Connect with Us

Etrit Berisha ishte pranë transferimit te një ekip i madh gjatë kësaj merkatoje që shkoi

Seria A

Etrit Berisha ishte pranë transferimit te një ekip i madh gjatë kësaj merkatoje që shkoi

Publikuar

-

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, militon këtë sezon në Serinë B me skuadrën e SPAL-it. Gardiani shqiptar “ngeci” në ligën e dytë italiane, për shkak të situatës së krijuar nga COVID, teksa ishte shumë pranë transferimit te një skuadër e madhe. Në një lidhje telefonike për “Supersport”, Berisha tregon se mos realizimi i këtij transferimi i ka mbetur peng.

”Serie B është diçka e re për mua. Me siguri që do jetë një sfidë e rëndësishme në karrierën time. Gjithsesi duhet të kthehem aty ku e meritoj. Gjatë merkatos ka patur interesim dhe mundësi transferimi. Dëshira ime nuk është realizuar prej COVID-it. Një skuadër e madhe më ka mbetur peng. Ka patur edhe disa ekipe të tjera që kanë qenë disi më inferiore.

Grupi që kemi patur me Shqipërinë, vështirë se do bëhet ndonjëherë. Kemi shumë lojtarë të rinj që po inkuadrohen. Këto dy ndeshje kemi treguar karakter”, u shpreh Berisha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Bind Napoli, shkatërron Romën dhe rikthehet te fitorja

Publikuar

-

Nga

Napoli ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Romës duke fituar me rezultat bindës 4 – 0. Skuadra vendase ishte më e mirë ne fushe dhe me meritë të plotë mori pikët duke u rikthyer te fitorja.

Lorenzo Insigne zhbllokoi shifrat pas një super goli nga gjuajtja e lirë dhe pastaj nderojë Diego Maradonën duke festuar me fanellën e tij (31′). Gjatë pjesës së dytë, Napoli realizoi prapë tri herë për të siguruar fitoren.

Fabian Ruiz dyfishoi shifrat (65′), kurse Dries Mertens trefishoi shifrat (85′), derisa fitoren e vulosi Politano (87’). Pas kësaj fitore, Napoli ngritët në pozitën e pestë me 17 pikë, kurse Roma një pozitë më poshtë me pikë të barabarta.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Insinje shënon gol kryevepër nga goditja e dënimit dhe puth fanellën e Maradonës

Publikuar

-

Nga

Napoli e ka mbyllur në shifrat 1-0 pjesën e parë të takimit kundër Romës. Ndeshja tashmë po vendoset nga ajo perlë e ardhur nga këmbët e Lorenco Insinjes.

Kapiteni i Napolit ka kthyer në gol një goditje dënimi, ku falë një kryevepre e dërgon topin në rrjetë.

E sigurisht nuk mund të mungonte një homazh për legjendën e klubit, fenelllën e të cilit e mban veshur, Diego Armando Maradonën.

Kapiteni i skuadrës napoletane vrapon menjëherë të marrë fanellën me numër 10 të ish-yllit argjentinas, të cilën e tregon përpara kamerave të stadiumit dhe më pas e puth për të shfaqur respektin e tij ndaj kësaj figure të sportit.

Një gol fantastik dhe një festim i tillë, asgjë më tepër nuk mund të kërkohej për të nderuar një peshë të rëndë të futbollit si Maradona.

<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”es” dir=”ltr”>Lorenzo Insigne: tiro libre maradoniano y homenaje en el festejo a Diego. Todo lo que está bien. <a href=”https://t.co/l4O0MQFNoJ”>pic.twitter.com/l4O0MQFNoJ</a></p>&mdash; Emanuel Respighi (@erespi) <a href=”https://twitter.com/erespi/status/1333146888468619268?ref_src=twsrc%5Etfw”>November 29, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Milani dhuron spektakël në kampionat, triumfon ndaj Fiores

Publikuar

-

Nga

Milan mposht Fiorentinën në “San Siro” 2-0. Në pasditen e sotme u pa një Milan që nuk e diskutoi aspak ndeshjen. Golat u shënuan nga Romanjoli dhe Kesi me penallti, respektivisht në minutat 17′ dhe 28′.

Gjithashtu Kesi kishte mundësinë për ta mbyllur sfidën që në pjesën e parë me një tjetër penallti, por portieri Dragovski u tregua i vëmendshëm.

Kjo fitore e kuqezinjve e mbajnë ende në kreun e klasifikimit ku me Interin e vendit të dytë është e shkëputur me 5 pikë distancë.

-Goli i Romanjolit

-Goli i Kesi

-Penalltia e humbur nga Kesi

LEXO TE PLOTE