Connect with Us

Berisha: Ja gabimi im më i madh në karrierën politike

Politikë

Berisha: Ja gabimi im më i madh në karrierën politike

Publikuar

-

Çështja e detit/ Berisha: Ja ç’do bëja po të isha kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë bilancin e jetës së tij politike dhe ka treguar gabimin më të rëndë që ka bërë.

Berisha tha se gabimi më i madh i tij lejimi i firmave piramidale. Ai theksoi në emisionin “Hard Talk” se duheshin bërë përpjekje shumë më të mëdha për t’i bllokuar me një ligj të veçantë.

Një gabim tragjik, një gabim të rëndë, ishte lejimi nga ana e qeverisë dhe e Partisë Demokratike dhe e Presidentit të asaj kohë të firmave piramidale. Ndonëse, i rikujtoj shqiptarët se ne i paditëm ata në gjykatë dhe ata fituan gjyqin me pretekstin se fajdet janë të parashikuara në çdo kod civil të botës. Ne nuk kishim mekanizmat financiare mbrojtëse për tregjet financiare jo bankare dhe pësuam një krizë shumë të thellë për të cilën komunistët rrëmbyen armët, organizuan një rebelim pothuaj të armatosur.

Lejimi, ky është një gabim i rëndë, padiskutim. Domethënë, vërtet ne i çuam në gjykatë dhe ata e fituan gjyqin, por përsëri mendoj unë përpjekje shumë më të mëdha duheshin bërë për t’i bllokuar me një ligj të veçantë. Në mënyrë absolute deri në vitin 1996 asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka shprehur shqetësimin më të vogël. Ne kemi filluar së bashku me fondin hartimin e ligjit për bllokimin e tyre pasi i kishim ndaluar me një ligj parlamenti. Ne na thuhej nga institucionet ndërkombëtare se këto janë fenomene, janë dukuri që shfaqen në rritje të shpejtë dhe na thuhej “ja se dhe Izraeli i ka, edhe ky vend i ka, edhe ai vend i ka”. Nuk njihnim ne skemat e Pollsit  të jemi të hapur, nuk kisha as unë dhe as ata që më rrethonin mua”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Zgjedhja e Bashës/ Berisha: Videoja e Korçës tregoi manipulimin

Teksa u pyet nëse ndjen përgjegjësi për atë që ndodhi në vitin 1997, ish-kryeministri deklaroi se për këtë arsye e pranon gabimin e skemave.

Unë prandaj pranoj gabimin e skemave. Por nga ana tjetër nuk besoj se shteti u ngrit kundër shtetit. Ishte një forcë politike që rrëmbeu armët, u bashkua me bandat. Ishte Partia Socialiste. A u transferua shtabi i saj? Ne po i bllokonim njëra pas tjetrës. U rrëmbyen armë, u futën armë nga jashtë, u liruan të burgosur si Zani Çaushi nga burgjet e Greqisë dhe vendeve të tjera dhe u futën në Shqipëri. U bë shtabi luftarak i PS. Këto janë të vërteta. Para qeverisë kishte dy rrugë. Ose të përdorte rrugën e armëve, të kishte gjakderdhje përmasat e të cilës nuk parashikohen, ose të bënte gjithçka për të shkuar drejt zgjedhjeve për të zgjidhur krizën me zgjedhje. Dhe unë mendoj se ne këtë bëmë”, nënvizoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. sopiqoti

    26 Tetor, 2020 at 7:58 pm

    Mbas 23 vitesh na del Sali Berisha te kerkoje FALJE oer ate katraure te vitit 1997. SHYQYR QE U KUJTUA fukarai.Gjene mire,tregon se e vret ndergjegja.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha kundër Bashës/ Jozefina Topallit i takon të kandidojë në listat e PD

Publikuar

-

Nga

Berisha kundër Bashës/ Jozefina Topallit i takon të kandidojë në listat e PD

Ndërkohë që Jozefina Topalli ka paralajmëruar se të mërkurën do të shpallë lëvizjen e saj politike, ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson gabim largimin e saj nga PD.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Hard Talk”, Berisha tha se me statusin aktual, Topallit i takon të kandidojë si deputete në listat e PD-së.

Unë nuk besoj të hyj më emra të veçantë. Sepse PD prej tetë vitesh ka një kryetar të ri. Dhe kryetari i ri ka vendosur të zgjedhë ekipin e tij. Natyrisht unë i kam të qarta prononcimet e mia për largimet e tyre nga lista e vitit 2017. Por siç di unë me statutin aktual të PD zonjës Jozefina Topalli i takon të kandidojë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Kokaina e Durrësit/ Berisha sulmon Xhafën

LEXO EDHE:  Kokaina e Durrësit/ Berisha sulmon Xhafën

Ndërkohë, pyetjes nëse e cilëson largimin e ish-kryeparlamentares gabim të kryetarit aktual të PD Lulzim Basha, Berisha deklaroi: “E kam thënë unë këtë. Pa asnjë diskutim. Jo vetëm atë, por disa prej tyre. E kam shpallur disa herë atë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hallexhinj të mëdhenj tek aviacioni civil!”/ 2000 euro një drekë për 7 veta

Publikuar

-

Nga

“Hallexhinj të mëdhenj tek aviacioni civil!”/ 2000 euro një drekë për 7 veta

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamabër Malltezi, ka publikuar një dokument ku thuhet se një drekë e porositur për shtatë anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil, ka kushtuar mbi 2 mijë euro.

Duket si darka e “GRUAS SE BILALIT” që pagoi 70,000 usd për një darkë! “Hani derra – pini derra!”, shkruan Malltezi.

Denoncimi i Jamarbër Malltezit:

LEXO EDHE:  Gjermania shtrëngon masat/ Vendos kufizime të reja për grumbullimet, baret dhe restorantet

LEXO EDHE:  Skandal- Durrësi pa ujë të pijshëm/ Asnjë pasqyrim nga mediat

BOOO Hallexhinj te medhenj tek aviacioni civil! Dreke per 7 veta mbi 2000 euro! Se deri 2000 euro mund ta quanin “shpenzime te vogla” dhe e kryenin pa tender fare. Cmenduri. Duket si darka e “GRUAS SE BILALIT” qe pagoi 70,000 usd per nje darke! “Hani derra – pini derra!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës, në radhë të parë…

Publikuar

-

Nga

Mediu leksione Bashës/ Nuk duhen vetëm kritika ndaj Ramës, në radhë të parë…

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vijon takimet me drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Gjatë takimit Mediu tha se vetëm bashkimi i shqiptarëve dhe një platformë e qartë politike të opozitës, bën të mundur që vendi të kthehet në rrugën evropiane.

“ Opozita duhet të bashkohet në bazë të një platforme të qartë politike e cila përcakton detyrimet që ne kemi karshi qytetarëve shqiptarë nesër në qeverisje.

Jo vetëm kritike kundër regjimit korruptiv të Edi Ramës, por në radhë të parë, qartësisht programin tonë ekonomik, social, shëndetësise, në mënyrë që të bëhet e prekshme nga çdo qytetar shqiptar”, u shpreh Mediu./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Zgjedhja e Bashës/ Berisha: Videoja e Korçës tregoi manipulimin

LEXO EDHE:  Historia e avionëve të mushkonjave, nga Gjadri në Divjakë

 

LEXO TE PLOTE