Connect with Us

Befason klubi i Premier League, afron ish-muratorin australian në skuadër

Premier Liga

Befason klubi i Premier League, afron ish-muratorin australian në skuadër

Publikuar

-

Ndodh edhe kështu. Klubi i Newcastle ka firmosur me Florent Indalecio, i cili është miku i ngushtë i Allan Saint-Maximin. Më saktë ka qenë një rekomandim i yllit të ekipit për ta transferuar shokun e tij, i cili për herë të fundit ka luajtur në kategorinë e katërt në Australi.

“Ne kemi vendosur ta marrim atë dhe të shikojmë se si do të shkojë këtë vit. Florent erdhi së bashku me Allanin këtë verë në kamp dhe vumë re se ai ka diçka. Nëse ai do ta tregojë tek ekipi i U23 që ka vlera, atëherë mund  të luajë dhe me ekipin e parë. Sigurisht që ka talent, ndryshe nuk do të hynte fare. Nuk duhet të harrojmë se ne e kemi marë vetëm se është shoku i Allan”, deklaron tekniku i Newcastle, Steve Bruce.

“Objektivi im është që të luaj mirë me ekipin e U23 për të provuar se kam aftësi për të luajtur në një nivel më të mirë. Më parë nuk kam folur kurrë anglisht dhe kam ditur vetëm përshëndetjet. Në Australi mësova disa fjalë në një kantier ndërtimi, ku punoja vetë. Shokët e mi luanin në Francë futboll, ndërsa unë përfundova si murator. Por, sot jam një lojtar i Newcastle dhe jam shumë krenar për veten”, mbyll Indalecio.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Interi, Reali dhe Barcelona në garë për yllin e Liverpoolit

Publikuar

-

Nga

Real Madrid dhe Inter i janë bashkuar garës me Barcelonën për mesfushorin e Liverpoolit, Gini Wijnaldum.  Wijnaldum ka përformuar mirë këtë edicion dhe me kontratën që i skadon në qershor ka interesimin e top klubeve evropiane.

Barcelona ishte afër ta transferonte në verë, por shkaku i gjendjes financiare nuk arriti të mbyll marrëveshjen.  Sidoqoftë, tani për shërbimet e holandezit, klubi katalunas duhet të mposhtë Realin dhe Interin, që e shohin lojtarin si të duhurin për mesfushë.

Wijnaldum me “Reds” ka fituar trofetë më të mëdha, si Premierligë, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube dhe Superkupën Evropiane.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Plas te Arsenali/ Gjak nga hundët dhe përplasje mes lojtarëve

Publikuar

-

Nga

Plas tek Arsenali. Dy futbollistë janë përplasur me njëri-tjetrin, sikurse raporton The Athletic. media britanike shkruan se të premten ka pasur një zënkë mes David Luiz dhe Dani Ceballos.

Braziliani raportohet se e ka goditur spanjollin në hundë, ndërkohë që ai është gërvishtur dhe ka pasur rrjedhje gjaku. të dy lojtarët kanë kërkuar falje të martën, kur ekipi u kthye në stërvitje.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

U kërcënua me vdekje, talenti i Manchester Cityt: Tani e kuptoj çfarë tifozësh kemi…

Publikuar

-

Nga

Gjermania arriti të përmbysë Ukraninën dhe të sigurojë një triumf 3-1 në ndeshjen e së premtes në llogari të Ligës së Kombeve. Në golin e barazimit 1-1 të shënuar nga Leroy Sane, kishte një pjesë të fajit edhe Oleksandr Zinchenko.

Ylli i Manchester Cityt humbi topin në zonën e tij dhe i dha mundësinë Gjermanisë të zinte në kundërsulm Ukrainën. Pas këtij goli gjermanët e morën veten dhe shënuan edhe dy rrjeta të tjera.

Pas ndeshjes mësohet se 23-vjeçari ka marrë kritika të shumta, madje edhe kërcënime me vdekje ndaj tij dhe familjarëve. Zinchenko ka reaguar në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër reagimin negativ të tifozëve.

“Duke lexuar gjithë baltën e hedhur mbi mua dhe familjen time pas ndeshjes me Gjermaninë, edhe njëherë u binda se çfarë lloj njerëzish kemi dhe si mund të na mbështesin ata”, u shpreh Zinchenko.

LEXO TE PLOTE