LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dje u regjistruan 7 mijë raste me Covid/ Çekia paralajmëron shtrëngim të masave kundër pandemisë

26 Tetor 2020, 09:55, Kosova & Bota CNA
Dje u regjistruan 7 mijë raste me Covid/ Çekia paralajmëron

Qeveria e Çekisë ka paralajmëruar shtrëngim të masave kundër pandemisë së koronavirusit, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Teksa e gjithë Europa po përballet me raste në rritje të të infektuarve, Republika e Çekisë ka regjistruar rritjen më të mprehtë në javët e fundit. Të mërkurën, qeveria urdhëroi shumicën e dyqaneve dhe shërbimeve të mbyllen dhe u përpoq të kufizonte lëvizjen vetëm në udhëtime thelbësore. ?Masat që kemi marrë nuk po funksionojnë ende. Java e ardhshme do të jetë e rëndësishme, dhe nëse nuk ndodh një mrekulli, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç se të shtrëngojmë masat tona më tej.

Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me virusin. Nuk e di?, tha kryeministri Andrej Babis. Në 24 orët e fundit Çekia raportoi 2 mijë persona të infektuar. Prej tyre, mbi 97 mijë janë shëruar ndërsa 2.201 kanë vdekur, nderkohe qe raste aktive janë 158,515./CNA.al

Lajmet e fundit nga