LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyqane, lokal dhe tre apartamente/ Financat e mjegullta të prokurorit Kasem Berberi

26 Tetor 2020, 09:45, Vetingu CNA
Dyqane, lokal dhe tre apartamente/ Financat e mjegullta të prokurorit Kasem

Prokuroria e Tiranës jo më kot quhet prokuroria e milionerëve. Kryqyteti ka pasuruar jo vetëm ata që kanë punuar që në kohën e komunizmit në Tiranë por edhe ata që janë transferuar vite më vonë.

Pronat e tyre dalin nga një cep i Shqipërisë në tjetrin, ndërsa llogaritë janë të pashterueshme.

Fëmijët e tyre studiojnë jashtë vendit, dhe punësohen në institucione shtetërore, falë ?privilegjeve? që vjen nga prindërit.

Prokurori Kasem Berberi, për të cilin Vettingu ka nisur në vitin 2020, rezulton me një sërë patndshmërish në pronësi.

Në vitin 2003 ai deklaron një apartament  me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 5.00  milion lekë dhe tre dyqane me sipërfaqe 110 m2  me vlerë, 0,25 milion lekë, me sipërfaqe 50 m2, me vlerë 6.00 milion lekë dhe me sipërfaqe  50 m2, me vlerë 6.00 milion lekë. Njërin nga këta dyqane e ka shitur më vonë, ndërkohë, në vite ka bërë edhe shtesa ndërtimore. Gjithashtu ai deklaron dhe një truall me sipërfaqe 00 m2, me vlerë 2 milion lekë.

Në vitin 2005 ai ka blerë një tjetër apartament me sipëtfaqe 65 m2,  me vlerë 20 000 euro.

Në vitin 2009 ao ka shpenzuar 300 000 lekë për të bërë një shtesë me sipërfaqe 37 m2, në  lokalin në Gjirokastër. Si dhe e ka shtuar pasurinë me një autoveturë tip Ford Focus, 850 000 lekë

Në vitin 2011, janë shtuar të ardhurat edhe nga puna e djalit në Ministrinë e Ekonomisë si nga ortakëria e djalit në një biznes.

Në vitin 2013 prokurori Berberi ka bërë disa lëvizje financiare por nuk thotë arsyen dhe si të tilla mbeten të mjegullta. Nga depozita bankare, prej 5 000 000 milion lekësh, subjekti deklarues ka tërhequr  1 700 000 lekë dhe  shumën prej 2 500 000 lekë i ka kaluar në llogari nipit.

Një vit më vonë, në 2014, ka kaluar në llogari të subjektit deklarues shuma 4 000 000 lekë nga nipi i tij. Nga kjo shume 2 500 000  prokurori ia kishte kaluar nipit në vitin 2013. Kurse shuma prej 1 500 000, sipas prokurorit buron nga të ardhurat e aktivitetit privat të djalit.

Ndërkohë ai ka deklaruar Subjekti se ka kaluar në llogarinë e djalit, 1 900 000 lekë.

Në vitin 2015, djali i subjektit deklarues,  Daver Berberi ka blerë një apartament me sipërfaqe 57 m2 e vlerë 40 000 euro. Kjo pasuri justifikohet se është blerë me kursimet e djalit, me para të babait dhe me një shumë hua, që prokurori ia ka marrë kunatës.

Por ai borxh nuk përmendet më në deklaratat në vijim.

Borxhi i vetëm që përmendet është një  kredi për strehim e marrë në vitin 2001  në shumën 5 000 000 lekë, që rezulton e pashlyer edhe në 2018.

Pas vitit 2016, prokurori deklaron se merr të ardhura nga qiraja e një lokali në Gjirokastër.

Por, për më tepër, po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Kasem Berberi në ILDKPKI.

Viti 2003

Ap. me sip 105 m2, me vlerë 5.00  milion lekë.

Dyqan me sip 110 m2  me vlerë, 0,25 milion lekë.

Dyqan me sip 50 m2, me vlerë 6.00 milion lekë.

Dyqan me sip 50 m2, me vlerë 6.00 milion lekë.

Truall me sip 100 m2, me vlerë 2 .00 milion  lekë.

Para cash, 2.5 milion lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1.54 milion lekë.

Të ardhura të bashkëshortes mga puna e Liljana Berberit në Albtelekom, 0,65 milion lekë.

Viti 2004

Depozitë në emër të bashkëshortes Liljana Berberi, 1 000 000 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer 1 050 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 600 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna e Liljana Berberit në Albtelekom, 810 000 lekë.

Viti 2005

Ap me sip 65 m2,  me vlerë 20 000 euro.

Shtesë në depozitën e bashkëshortes, 850 000 lekë.

Tërhequr nga depozita e bashkëshortes 1 700 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 650 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes mga puna e Liljana Berberit në Albtelekom, 815 000 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer 285 600 lekë.

Viti 2006

Shtesë në depozitën e bashkëshortes, 910 000 lekë.

Tërhequr nga depozita 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 630 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes mga puna e Liljana Berberit në Telekom , 916 500 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer 260 000 lekë. Pa shlyer 4 300 000 lekë.

Viti 2007

Shtesë në depozitën e bashkëshortes, 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 730 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes mga puna e Liljana Berberit në Telekom , 910 500 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer 280 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 750 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes mga puna e Liljana Berberit në Albtelekom , 860 000 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer 285 000 lekë.

Viti 2009

Shtesë e sip 37 m2, në lokalin në Gjirokastër me vlerë 300 000 lekë.

Blerë autoveturë tip Ford Focus, 850 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 837 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes mga puna e Liljana Berberit në Albtelekom , 900 000 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer 290 000 lekë.

Kredi për të b;erë kamer dixhitale dhe aparat fotografik, 60 000 lekë. Shlyer 24 000 lekë.

Viti 2010

Pagesë për legalizim për shtesën e dyqanit, 716 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 953 700 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna e Liljana Berberit në Albtelekom , 90 000 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer 290 000 lekë.

Kredi për të blerë kamer dixhitale dhe aparat fotografik, 60 000 lekë. Shlyer  48 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga biznesi i djalit si ortak me një shoqëri, 400 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 780 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna e Liljana Berberit në Albtelekom , 90 000 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në Ministrinë e Ekonomisë, 43 000 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer 290 000 lekë.

Kredi 1 000 000 lekë, dhuruar djalit Daver Berberi si kapital në një shoqëri.

Viti 2012

Shitur dyqani në Gjirokastër me vlerë 8 880 000 lekë.

Hapje depozite bankare  5 000 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 774 346 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna e Liljana Berberit në Albtelekom , 1 065 549 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në Ministrinë e Ekonomisë, 532 791 lekë.

Djali të ardhura nga aktiviteti privat, 1 240 000 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer 285 175  lekë. Pa shlyer 2 983 281.

Viti 2013

Nga depozita bankare, prej 5 000 000 milion lekësh, subjekti deklarues ka tërhequr  1 700 000 lekë si dhe 2 500 000 lekë për t ja kaluar në llogari nipit.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 774 346 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna e Liljana Berberit në Albtelekom , 956 000 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer 280 000 lekë.

Kredia  prej 1 000 000 lekë e marrë në vitin 2011. Vijon.

Të ardhura nga paga e djalit në Ministrinë e Ekonomisë, 532 791 lekë.

Djali të ardhura nga aktiviteti privat, 1 472 309 lekë.

Viti 2014

Kaluar në llogari të subjektit deklarues shuma 4 000 000 lkë nga nipi i tij. Nga kjo shume 2 500 000 i njëjti ia kishte kaluar nipit në vitin 2013. Kurse shuma prej 1 500 000 buron nga të ardhurat e aktivitetit privat të djalit.

Subjekti deklaruar ka kaluar në llogarinë e djalit, 1 900 000 lekë.

Llogari bankare e djalit 8 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 610 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna e Liljana Berberit në Albtelekom , 1 070 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga MD, për reformën në drejtësi, 270 000 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në Ministrinë e Ekonomisë, 450 000 lekë.

Djali të ardhura nga aktiviteti privat, 906 350  lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer  288 000 lekë.

Kredia  prej 1 000 000 lekë e marrë në vitin 2011. Shlyer  290 000 lekë.

Viti 2015

Djali Daver Berberi ka blerë një ap me sip 57 m2 e vlerë 40 000 euro.

Tërhequr nga depozita bankare, 1  791 000 për blerjen e ap të djalit.

Tërhequr nga depozita e djalit, 1 900 000 për blerjen e ap.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 650 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna e Liljana Berberit në Albtelekom , 1 100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga MD, për reformën në drejtësi, 250 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në Gjirokastër, 25 000 lekë.

Djali të ardhura nga aktiviteti privat, 1 190 000 lekë.

Kredi për strehim marrë në vitin 2001,  5 000 000 lekë.  Shlyer  288 000 lekë.

Kredia  prej 1 000 000 lekë e marrë në vitin 2011. Shlyer  290 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga qira e lokalit në Gjirokastër, bashkëpronar me 50 %, 160 000 lekë.

Të ardhura nga kësti i parë, dëmshpërblim për babain, si ish i dënuar politik, 100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror,, 1 644 708 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna e Liljana Berberit në Albtelekom 1 085 601 lekë.

Kredi për blerje apartament banimi, 5 000 000 lekë. Vijon.

Kredi banakare, 1 000 000 lekë. Vijon.

Viti 2017

Gjendje cash e bashkëshortes, 350 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në Gjirokastër, 160 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 755 979 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna e Liljana Berberit në Albtelekom 1 085 601 lekë.

Kredi për blerje apartament banimi, 5 000 000 lekë. Vijon.

Viti 2018

Gjendje llogarie, 143 591 lekë.

Gjendje llogarie e bashkëshortes, 387 345 lekë.

Depozitë bankare në emër të djalit, 1 200 000 lekë.

Blerë nga djali automjet Ford, 11 500 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 758 385 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga puna e Liljana Berberit në Albtelekom 1 782 508  lekë.

Të ardhura nga puna e djalit në AMF, 741 214 lekë.

Të ardhura nga kësti i dytë, dëmshpërblim për babain, si ish i dënuar politik, 100 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në Gjirokastër, 160 000 lekë.

Kredi për blerje apartament banimi, 5 000 000 lekë. Vijon./CNA.al

Lajmet e fundit nga