LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

25 vjet me kredi për një shtëpi/ Vettingu i gjyqtares më të varfër në Tiranë

26 Tetor 2020, 09:35, Vetingu CNA

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Blerina Muço, mund të thuhet se është e vetmja gjyqtare që posedon pasuri të patundshme, vetëm një shtëpi të cilën e ka marrë kredi në vitin 2000 dhe që mbaron në vitin 2025.

Bëhet fjalë për apartament 3+1 me vlerë 50 000 lekë.

Sipas deklaratave të pasurisë në ILDKPKI, gjyqtarja Muço nuk ka asnjë lloja pasurie tjetër të patundshme.

Ndërsa pasuri të luajtshme ajo deklaron një automjet të bashkëshortit të saj.

Gjyqtarja Muço e cila ka të përqëndruar karrierën në kryeqytet, të ardhurat i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit si jurist, i cili ka bërë dy apo tre punë njëherësh.Skandali/ Etlida Gjonaj, bën avokaten e noteres së kapur në falsifikim

Por, pavarësisht pasurisë, që deklaron, gjyqtarja nuk i ka shpëtuar denoncimeve të publikut për ryshfet.

Kujtojmë se në  vitin 2017 emisioni investigative ?Fiks Fare? ka publikuar një rast që lidhej me sekuestrimin e një shtëpie nga Përmbarimi.  Denoncuesi disponon një kontratë sipërmarrjeje, por  me qëllim që t?i jepej kohë dhe të mos ndërhynte Përmbarimi, qytetarit i janë kërkuar para herë pas here edhe nga avokati  me pretendimin se do ia jepte gjyqtarëve.

Ai lakoi emrin e gjyqtares Blerina Muço.

Por, kjo e fundit në reagimin e saj e ka distancuar veten nga deklaratat e avokatit, duke thënë se nuk ka fare lidhje më to.

?Kjo çështje nuk është marrë fare në shqyrtim sepse është vendosur kthimi i kërkesë padisë si padi me të meta. Vendimi për mos shqyrtim është tërësisht në përputhje me ligjin dhe aktet përkatëse janë në dispozicion të të gjithë të interesuarve për të bërë transparencën e nevojshme », ka deklaruar gjyqtarja Muço.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtares Blerina Muço.

Viti 2003

Ap. 3+1 me vlerë 50 000 milion lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 429 277 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Kuvendin e Shqipërisë, 0,61 million lekë.

Viti 2004

Automjet, Damler Benz, me vlerë 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 762 071 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 765 552 lekë.

Shpërblime të bashkëshortit për konsulencë juridike, 10 000 lekë.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Shlyer 154 514 lekë. Pa shlyer, 4 249 226 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  972 560 lekë.

Shpërblime të bashkëshortit për konsulencë juridike, 24 000 lekë.

Shpërblime të bashkëshortit për konsulencë juridike, 3 000 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, 900 000 lekë.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 4 090 131 21 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  817 408 lekë.

Shpërblim, 30 000 lekë.

Shpërblime të bashkëshortit për konsulencë juridike, 27 000 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, 900 000 lekë.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 3 926 069 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  828 662 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, 732 850 lekë.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 3 757 028 15 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  1 004 242 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në një shoqëri, 12 000 euro.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 3 582 834 69 lekë.

Viti 2010

Kursime 13 973 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  1 025 789 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në një shoqëri, 7 000 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 8 293 euro.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 3 403 353 04 lekë.

Kredi konsumatore, 43 528 38.

Viti 2011

Shtesë në kursime, 618 500 lekë.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 3 187 301 26 lekë.

Shpenzime për shkollimin e fëmijës, 15 000 dollarë kanadez.

Viti 2012

Shtesë në kursime, 915 433 75 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  1 046 190 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si jurist në një shoqëri, 1 200 000 lekë.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 3 027 825 90  lekë.

Kredi konsumatore, 43 528 38. Pa shlyer 41 012 26 lekë.

Viti 2013

Shtesë në kursime, 260 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  1 083 081 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si jurist në një shoqëri, 100 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si jurist në një shoqëri, 165 796 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator në një universitet privat, 15 100 euro.

Interesa bankare nga depozita e bashkëshortit, 656 10 euro.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 2 798 382 63 lekë.

Kredi konsumatore, 43 528 38. Pa shlyer 31 229 51 lekë.

Viti 2014

Shtesë në kursimet e bashkëshortit, 71 437 lekë.

Pakësim në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit me 284 524 lekë.

Shtesë në depozitën e bashkëshortit, 7 570 lekë.

Shtesë në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 1 951 83 dollarë kanadez.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  1 266 762 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator në një universitet privat, 23 760 euro.

Interesa bankare nga depozita e bashkëshortit, 7 570 lekë.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 2 629 107 lekë.

Kredi konsumatore, 43 528 38. Pa shlyer 22 387 lekë.

Viti 2015

Pakësim në llogarinë e bashkëshortit, 70 euro.

Pakësim në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 285 524 lekë.

Pakësim në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 1 843 dollarë kanadez.

Shtesë në depozitën bankare të bashkëshortit, 26 185 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  1 281 927 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator në një universitet privat, 23 520 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si konsulent ligjor në një shoqëri, 11 178 euro.

Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 285 euro.

Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 26 185 lekë.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 2 420 607 11 lekë.

Kredi konsumatore, 43 528 38. Pa shlyer 9 139 lekë.

Viti 2016

Pakësim në llogarinë e bashkëshortit, 502 euro.

Pakësim në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 285 987  lekë.

Pakësim në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 8 651 lekë.

Shtesë në depozitën bankare të bashkëshortit, 77 dollarë kanadez.

Shtesë në depozitën bankare të bashkëshortit, 1 228 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  1 247 110 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator në një universitet privat, 14 720 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator i Focus Media, Group, 511 000 lekë dhe 9 410 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si konsulent ligjor në një shoqëri, 3 478 euro.

Të ardhura të bashkëshortit nga interesat bankare 1 228 lekë.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 2 216 930 76 lekë.

Kredi konsumatore, 43 528 38. Shlyer.

Viti 2017

Shtesë në llogarinë rrjedhëse të bashkëshorti, 10 473 euro.

Shtesë në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 1 639 euro.

Pakësim në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 286 040 lekë.

Pakësim në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 378 dollarë kanadez.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  1 275 449 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator i Focus Media, Group, 400 000 lekë dhe  28 543 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator i Focus Press, 680 500 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në call center në Kanada, 2 126 01 dollarë kanadez.

Të ardhura nga paga e djalit si asistent i klientëve në një bankë në Kanada, 8 952 4 dollarë kanadez.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë. Pa shlyer, 1 984 388 52 lekë.

Viti 2018

Shtesë në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 13 313 euro.

Pakësim në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 286 010 lekë.

Shtesë në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 4 400 dollarë kanadez.

Bashkëshorti ka shitur makinën Benz Mercedez, 300 000 lekë.

Bashkëshorti ka blerë autoveturë BMV X3, me vlerë 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë,  1 339 076 lekë.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, 64 330 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator i Focus Media, Group, 30 165 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si administrator i Focus Press, 30 165 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si asistent i klientëve në një bankë në Kanada, 38 883 dollarë kanadez.

Kredi për banesë 5 000 000 lekë për 25 vjet. Pa shlyer, 1  736 958 87 lekë.

Kredi konsumatore 1 000 000 lekë. Pa shlyer 870 005 lekë.

Kredi konsumatore 140 000 lekë. Pa shlyer 179 308 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga