Connect with Us

A po përgatitet Basha të delegjitimojë komisionin Ruli-Nishani?

Politikë

A po përgatitet Basha të delegjitimojë komisionin Ruli-Nishani?

Publikuar

-

A po përgatitet Basha të delegjitimojë komisionin Ruli-Nishani?

Kjo është një foto e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve të PD për deputetë, i cili është paraqitur nga Lulzim Basha si një risi, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Europën demokratike. Ata pozojnë të qeshur dhe me sa duket sapo i kanë dhënë dorën e fundit raportit të shumëdiskutuar, që ka skualifikuar disa prej emrave të njohur si ish-deputetë e zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie.

Por raporti i tyre nuk është pritur mirë nga të mbeturit në klasë dhe pothuajse të gjithë kanë lëshuar deklarata të rënda për 5-çen e komisionit, duke theksuar se nuk e njohin fare atë dhe se kanë punë vetëm me Lulzim Bashën.

Vetë kryetari i PD-së, i ndodhur në siklet, ka deklaruar sot se ai është thjesht një raport, por jo vendim i formës së prerë, duke lënë të kuptojë se disa prej emrave mund të rikthehen në listë.

Nëse kjo do të ndodhë, i bie që vetë Basha të shkelë me të dyja këmbët udhëzimin e firmosur prej atij vetë dhe ta deligjitimojë plotësisht procesin e trumbetuar fort si një praktikë moderne dhe bashkëkohore.

LEXO EDHE:  Rama thumbon Metën nga Berati/ Është në hall dhe stres, fjala burg i duket si bukë

Por përtej kësaj, ajo do të ishte një fyerje dhe poshtërim për vetë komisionin, i cili ishte mburrur për autonomi të plotë në punën e vet seleksionuese. Dhe me atë rast, Genc Ruli, Bujar Nishani, Mark Marku, Besnik Mustafaj dhe Endriketa Papa duhet të përgatiten të dalin një foto tjetër, ku të pozojnë të mërzitur, se kjo pamje gazmore nuk do të kishte më asnjë kuptim.

Ose duhet të kërkojnë falje, siç u ka propozuar ish-deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Rama thumbon Metën nga Berati/ Është në hall dhe stres, fjala burg i duket si bukë

LEXO EDHE:  Protesta e 13 prillit me skenar rus?/ Pas lobimeve, zbulohet një tjetër skandal i Bashës

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE