Connect with Us

Dhunë dhe në miqësore, ja çfarë ndodhi gjatë ndeshjes Tomori-Apolonia

Sport

Dhunë dhe në miqësore, ja çfarë ndodhi gjatë ndeshjes Tomori-Apolonia

Publikuar

-

Tomori “shkund” Apoloninë. Një gol i Mikel Cankës i ka mjaftuar për të mposhtur një kundërshtar të Kategorisë Superiore. Në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës u zhvillua një miqësore me ritëm e raste, por në fund ishin beratasit ata që iu gëzuan fi- tores. Skuadrat e nisën shpejt takimin dhe të vendosura mjaft mirë taktikisht: beratasit me një rreshtim 4-5-1 dhe miqtë me 3-5- 2, ku binte në sy aktivizimi nga fillimi i dy beratasve, si Zoga dhe Kumani.

Është Apolonia që kërkon të imponohet, megjithatë Tomori “zgjohet” pas çerekorëshit të parë. Protagonist është Mezini nga e djathta dhe Nako në të majtë, që krosojnë rrezikshëm në zonë për Cankën, Qaton dhe Gavën e Pepën, por goli nuk vjen. Miqtë kanë një mundësi në të 23-ën me Agyaren, por gjuajtja e afrikanit me kokë nuk gjen kuadratin. Përpjekjet e vendësve janë të shumta deri në fund të kësaj pjese, por mbrojtja fierake i sfumon me markime një për një dhe për rrjedhojë kjo pjesë mbyllet 0- 0.

E dyta nis me tension. Pa kaluar 5 minuta, ajo ndërpritet. Një ndërhyrje e ashpër e sulmuesit Artur ndaj mbrojtësit Nako bën që futbollistët beratas të kërkojnë shpjegime. Në moment përplasja zhvendoset mes Mihanës e Cankës. Sulmuesi i fierakëve godet me shpullë atë të beratasve dhe ky i fundit ia kthen. Duhet të ndëshkoheshin të dy, por kryesori Laver Alla vendos ta kalojë pa kartonë. Loja rinis me beratasit më këmbëngulës dhe rastet shoqërojnë njëra-tjetrën. U duk sikur goli erdhi në të 54-ën, por gjithçka mbeti në tentativë. Pepa kroson në zonë dhe Canka me kokë gjen shtyllën dhe teksa topi u duk se po kalonte vijën fatale, largohet nga portieri.

Ka pretendime për gol “fantazmë”, por ndryshe mendon virojtësi. Tomori bëhet edhe më agresiv në sulmet e veta dhe në të 80-ën ia del. Pas një aksioni të gjatë, është Canka që godet gjithë finesë brenda zonës dhe zhbllokon shifrat në 1-0. Pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave për të shënuar dhe zëvendësimeve të kryera nga dy trajnerët respektivë, është Tomori që mbron fitoren deri në vërshëllimën fina- le të arbitrit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Tradhëtari i radhës, një tjetër futbollist shqiptar zgjedh Greqinë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lojtar shqiptar zgjedh Greqinë. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Lazaros Rrota. I lindur në shtetin helen në vitin 1997 dhe i formuar si lojtar në akademinë e Iraklisit, Rrota është grumbulluar së fundmi nga Kombëtarja e Greqisë, duke qenë pjesë e ekipit për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë dhe Kosovës.

Ai debutoi me fanellën greke në fitoren 2-0 ndaj Moldavisë më 11 tetor, duke luajtur 22 minuta. Mbrojtësi i djathtë luan sezonin e tij të dytë në kampionatin holandez me Fortuna Sitard. Fillimisht për dy vite është aktivizuar në Sllovaki me skuadra si Slavoj Trebishov dhe Zemplin Mihalovce.

Te kjo e fundit u pikas më pas nga klubi holandez, Fortuna Sitard, ku deri më tani ka luajtur 11 ndeshje, 9 prej të cilave si titullar. “Panorama Sport” mëson se Rrota i është sugjeruar disa muaj më parë FSHF-së përmes menaxherit të tij, Bruno Çirilo, një ish-lojtar i Interit që është aktivizuar edhe në Greqi me AEK-un dhe PAOK- un.

Mirëpo, drejtoria e ekipeve kombëtare nuk shfaqi interes për lojtarin shqiptar dhe kësisoj Rrota shfrytëzoi mundësinë pas thirrjes që i bëri trajneri i Greqisë, Xhon Vant Ship. Ky i fundit është holandez dhe duke njohur mirë “Erdivise”, ndoqi disa herë Rrotën dhe u bind për ta grumbulluar. Aktivizimi i 23- vjeçarit me Greqinë në ndeshjen ndaj Moldavisë ia djeg tashmë mundësinë e një bashkimi me Shqipërinë në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Zhgënjen sërish Juventusi, Kulusevki e shpëton nga humbja

Publikuar

-

Nga

Juventusi zhgënjen sërish. Bardhezinjtë kanë arritur një tjetër barazim 1-1 ndaj Hellas Veronës, i treti pas pesë ndeshjeve të Serie A. Andrea Favilli (60′) çoi në delir mysafirët, por Dejan Kulusevski (78′) arriti të baraspeshonte gjithçka.

Ishte një solo gol i suedezit që shpëtoi Juven nga humbja, pasi skuadra e Andrea Pirlo vijon të mos bind me lojën e treguar në fushë. Juve në vendin e pestë tubon nëntë pikë, ndërsa Verona me tetë pikë është në pozitën e tetë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Fidel Ylli: Bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha, të hapen për futbollin

Publikuar

-

Nga

Para dy vitesh, qeveria aktuale pati vendosur për mbylljen e pikave të basteve në vendin tonë. E tani që futbolli ka ngritur zërin ndaj qeverisë, duke i kërkuar vëmendje dhe miratimin e një pakete ligjore që do të jetë në ndihmë të sportit, deputeti socialist Fidel Ylli deklaron për “A2CNN” se do të duhet që të hapen pikat e basteve që të mund të sigurojnë edhe një fond të rëndësishëm të ardhurash për sportin.

“Pse një shtet i ri si Kosova ka një buxhet 11 milionë euro për sportin dhe ne e kemi 900 mijë euro? Kjo tregon që qeveria duhet të jetë më e vëmendshme, edhe pse ka filluar të jetë. Pse jo, të krijojë një ministri në vete. Të vërë dikë në krye, t’i japë një buxhet dhe t’i hapë edhe bastet sportive që po luhen nën dorë.

Këto nuk i mbylli as Enver Hoxha. Ishin bërë si kërpudha, por duhen rregulluar sepse janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Merr edhe qeveria para prej tyre, jo vetëm futbolli. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nga qeveria, nuk do të duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Bastet ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali, Gjermani, Angli dhe kudo”, deklaroi Fidel Ylli.

LEXO TE PLOTE