Connect with Us

Zëvendësohet naftëtarja që u dërgua në spital/ Grevistet të vendosura: Nuk tërhiqemi

Kronika

Zëvendësohet naftëtarja që u dërgua në spital/ Grevistet të vendosura: Nuk tërhiqemi

Publikuar

-

Zëvendësohen naftëtarja që u dërgua në spital/ Grevistet të vendosura: Nuk tërhiqemi

Mbrëmjen e djeshme njëra prej naftëtareve greviste u dërgua me urgjencë në spital, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Por kjo duket se nuk i ka trembur aspak naftëtaret e tjera, të cilat shprehen të vendosura për mos ta ndalur grevën.

Mësohet se naftëtarja Silva Fejzaj është zëvendësuar nga një tjetër kolege.

“Nuk tërhiqemi, do ti shkojmë deri në fund. Po kërkojmë të drejtën tonë dhe jo lëmoshë nga qeveria” u shprehën gratë naftëtare.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e grevisteve po vjen duke u përkeqësuar, por ata nuk pranojnë të dalin nga greva pa marrë pagat e prapambetura.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se nuk do të ulet të negociojë me ta pa dalë nga greva, pasi pretendon se qeveria nuk ka pse merr përsipër kusuret e privatit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia “ia mbledh” keq shoferëve rebel/ Pezullon 13 leje drejtim, tre arrestohen në gjendje të dehur

Publikuar

-

Nga

Policia “ia mbledh” keq shoferëve rebel/ Pezullon 13 leje drejtim, tre arrestohen në gjendje të dehur

Policia Rrugore, ka vijuar kontrollet kundër shoferëve problematikë, të cilët drejtojnë mjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të caktuara.

Nga kontrollet e alternuara në rruget interurbane dhe urbane, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, kryesisht ato mbi normat e shpejtësisë dhe drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit.

Si rrjedhojë, 11 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h.

12 Leje Drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3 drejtues mjetesh të arrestuar për djetim mjeti në gjendje të dehur deri në masën 0.71 mg/l

Patrullimi policor, po vijon në terren me efektivë të planifikuar enkas në zonat me rrisk për aksidente rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe drejtimit te mjeteve nën efektin e alkoolit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohen dy makina në Vlorë/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohen dy makina në Vlorë/ Dyshimet e para

Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë mjetet kanë qenë të parkuar, kur kanë shpërthyer në flakë, ndërsa iu përkasin dy grave.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volksëagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet makina në aksin Levan-Vlorë/ Dyshimet e para të policisë

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet makina në aksin Levan-Vlorë/ Dyshimet e para të policisë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin Levan-Vlorë.

Fatmirësisht nuk ngjarja nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ajo ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.

Pavarësisht se zjarrëfikësja e Fierit mbërriti në vendngjarje, mjeti tip “Renault” thuajse është djegur totalisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE