Connect with Us

VIDEO/ Gol, asist dhe penallti e fituar! Abazaj dhe Rroca dhurojnë spektakël në Turqi

Sport

VIDEO/ Gol, asist dhe penallti e fituar! Abazaj dhe Rroca dhurojnë spektakël në Turqi

Publikuar

-

Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca ishin protagonistët absolutë të Instambulsporit, në fitoren 3-0 të këtyre të fundit ndaj Eskisehirsporit.

 

Abazaj kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 21, teksa pas një krosimi nga Gok, lëviz bukur në zonë dhe me një gjuajtje fluturimthi e dërgon topin në rrjetë. Rroca ishte protagonist te goli i dytë, por edhe te i treti.

Në minutën e 63’, ish-mesfushori i Kukësit, lëshon një pasim të bukur për Diuf, duke e nxjerrë këtë të fundit të vetëm me portierin, ku nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Në 89’, ishte Rroca që shfaqet i vetëm përballë portierit, por ky i fundit e ndal në mënyrë të parregullt dhe arbitri akordon penallti, e cila kthehet në gol nga Ergun.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Largimi i Edi Martinit, zbulohet kandidati për stolin e Teutës

Publikuar

-

Nga

Edi Martini e mbylli me Teutën pas humbjes së djeshme me Partizanin dhe u largua si trajneri më i suksesshëm i këtij klubi, pasi u shpall kampion i Shqipërisë, fitoi Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën.

Më mirë se shkodrani nuk kishte bërë asnjë trajner më parë te Teuta. Tashmë në Durrës do të duhet të lëvizin shpejt dhe të marrin një tjetër trajner.



Sipas gazetës së përditshme sportive, “Panorama Sport”, kandidat për ta pasuar Martinin është një tjetër shkodran që edhe ka luajtur me “Djemtë e Detit” si futbollist.

Bëhet fjalë për Armando Cungun, i cili në Superiore për herë të fundit ishte në krye të Laçit dhe tani është trajner i Shqipërisë U19.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Debati” me futbollistët e Partizanit, Guerrils tregojnë të vërtetën

Publikuar

-

Nga

Partizani triumfoi dje kundër Teutës, me dy gola të shënuar në fund të ndeshjes nga Stenio Junior dhe Tedi Cara. Në përfundim të duelit në fushë, lojtarët iu afruan tribunës ku ishin Guerrils.

U duk sikur nuk kishte festë, pasi ultrasit e “demave të kuq” kishin diçka për t’u thënë futbollistëve. Një mesazh që ata e kanë ndarë edhe me masën, përmes një postimi në rrjetet sociale.



“Jepni shpirtin dhe luni për tifozët, ky ishte mesazhi i përcjellë eksluzivisht për lojtarët e kuq në fund të fitores së dytë në kampionat.
Shpresojmë që të jetë pika e kthesës… Forca Partizan!”, shkruajnë Guerrils në postimin e tyre në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta konfirmon lamtumirën e Martinit, vihet në kërkim të trajnerit të ri

Publikuar

-

Nga

Humbja në minutat e fundit ndaj Partizanit dhe vetëm dy pikë të grumbulluara në 4 javët e fundit të kampionatit i kanë dhënë fund raportit që zgjaste prej pothuajse dy vitesh mes Edi Martinit dhe Teutës. Pas dorëheqjes së trajnerit shkodran ka ardhur edhe konfirmimi për fundin e bashkëpunimit  nga vetë kampionët në fuqi të Shqipërisë me klubin durrsak që ka dalë me një komunikatë në rrjetet sociale ku bën me dije se Edi Martini nuk do të jetë më trajner i Teutës me drejtuesit që e falenderojnë teknikun për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë këtyre dy viteve që kulmoi me fitimin e titullit kampion sezonin e shkuar ndërsa ka fituar edhe 1 Kupë Shqipërie dhe 2 Superkupa teksa ka kaluar edhe dy ture në Europë në dy sezone të ndryshme. Postimi i plotë i klubit të Teutës:



Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Eduard Martini. Karriera e Eduard Martinit si trajner tek Teuta filloi në 15 dhjetor te vitin 2019, kur ai zëvendësoi Bledi Shkembin me një kontratë dy vjecare, kur ai ishte 44-vjeçar. Në vitin e tij të parë, shkodrani udhëhoqi Teuten për të fituar trofetë e Kupës së Shqipëris dhe Super Kupës, dhe gjithashtu kaloj një tur në Uefa Europa League duke mundur Beitar Jerusalem. Në sezonin që u mbyll në Durrës, Martini udhëhoqi ekipin e tij për të siguruar titullin e 2-të kampion në sezonin 2020/2021. Martini e nisi sezoni e ri duke kalur një turë Uefa Conference League por fitoj dhe Super Kupën e Shqipëris ndaj Vllaznis, por me ecurinë jo të mirë gjatë 10-të javëve të para Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Martini kan shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Eduard Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen!

LEXO TE PLOTE