LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Barcelona në udhëkryq, ja vendimi i marrë së fundmi për Bartomeun

26 Tetor 2020, 19:21, Sport CNA
Barcelona në udhëkryq, ja vendimi i marrë së fundmi për

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu do të ushtrojë detyrën deri në seancën e votëbesimit, e cila mund ta mbahet në datat 1-2 nëntor.

Media spanjolle ?SPORT? zbulon vendimin e fundit të kryesisë së klubit katalanas. Bartomeu ka kërkuar që të anulohet zhvillimi i kësaj seance të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tashmë ai duhet të përballet me vendimin final që do të merret ditën e diel ose të hënën e ardhshme.

Pra, kreu i klubit blaugrana do të ketë mundësinë të ushtrojë funksionin e tij pas ndeshjeve me Juventusin (Liga e Kampioneve) dhe Alavesh (kampionat, ditë e shtunë). Pas grumbullimit të firmave për të shpallur mocionin e mosbesimit, Bartomeu do të mësojë fatin e tij në fillim të muajit nëntor.

Lajmet e fundit nga