LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E ardhmja e Hysajt, befason agjenti i shqiptarit: Pas 3 muajsh do të nënshkruaj me...

26 Tetor 2020, 16:05, Sport CNA
E ardhmja e Hysajt, befason agjenti i shqiptarit: Pas 3 muajsh do të

Rinovimi i Elseid Hysajt, është kthyer në një ?telenovelë?. Pavarësisht se nën drejtimin e Gatuzos, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka filluar të luajë rregullisht duke gëzuar një formë të mirë, qëndrimi tek të kaltërit nuk është i garantuar.

Në një prononcim për ?Radio Punto Nuovo?, agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi, ka folur në lidhje me të ardhmen e shqiptarit, teksa nuk ka nguruar të kërcënojë drejtuesit e Napolit, se nëse nuk i bëjnë ofertën e duhur mbrojtësit, ai do të largohet.

?Napoli ka tre mbrojtës dhe është e vështirë të gjesh më mirë. Hysaj, që kur arriti Gatuzo, po bën shumë mirë. Vetëm me Ançelotin kishte një regres. Rinovimi? Nuk varet nga rinovimi i Gatuzos. Unë kam vrapuar pas Napolit për rinovimin e Hysajt prej dy vitesh.

Nëse atij do i bëhet propozimi i duhur, do të qëndrojë. Përndryshe pas tre muajsh Hysaj mund të nënshkruajë me cilin klub të dëshirojë. Ai nuk duhet të qëndrojë vetëm nëse Gatuzo qëndron, Napoli duhet të besojë te Hysaj. Lojtari dhe unë duam të presim një moment?, u shpreh Xhufredi.

Lajmet e fundit nga