Connect with Us

Degjeneron debati Murrizi-Gjekmarkaj/ S’ka bir kur*e që më akuzon mua si spiun, të marr një milion euro…

Politikë

Degjeneron debati Murrizi-Gjekmarkaj/ S’ka bir kur*e që më akuzon mua si spiun, të marr një milion euro…

Publikuar

-

Degjeneron debati mes Murrizit dhe Gjekmarkajt/ S’ka bir kur*e që më akuzon mua si spiun, të marr një million euro...

Deputeti Myslim Murrizi ka debatuar ashpër me analistin Agron Gjekmarkaj, lidhur me krijimin e disa partive politike nga radhët e demokratëve.

Gjekmarkaj këmbënguli të dinte se përse Murrizi nuk bashkohet me Bashën, ndërsa ky i fundit tha se në PD ka spiuna.

Kjo deklaratë ka irrituar analistin, i cili nuk e ka përmbajtur fjalorin dhe i tha deputetit se nëse e akuzon si spiun do ta dërgojë në gjykatë dhe do kërkojë një million euro dëmshpërblim.

Debati në “Open”:

Gjekmarkaj: Pse nuk bashkohesh me Bashën?

Murrizi: Ja kam thënë Bashës që nga 2017. Unë s’jam spiun si këta. E ke marrë ti këtë letër?

LEXO EDHE:  Trump optimist për fitore/ Rezultatet kanë qenë fenomale, janë në favorin tonë

Gjekmarkaj: Jo se kam marrë, ta vërtetoj, s’jam spiun unë, nëse do shkojmë në gjyq, po fitova më jep 1 milion euro.

Murrizi: S’më vë dot gjobë mua.

Gjekmarkaj: S’ka bir nënë e bir kur*e që më akuzon mua për spiun.

Murrizi: S’po të akuzoj.

Gjekmarkaj: Nuk e bën dot.

Murrizi: Do jem shumë pragmatist me ty…

Gjekmarkaj: Bëji verifikimin dhe çoje në gjykatë…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Disfata e Lediana Fratarit/ Nuk i vunë në listë dhe qëndruan në kafe

Publikuar

-

Nga

Disfata e Lediana Fratarit/ Nuk i vunë në listë dhe qëndruan në kafe

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Lediana Fratari thotë se duhet bërë një analizë e thellë e gjithë procesit të zgjedhjeve dhe se të shikohet sesi u sollën me votën kundërshtarët politikë, por edhe brenda partisë.

Por humbja e PD-së në këto zgjedhje ka sjellë reagimin e demokratëve të vërtetë, të cilët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, duke bërë  përgjegjës këtë të fundit për rezultatin që morën në 25 prill.

Por për Fratarin, disfata erdhi nga ana që nuk i vendosën në lista dhe që qëndruan në kafene, duke mos u angazhuar sipas saj në fushqatën elektorale.

PD nuk duhet të mbytet në dëshpërimin e të “humburve” dhe gëzimin e “fituesve”

Disa syresh, që nuk ishin në lista dhe që gjatë fushatës qëndruan në kafene në pritje të rënies së siparit të shfaqes, tani kërkojnë zëvendësimin e lidershipit.

Disa të tjerë, të vetëkënaqur e të lumtur që do të kenë një karrige në kuvend, reklamojnë grafikët që tregojnë se ne jemi rritur në krahasim me vitin 2017. 

Nuk jam dakord me asnjërin prej këtyre grupeve. Por ajo që duhet bërë, me siguri, është një analizë e thellë e gjithë procesit. Duhet të shikojmë se si u sollën me votën kundërshtarët tanë politikë, por edhe ne mes vetit.

Ne nuk duhet të bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë.

Ne nuk duhet të reshtim së denoncuari parregullsitë.

Nuk duhet të reshtim së kërkuari që kushdo që ka prekur dhe tjetërsuar qoftë edhe një votë të vetme, të shkojë para drejtësisë. Qoftë ai nga partitë rivale, qoftë nga partia jonë.

Demokracia është shumëdimensionale.

Ne duhet të dimë ta analizojmë me ftohtësi dhe përgjegjësi këtë disfatë, me të gjitha arsyet që e sollën, dhe të dalim prej saj më të fortë nga ç’hymë në garë” , shkruan Fratari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha ngatërroi festat fetare/ Ironizon Spahiu: Baba Mondi do ja ketë hequr magjinë e keqe 

Publikuar

-

Nga

Basha ngatërroi festat fetare/ Ironizon Spahiu: Baba Mondi do ja ketë hequr magjinë e keqe 

Gafa e kreut të PD Lulzim Basha në ditën e Filter Bajramit ka shkaktuar shumë reagimi. Kryeopozitari ka takuar Baba Mondin, i cili i përket fesë bektashije në vend që të takonte H.Bujar Spahiun, kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Lidhur me këtë ka reaguar ish kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, i cili e ka ironizuar keq këtë veprim të Bashës.

Në një postim, ai shprehet se nuk u çudit fare me këtë gjest, ndërsa ka cituar edhe një shprehje popullore: “I ka marr Zoti mendjen, prandaj hapi rrugë budallait”.

SAPO NDODHI: Mediat kanë shpërthyer me tallje sepse Lulzim Basha ngatrroi Bajramin me Ditën e Ashures dhe shkoi për urrim tek Teqeja Baba Mondit. Në fakt unë prisja të shkonte në Vatikan, tek Papa me dy kokrra vezë, për të festuar Pashkët për Ringjallje.

Populli thotë: “I ka marr Zoti mendjen, prandaj hapi rrugë budallait” Gjithsesi Baba Mondi do ja ketë hequr magjinë e keqe me fije leshi ose me sheqer”, shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimet e PD dhe LSI/ Anëtari i KAS tregon ecurinë e procesit: Ja kur ndryshon rezultati

Publikuar

-

Nga

Ankimimet e PD dhe LSI/ Anëtari i KAS ecurinë e procesit: Ja kur ndryshon rezultati

Anëtari i KAS, Ledio Braho, shpjegon si po vazhdon procesi i verifikimit të ankimimeve, pasi Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë dërguar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ankimime për rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe.

Në një intervistë për Top Talk Braho theksoi se nëse në një qendër votimi do të rezultojnë manipulime nga hetimi, atëherë rezultati do të ndryshojë.

Janë bërë ankesa për 10 qarqe, nga PD, LSI dhe 3 ankimime nga kandidatë të pavarur, që mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryesisht, opozita kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe.

Aty flitet për shkelje të rënda të ligjit, jo vetëm shkelje të kodit zgjedhor. Nëse gjendet qoftë një fletë votimi e manipuluar, do të vërtetohen personat përgjegjës. Gjithsesi, një fletë votimi, nuk e bën të gjithë procesin të pavlefshëm. Ajo që mund të dalë nga hetimi administrativ, nëse del që një qendër votimi është krejtësisht e manipuluar, ndryshon rezultatin”, tha Braho.

Anëtari i KAS veçon qarkun e Durrësit dhe Beratit, ku shpjegon se vetëm aty mund të ketë ndryshim të rezultatit.

Nga ankimet, del që të vetmet qarqe janë Berati dhe Durrësi, ku LSI pretendon rinumërim në disa prej qendrave të votimit. Në Berat, LSI e ka humbur mandatit për 77 vota dhe një rivlerësim i votave të pavlefshme dhe votave të tjera mund të sjellë ndryshim. Mjafton që një anëtar i KAS, të kërkojë rihapjen e një kutie me fletë ku ka shënime apo ku mendohet se ka shkelje në numërim dhe vlerësim, dhe pasi bëhet, mund të dalë rezultat i ri”, tha ai.

LEXO EDHE:  Belind Këlliçi zbërthen skemën/ Si po vidhen paratë e shqiptarëve me inceneratorët

LEXO EDHE:  Prej 14 ditësh në grevë urie/ Naftëtarët e Ballshit në gjendje të rëndë shëndetësore

Braho tregon pretendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat: “Një nga rastet që LSI ngre për qarkun e Beratit, janë disa qendra votimi, ku kërkojnë pavlefshmërinë sepse nuk ka listë zgjedhësish. Nuk është printuar një listë zgjedhësish nga pajisja Pay, po ashtu nuk ka “hard copy”, që të kenë nënshkruar votuesit. Kjo do të shihet, nëse është pavlefshmëri apo jo. Që të pranohet pavlefshmëria në një qendër votimi, duhet të jenë dakord, katër anëtarë të KAS-it, shumicë e cilësuar”.

Në qarqet e tjera kërkohet pavlefshmëri totale e zgjedhjeve, gjë që duket shumë e vështirë për t’u verifikuar, thotë anëtari i KAS. “Duke iu referuar të gjitha ankimimeve, përveç qarkut të Beratit dhe të Durrësit, të gjitha ankimimet e tjera, pretendojnë vetëm për pavlefshmëri totale të zgjedhjeve. Është e vështirë për t’u provuar dhe do të varet dhe nga mënyra si do të kryhet hetimi nga KAS, nëse do të pranohen prova të tjera.

LSI i bazon këto pretendime nga filmimet që ka marrë nga KQZ, për çdo kuti numërimi. Pretendimet e PD-së kanë të bëjnë me vullnetin e votuesit, para se të shkonte të votonte”, sqaron Braho./CNA.al

LEXO TE PLOTE