LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E trishtë/ Ndahet nga jeta talenti i Mançester Sitit

26 Tetor 2020, 10:07, Sport CNA
E trishtë/ Ndahet nga jeta talenti i Mançester Sitit

Mançester Siti ka dhënë një lajm të dhimbshëm për të gjithë, nëpërmjet faqes zyrtare.

Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17- vjeçare ish-lojtari i të rinjve, Zheremi Uisten. Pjesë e të rinjve të Sitit që nga 2010, Uisten shihej si një mbrojtës me të ardhme të madhe, por kjo është ndërprerë ditën e diel, kur ai ka ndërruar jetë.

Shkaqet e vdekjes nuk bëhen të ditura, por të gjithë në klubin e Sitit dhe jo vetëm janë prekur nga ndarja nga jeta e mbrojtësit 17-vjeçar.

?Familja Mançester Siti e ka mësuar me trishtim lajmin për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Zheremi Uisteb. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Jemi me ju në këtë kohë të vështirë për ju?, thuhet në komunikatën e Sitit.

Lajmet e fundit nga