Connect with Us

Vdekja e 53-vjeçarit/ Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet akuzave të PD-së

Politikë

Vdekja e 53-vjeçarit/ Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet akuzave të PD-së

Publikuar

-

Vdekja e 53-vjeçarit/ Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet akuzave të PD-së

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të PD-së për humbjen e jetës së 53-vjeçarit nga Ndroqi, pas sorollatjes nëpër spitale pa marrë mjekim për gjendjen shëndetësore.

Burime zyrtare bënë me dije se Ministria e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura në strukturat spitalore për pacientin me inicialet Lutfi Çekiri, 53 vjeç, që ndërroi jetë në QSUT.

“Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron MSH./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

8 vjet nga inagurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha publikon foton dhe bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Publikuar

-

Nga

8 vjet nga inaugurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer pas në kohë, ndërsa kujton sot 8 vjetorin e inagurimit të portalit ‘E Albania’.

Teksa bën një rezyme të arrtijeve teknologjike në vend asokohe, si shtrirja e internetit në shkolla, hapja e pikave të internetit për qytetarët, autostarda dixhitale Tiranë – Prishtinë, rrjeti 3G, etj, Berisha falenderon të gjithë ata specialistë, zyrtarë e drejtues institucionesh që me përkushtim sollën Shqipërinë në moshën dixhitale.

Nje arritje historike!

Si sot 8 vjet me pare u inaugurua portali ‘E Albania’!Shqiperia qe ne shtator te vitit 2005 kishte penetrimin e internetit nder me te ultit ne bote vetem 4,8%. Ne zbatim te platformes Shqiperia dixhitale arriti te shenoje nder rritjet me te shpejta ne bote per penetrimin e internetit.

Ne vitin 2011 ky penetrim arriti ne 63% fare afer mesatares europiane. Ne kete kuader u realizua shtrirja e internetit ne te gjitha shkollat e vendit. Nga gjithsej 950 kompjuter qe kishte ne tere sistemin arsimor, u krijuan kabinetet e informatikes ne 2000 shkolla te vendit me rreth 25000 mije kompjuter, u ndertua autostarda dixhitale Titane – Prishtine, u ul me mbi 10 here cmimi i internetit, u hapen 1250 pika per internet falas per qytetaret, u dixhitalizuan nje seri sherbimesh si tatimet, doganat, hipoteka, u perdor firma dixhitale dhe u vendos sistem i e-qeverise.

Shqiperia do te ishte vendi i pare ne bote qe do vendoste sistemin e prokurimit elektronik te çertifikuar dhe nga OKB. Kurora e suksesit ne platformen Shqiperia dixhitale ishte dixhitalizimi dhe ofrimi online e sherbimeve qeveritare per qytetaret qe kulmoi me inaugurimin si sot 8 vjet me pare i portalit ‘e albania’.

Progres i jashtezakoneshem u arrit ne telefonine celulare, u ulen me disa here cmimet per bisedat, nga 38% qe ishte perdorimi i saj arriti ne 187%, u licencua dhe instalua rrjeti 3G dhe u vendos kuadri per rrjetin 4G etj.

Nje nderim per te gjitha ata specialiste, zyrtare, drejtues institucionesh, qeveritare qe me pasionin dhe perkushtimin e tyre sollen Shqiperine ne moshen dixhitale. sb

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme në duart e një Koloneli/Kush është Dritan Demiraj

LEXO EDHE:  Ristani e thotë troç/ “Po të ishim edhe njëherë bashkë me Patozin e Topallin do i bënim mirë PD-së”

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE