Connect with Us

Berisha publikon foton/ Ja cila është maska e vetme që ju mbron nga Covid-19

Politikë

Berisha publikon foton/ Ja cila është maska e vetme që ju mbron nga Covid-19

Publikuar

-

Pandemia e Covid-19 i ka detyruar qytetarët të krijojnë vetë maskat, të cilat tërheqin shpesh vëmendjen me figura dhe shkrime nga më të ndryshmet.

Një të tillë ka publikuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në foto shfaqet një djalë i ri i cili mbi maskën e tij ka shkruar “Rama ik”. Me ironi, Berisha shkruan se ajo është e vetmja maskë që të mbron.

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Fadil Myslimani, kuzhinieri i burgosur për terrorizëm: U frymëzuam nga Berisha, ja mallkimi im që ndoqi Tahirin dhe Ramën

“Shembull! Vetem kjo maske ju mbron”, shkruan Berisha dhe ndan foton e mëposhtme./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh drejtuesit Politik të PS-së

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

Ashtu si dhe javën e kaluar, takimi po mbahet në selinë e Partisë Socialiste. Mësohet se kryefjalë e diskutimit janë zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se PS ka shpallur një platformë, një proces për vlerësimin e deputetëve dhe më pas të ministrave, sa i takon përfaqësisë së tyre në parti. Kjo platformë do i shpërbejë Partisë Socialiste për të hartuar listën përfundimtare të kandidatëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jozefina Topalli tradhëtare?/ Ish-kreu i PD-së: Mendësi komuniste, do përfundoni në “lëpirësa”

Publikuar

-

Nga

Rama nxjerr hartën e devijimit të trafikut nga Dogana/ E bllokuan ata që lanë rrugët rrugëve

Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila po etiketohet si tradhëtare nga Republika e re, pasi njoftoi për një nismë të re politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se të etiketosh nje nga ish-drejtueset me te spikatura te PD si TRADHETARE, pa patur asnje fakt apo argument, eshte nje mendesi kryekeput “komuniste” dhe e dal boje nga vete historite komike ne PD.

Kur sheh me ate pa xham !

Eshte per te qesh ku sheh ne portale e gazeta sulmin alla Republikas te Lulezimsave dhe ish-komunisteve (ne rradhet e PD) mbi zonjen Topalli (per nismen e nje levizje te re).

Te etiketosh nje nga ish-drejtueset me te spikatura te PD si TRADHETARE, pa patur asnje fakt apo argument, eshte nje mendesi kryekeput “komuniste” dhe e dal boje nga vete historite komike ne PD.

Them mendesi “komuniste” pasi eshte e huazuar nga teknikat e PP ku shoku Enver periodikisht nxirrte “tradhetar” brenda saj, por ai ishte konseguent, kur te thonte Tradhetar skishte kthim mbrapa.”-shkruan Ibsen Elezi.

Më tej, ai numëron disa prej historive të shpalljes tradhëtar në PD, ndërsa shton se ata qe po “lehin” shume dhe shohin apo dine pak, nga pervoja jane nje kontigjent qe perfitojne pak dhe perfundojne ne lepirsa te tradhetareve.

Historite e shpalljes tradhetar ne PD jane te shumta :

Shpallja “tradhetar” e themeluesit te PD Azem Hajdarit ka qebe me tipikja, me pas i pranuar edhe nga shpallesit si hero i saj.

Shpallja e psh. ish-nenkryetarit Genc Pollo krah i dikur krah i djathte i Doktorit, tradhetar dhe agjent i Grekeve, e me pas minister dhe drejtues i rendesishem ne PD bashke me shpuren e tij te Colloakeve me shok.

Shpallja e ish-nenkryetarit Bamir Topi tradhetar, per hir te se vertetes per ket pakt fakte qe nga 21 Janari deri te pjesmarrja ne pushtet me PS, me pas Sandrat dhe Oketat e tij jane pjese e drejtimit te PD.

Shpallja e ish-nenkryetarit Astrit Patozit si tradhetar, nuk u pasua me fatin e dy te pareve pasi koha eshte e shkurter dhe akoma nuk pati zhvillime, dmth eshte tradhetar i ri sapk te vjeterohet (neser) ata do jene ne kupolen drejtuese te PD, pasi ky eshte rregulli i pashkruar nga dy te paret.

Atehere pse shpallja e ish-nenkryetares Jozefina Topallit si tradhetare nuk do kete te njejten rrjedhe, te gjithe ata qe e ndjekin dhe qe sot do i shpallin tradhetar, neser do jene drejtuesit e saj.

Nuk dua te permend me dhjetra tradhetar te tjere qe me pas Doktori i riberi ministra e drejtues te rendesishem ne PD, do fryhej shkrimi.

Ne ket aspekt PD eshte mjaft “konservatore” ajo ruan me fanatizem traditat e keqia te saj.

Pra keta qe po “lehin” shume dhe shohin apo dine pak, nga pervoja jane nje kontigjent qe perfitojne pak dhe perfundojne ne lepirsa te tradhetareve.

Ky kontigjent “lehesish” ose sic njhen ne gjuhen popullore “zagaresh” e ben kete me pasion edhe pse ne fund e dine se sdo marrin asgje nga gjahu.

I kthehem prap pervojes, si ndalojne keta nga e lehura !?

Duhet t’ju bertas i zoti, por ne ket rast jam konfuz, se jane dy, pra duhet t’ju bertas edhe Lyli edhe Doktori.

PS: personalisht per arsye te tjera thelbesore nuk jam me keto levizje. Gazetaruc, memeuc e poetuce mos e shihni me ate pa xham.”-përfundon postimin e tij Ibsen Elezi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prova për vaksinën/ Britania do të infektojë vullnetarë me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Vullnetarë të shëndetshëm do të infektohen qëllimisht me koronavirus për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksine, sipas planeve të shpallura nga qeveria britanike këtë javë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Në të gjitha provat aktuale të vaksinave të koronavirusit, vullnetarëve u jepet vaksina e mundshme – ose një placebo – dhe pastaj pritet derisa një numër i konsiderueshëm i tyre ekspozohet ndaj virusit gjatë jetës së tyre të përditshme. Kjo mund të zgjasë me muaj ose vite.

Qeveria Britanike njoftoi këtë javë se planifikon të fillojë provat e ashtuquajtura ‘sfidë njerëzore’ – duke infektuar qëllimisht vullnetarë të rinj dhe të shëndetshëm me virusin për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave. Disa njerëz kanë dalë deri tani vullnetarë.

Shumë njerëz (po) po vuajnë. Dua që kjo pandemi të marrë fund. Çdo ditë që kalon, rastet shtohen, më shumë njerëz po vdesin. Dhe nëse kjo provë e vaksinës mund të nënkuptojë se kjo periudhë traume për gjithë botën do të mbarojë më shpejt, unë dua të ndihmoj. Dua të jem pjesë e kësaj përpjekjeje“, thotë vullnetarja Danica Marcus.

“Personalisht, nuk mund ta lejoj këtë mundësi për të bërë diçka, të më kalojë kur jam shumë më pak i rrezikuar se njerëzit e tjerë“, thotë vullnetarja Alastair Fraser-Urqhart.

Qeveria ka në plan të investojë më shumë se 43.4 milionë dollarë për këtë provë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mund të jetë domethënëse.

Ka një histori shumë të gjatë të përdorimit të kësaj metode për zhvillimin e një numri vaksinash, si për shembull vaksinat e kolerës dhe tifos“, thotë zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.

Megjithatë, OBSH-ja ka shprehur disa shqetësime.

LEXO EDHE:  Berisha zbulon skemën/ Shqipëria nuk bëhet pjesë e BE për të paktën 25 vjet

LEXO EDHE:  Foto/ Berisha këshillon Ramën: Ler drogën se do thyesh kokën!

“Vullnetarët duhet të japin pëlqimin e plotë dhe duhet të zgjidhen në një mënyrë që minimizon rrezikun ndaj tyre. Sepse po i ekspozon njerëzit ndaj një virusi për të cilin nuk kemi mjekim”, thotë zonja Harris.

Infeksionet, shtrimet në spital dhe vdekjet nga koronavirusi po rriten ndjeshëm në shumë vende të botës. Një vaksinë mbetet shpresa më e mirë për çdo kthim në normalitet.

Aktualisht nuk kemi një mënyrë për të ndalur transmetimin. Dhe nuk kemi as kapacitetin financiar për të dhënë për të gjithë popullatën që ka nevojë për mjekim trajtime të shumëfishta me antitrupa, steroide etj, si ato që mori Donald Trump. Kostoja është mjaft e lartë për këto lloj trajtimesh. Nuk kemi vaksinë. Dhe për këtë arsye, duhet të kontrollojmë përhapjen e këtij virusi – jo vetëm ta menaxhojmë, por edhe ta përmbajmë atë”, thotë Doktor Sterghios Moschos, i Universitetit Northumbria.

Presidenti Trump kohët e fundit u shtrua në spital dhe mori trajtim pasi doli pozitiv për virusin që shkakton sëmundjen COVID-19.

Synimi fillestar i ekipit britanik të kërkimit do të jetë të zbulojë sa është sasia më e vogël e virusit që mund të shkaktojë infektimin me COVID-19, duke përdorur doza të kontrolluara të virusit. Nëse miratohet nga rregullatorët dhe një komision etike, shpresohet që prova e plotë të fillojë në maj 2021 – akoma shumë muaj larg./VOA

LEXO TE PLOTE