Connect with Us

Armiqtë e mediave të Ramës si armiq të medias

Opinione

Armiqtë e mediave të Ramës si armiq të medias

Publikuar

-

Nga Andi Bushati/ Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

Nga Andi Bushati 

Kundërshtarët e Edi Ramës nuk e kanë luksin të përdorin dy standarte në gjykimin e tij: edhe ti shajnë metodat edhe ti’a kopjojnë ato.

Konfikti i fundit i hapur nga Presidenti i republikës, po dëshmon pikërisht këtë paradoks. Kreu i shtetit është ngulfatur në përplasje të fortë me një media pro qeveritare si ‘Shqiptarja.com”, e cila prej ditësh ka hapur një fushatë për mënyrën se si Ilir Meta ka dhënë gjatë presidencës së tij mbi 800 nënshtetësi shqiptare.

Qëndrimi më normal që duhet të kishte mbajtur presidenca në këtë rast do të qe se sa të vërteta ishin këto akuza, sqarimi një për një i tyre, si dhe hedhja poshtë, nëse kishte fakte dhe argumente për këtë gjë. Kjo, pra mënyra se si i përdorin kompetencat njerëzit të cilëve u kemi dhënë pushtet, është shumë më e rëndësishme për publikun sesa tenderat që ka fituar Karlo Bolino, bashkëpronësitë e gruas së tij apo letrat prej militanti që i shkruan ndonjë reporter i tyre hirarkëve socialistë për ti kapur ndonjë vend pune.

Ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri edhe njëherë para njerëzve shpërfaqet dilema midis ndershmërisë së gazetarëve në ushtrimiin e misionit të tyre dhe sjelljes së politikanëve ndaj akuzave që u vijnë nga pushteti i katërt.

Në këtë dilemë përplasja nuk është bardhë e zi. Ajo nuk është një ndeshje mes ëngjëjve dhe djajve.

Gazetarët, reporterët, mediat për të cilat ata punojnë kanë shumë mëkate në mënyrën se si ata sillen ndaj misionit të tyre. Le të marrim për ilustrim vetëm një shembull. Të njëtët që masakruan Ilir Metën kur u kap me bllok në dorë, e amnistuan atë kur u bë “bashkëdrejtues i koalicionit” me Ramën dhe rifilluan akuzat po aty ku i kishin lënë, në momentin që ai u nda nga rilindja.

Pra këtu nuk kemi aspak si qëllim informimin e publikut, por vënien e shtypit në shërbim të një rryme politike.

Por, duke pranuar këto mëkate që shpesh ulërasin, duke qenë të ndërgjegjshëm për partizanizmin, korruptimin dhe devijimin nga misioni të shumë TV-ve, gazetarëve, portaleve, ka një kriter që duhet të na shërbejë për të qenë më të qartë: sa herë që togfjalëshi personalizues “kush po e thotë” tenton të mbysë pyetjen thelbësore: “çfarë po thotë”, po aq herë duhet të dyshojmë se po përpiqen të na manipulojnë.

Këtë mënyrë sjelljeje e ka ngritur në strategji Edi Rama. Prej kur ka marrë mandatin, prej kur shpiku fjalën “kazan”, ai nuk ka lënë pa ofenduar, atakuar personalisht, në përpjekje për ti asgjesuar argumentin, asnjë prej gazetarëve që është përballur në studio. Sa herë është kapur me preshë në duar, ai ka zgjedhur si taktikë të sulmojë mediat, madje nuk ka kursyer as ato me famë ndërkombëtare, të cilat më pas e kanë nxjerrë bllof. Pikërisht në emër të kësaj strategjie për të mos u prballur kurrë me dëmet që shkakton politika e tij, ai, nëdrkohë që “bleu” me favoret e pushtetit të gjitha ekranet e TV-ve të mëdha, për ato që nuk arriti ti kontrollonte dot, tentoi të rikthente në kodin penal shpifjen dhe më pas po mëton të miratojë një ligj që e kanë hedhur poshtë njërzëri disa institucione ndërkombëtare bashkë.

LEXO EDHE:  Vasili “tallet” me Majkon/ Nuk i flet dot Ramës se e di mire ç'i punon këtij kokëuluri

Falë kësaj sjellje që në thelb ka vullnetin për të grabitur pa kokëçarje, liria e fjalës në Shqipëri (e tregojnë edhe raportet ndërkombëtare) ka zbritur në nivelet e qeverisjes së Berishës së parë (1992- 1996).

Prandaj nëse duan të japin shembullin si kundër modele të Ramës, kundërshtarët e tij nuk mund të përdorin të njëjtat metoda si ai, duke lënë mënjanë argumentin dhe duke u fokusuar me personin që po e bërtet atë në publik.

Ilir Meta sapo e bëri në sherrin e fundit me Karlo Bolinion dhe me Report TV, pavarësisht nga qëllimet që ata kanë në denoncimin ndaj tij. Edhe Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar këtij tundimi. Herë duke etiketuar analistë dhe TV-të si shërbëtorë të qeverisë, herë duke shpallur lista mediash të padëshëruara dhe herë duke anatemuar me mjetet e veta të propagandës ish gazetarë pranë tij si të blerë nga Rama, ai ka bërë të njëjtën lojë.

Natyrisht, gjithkush e di se shpesh herë ata mund të kenë pasur të vërtetë në denoncimin publik që i kanë bërë sahanlërirësve të qeverisë. Çdokush e sheh sesi mjedisi ynë mediatik kundërbon nga klithmat e puthadorëve të pushtetit.

Por ama, në këtë rast, më e rëndësishme se nxjerja në dritë e një të vërtete është ruajtja e një parimi, është përdorimi i të njëjtës masë dhe së njëtës peshë në gjykimin e të njëjtit problem.

Dhe ajo është fare e thjeshtë : “Çdo politikan që ka një akuzë në publik, qoftë kjo me qëllime politike, qoftë e projektuar për të tërhequr vëmendjen, apo thjeshtë e gënjështërt, duhet të japë shpjegime për të dhe jo ta mbysë debatin në një sherrnajë mashtruese me artikuluesin e saj”.

Secili kundërshtar i Ramës, që e ka seriozisht denoncimin e luftës barbare që ai i ka shpallur lirisë së medias, e ka për obligim të adoptojë këtë sjellje. Në përbaltejen që i ka bërë kryeministri aktual këtij mjedisi, shembulli i tij mund të luftohet vetëm me krijimin e një anti modeli. Çdo lloj sjelljeje tjetër, çdo lloj huazimi sado i zbehtë dhe episodik i mjeteve që përdor Rama është në një farë mënyre vetëm një amnistim i strategjisë së tij. Rënia në këtë kurth vetëm sa i jep frymë shprehjes dëshpëruese: “këta janë të gjithë njësoj”./ Lapsi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Në djall Maradona/ Po na vdesin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh

Publikuar

-

Nga

Në djall Maradona/ Po na vdesin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh

Nga Çlirim Gjata

Këto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndanë nga jeta për shkak të covid-19 dy mjekë dhe një pedagoge. Media po çahet për vdekjen e Maradonës. Në djall Maradona! Po na ikin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh.

E kush ishte Maradona?! Një futbollist i shquar për 10 vjet e më pas një drogaxhi i llastuar për 30 vite. Sa herë kishte nevojë për para, shkonte te komunistët në Kubë dhe bënte lolon e Fidel Kastros.
Ndërsa sot humbi luftën me virusin një doktor i mrekullueshëm, doktor Nini. E kam njohur më pak, sepse më shumë kam njohur prindërit e tij të urtë. Dy juristë me të cilët kam punuar e që shquanin me qytetarinë e tyre.

Po kështu edhe doktor Ibrahimi nga Dibra. Çfarë burri! I jashtëzakonshëm! Me aq pak sa kam ndenjur me doktor Ibrahimin, të lë kaq shumë keqardhje.
Po kështu edhe zysh Kozeta. Në protestën e Teatrit më ra rasti ta njoh. Ajo që binte në sy ishte optimizmi i saj, që rrallë gjëndet ndër shqiptarë.
A thua covid po merr veç njerëz të mirë, apo na duket ne, se nuk po kalon nga vatha e dreqit? Në raste tilla bestytnia bën të vetën.

LEXO EDHE:  Kryemadhi paralajmëron Ramën/ Do të të tërheqim zvarrë

LEXO EDHE:  Basha: Ndërtimet në Tiranë me financimet nga paratë e drogës

Po qeveria ku është? – pyesim si ai fëmija në fund të përrallës për kafshën e frikshme të papërmendur. Qeveria dërgon ansamblin popullor poshtë dritareve të covid të kërcejë. Ose më mirë të themi, po hedh valle para të vdekurve.

Ndërsa për Maradonën do mbahen minutat hipokrite të heshtjes, në ndeshjet me stadiume bosh, për këta njerëz nuk do të ketë heshtje publike. Ne nuk ju shkojmë dot në varrim, as për një kafë në shpi, të shoqëruar me “të rroni e ta kujtoni” nuk mundemi. Çfarë smundje e mallkuar.
Por, do të kenë kujtimet tona, që zgjasin po aq sa ne e përtej nesh. Këta njerëz e shumë të tjerë si këta, kanë zënë vend në memorje dhe kjo ka vlerë më shumë se gjithë heshtja e botës. Do luftojmë kundër kësaj sëmundjeje; do rrojmë dhe ti kujtojmë të gjithë të humburit tanë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Virusi dhe Shqiperia

Publikuar

-

Nga

Nga Klodia Tomori/ Gënjshtra e qeverisë me pandeminë

Nje nga menyrat me te mira per te pare se si po e godet virusi Shqiperine eshte te krahasosh rritjen e vdekshmerise totale krahasuar me mesataren e 5 viteve te fundit. Thjesht krahasimi i vdekjeve qe raportohen per shkak te Covid ne shume raste mund te jete keqorientues, pasi vende te ndryshme kane protokolle te ndryshme.

Ky grafiku tregon rritjen e vdekshmerise ne 9 mujorin e pare te ketij vitit krahasuar me mesataren e 2015-2019 per Shqiperine dhe vendet me te prekura nga pandemia ne Europe.

Sic duket qarte te gjitha vendet kane rritje te vdekshmerise totale kete vit, qe varion nga 4.7 per qind ne Suedi deri ne 12.9 per qind ne Britani.

Shqiperia nuk eshte shume larg prej tyre. Ne nente muajt e pare te vitit, numri i vdekjeve sipas INSTAT ishte 5.6 per qind me i larte se mesatarja e 5 viteve te fundit. Kjo e con Shqiperine afer Frances me 6.2 per qind dhe madje edhe afer Italise, ku numri i vdekjeve eshte 8.6 per qind me i larte se mesatarja 5 vjecare. (Per Italine te dhenat jane te disponueshme vetem per tetemujorin, pra deri ne fund te gushtit)

LEXO EDHE:  Vasili “tallet” me Majkon/ Nuk i flet dot Ramës se e di mire ç’i punon këtij kokëuluri

LEXO EDHE:  Berisha: Rama dhe Gjiknuri duhet të dënohen me 35 vjet burg/ Balla, në konflikt interesi

Problemi me Shqiperine eshte se pandemia ka qene me agresive ne dy muajt e fundit, tetor dhe nentor, jo vetem me rritjen e te prekurve, por edhe ne termat e vdekshmerise. Gjasat jane qe rritja vjetore e vdekshmerise do te jete me e larte se sa 5.6 per qind qe rezulton ne nente muajt e pare, qe do te thote se Shqiperia nuk hyn tek vendet e goditura pak nga virusi. Prekundrazi. Vdekshmeria totale ne Shqiperi eshte rritur thuajse me te njejtat ritme si ne vendet me te prekura te Europes.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Publikuar

-

Nga

Nga Andi Bushati/ Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Në disa nga debatet e mbrëmjes të së hënës që arrita të ndjek më bëri përshtypje një fenomen që riprodhohej si me regji.

Ndërsa përfaqësuesit e opozitës e përsërisnin deri në kompleks, se akuza e tyre për fshehjen e numrit të vdekjeve nga Covid- 19 nuk binte mbi mjekët, por mbi zyrtarët e qeverisë, këta të fundit i hidheshin në fyt me dredhinë standarte, se po njollosin bluzat e bardha.

Pra, skenari ishte ngado i njëjtë. Atyre që u kërkohej llogari përse nuk kishin raportuar përpara publikut, as gjysmën e 1200 personave që, në këto nëntë muaj, kanë humbur jetën nga pandemia, përdorinin si mburojë mjekët dhe fshiheshin pas mantelit të tyre.
Nga ky pozicion vinin pastaj me radhë të gjitha etiketimet për përfitimet politike nga fatkeqësia, për lojën makabre me humbjen e jetëve, për mosbesimin tek profesionistët, për aleancë me armikun e padukshëm, etj.

Natyrisht, fakti se është qeveria ajo që ka vendosur ta lërë mbi profesionistët e shëndetësisë barrën e manipulimit propogandistik të shifrave, nuk i bën ata të paprekshëm. Në këtë debat togfjalëshat “heronjtë tanë”, “luftëtarët e frontit të parë të betejës”, nuk prezumojnë automatikisht, se ata janë kriteri i së vërtetës.

Në Shqipëri shprehja me guxim e mendimit të pavarur të profesionistëve mbetet një mision i pamundur. E këtu nuk kanë pse bëjnë përjashtim as mjekët.

Në një mjedis, ku policët fshehin dokumentat e interpolit për të mbrojtur deputetët që votojnë pro kryeministrit, ku inxhinjerët dhe arkitektët nëshkruajnë ekspertiza se teatri do shembej me tërmetin më të parë, ku arsimtarët e Dibrës i nënshtrohen presionit për shitben e votës tek ai që i ka dhënë vendin e punës, ku prokurorët nuk hetojnë dot trafikantët dhe gjykatësit lirojnë kriminelët e lidhur me pushtetin, bluzat e bardha e kanë të vështirë të sillen ndryshe.

Kush do të bindet e ka tejet flagrant një shembull të disa viteve më parë. A nuk ishin mjekë ata dy ditëzinjtë, që thanë me gojën plot nën presionin e tmershëm të pushtetit, se viktimat e 21 janarit ishin vrarë nga afër, pra nga vetë protestuesit, ndonëse më vonë rrezultoi krejtësisht e kundërta? A nuk e vunë ata politikën mbi profesionin? A nuk gënjyen harbutshe të thyer nga makineria manipulative e qeverisë?

Pra nën trysninë e regjimeve autokratike edhe për ata që kanë bërë betimin e Hipokratit, nuk është e lëhtë të sillen me ndershmëri dhe profesionalitet.

LEXO EDHE:  Vasili “tallet” me Majkon/ Nuk i flet dot Ramës se e di mire ç’i punon këtij kokëuluri

LEXO EDHE:  Zbardhet skenari i Ilir Metës, vendoset divorci me Ramën/Detajet e lojës së madhe që po luhet në orët e fundit

Pikërisht kjo po ndodh edhe sot me trupën e mjekëve. Ata e kanë pothuajse të pamundur, në kushtet e sakrificës sublime, të mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të përballur pandeminë, që të kenë dhe ndershmërinë qytetare edhe guximin intelektual dhe fuqinë profesionale për të çmontuar manipulimin e qeverisë.

Ndonëse në kartelat mortore ata e shkruajnë si duhet shkakun e humbjes së jetës, ata nuk kanë forcën të ngrenë zërin, kur një i vdekur në brendësi të spitaleve Covid, nuk llogaritet si viktimë e pandemisë.
Ndonëse janë të informuar me atë që ndodh kudo në botë, ata e pranojnë që në këtë vend të mos ketë një protokoll të qartë zyrtar, se cilat jetë do të quhen si të humbura nga Covid-19.

Ndonëse i kanë lexuar rekomandimet e OBSh, ata qëndrojnë gojëkyçur para llogarive manipulative të qeverisë.

Pikërisht nga ky kolaboracionizëm përfiton rilindja, për të fshehur shifrat që i duhen për të thënë se nën udhëheqjen e Edi Ramës, “ne jemi edhe më mirë se Italia dhe Gjermania në përballimin e pandemisë”.

Pikërisht se ata pranojnë primatin e pushtetit politik mbi të vërtetën shkencore, ne gjendemi në pikën ku deklarojmë diçka më shumë se 500 vdekje, kur nga spitalet eksluzivisht Covid kanë dalë dyfishi i kufomave.

Dhe ngaqë ndodh kështu, zyrtarët e qeverisë marin guximin, që kur akuzohen se fshehin shifrat e vdekjeve, të futen poshtë përparses së mjekëve. Ashtu siç ndodhi në emisionet e së hënës në mbrëmje, gjatë të cilëve opozita vinte gishtin mbi Ramën, ndërsa mbrojtësit e tij ia kthenin se po përdhoseshin bluzat e bardha.

LEXO TE PLOTE