Connect with Us

Trump vs Biden/ Kush e fitoi debatin, dhe çdo të thotë kjo për zgjedhjet e 3 Nëntorit

Blog

Trump vs Biden/ Kush e fitoi debatin, dhe çdo të thotë kjo për zgjedhjet e 3 Nëntorit

Publikuar

-

Trump vs Biden/ Kush e fitoi debatin, dhe çdo të thotë kjo për zgjedhjet e 3 Nëntorit

Nga Doug Schoen “Fox News”

Në debatin e dytë dhe të fundit presidencial të së enjtes mbrëma, amerikanët panë një diskutim shumë më pak të vrazhdë, më koherent dhe më përmbajtësor. Pra më normal sesa debati i parë që u zhvillua 3 javë më parë.

Thënë këtë, një gjë është e sigurt se polemika 96-minutëshe midis presidentit Trump dhe ish-zëvendëspresidentit Xho Bajden, nuk do ta ndryshojë në thelb garën presidenciale. Mbi 48 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, dhe pak njerëz mbeten të pavendosur.
Gjithsesi, sipas mendimit tim, performanca e presidentit Trump ishte e kujdesshme, plot me mesazhe dhe e kontrolluar. Kështu, çdo votues i pavendosur, apo votues i orientuar drejt republikanëve, që mund të jetë ndjerë i dekurajuar nga debati i parë kaotik i presidentit, performanca e Trumpit të enjten mbrëma, do të jetë ndjerë i sigurt, madje disa mund të kenë vendosur të hedhin votën në favor të presidentit.

Për më tepër, performanca e Trump, përforcon një argument që unë e kam parashtruar në një shkrim të mëhershëm po në Fox News:që Bajden është përpara në sondazhe, por fitorja e tij nuk është një përfundim i sigurtë tashmë.

Dhe janë të gjitha mundësitë që Trump të kthejë fatin e garës, që të kujton fitoren e tij të famshme në vitin 2016. Gjatë debatit, Bajden ruajti vetëm pjesën e tij të mbështetësve,

dhe performanca e tij nuk ka të ngjarë të shkurajojë asnjë votues tjetër, ose të ndikojë në vendimin e tij se për kë do të votojë.

Nga ana tjetër, me kalimin e minutave, performanca e Bajdenit u zbeh dalëngadalë. Ai  e pati shumë të vështitrë të jepte përgjigje koherente ndaj pyetjeve të shpeshta të Trump në lidhje me tema të diskutueshme – si për shembull marrja e fondeve nga burimet ruse – përveçse duke mohuar vazhdimisht çdo gjë, dhe u rikthyer tek akuzat kundër Trump.

Më tej, Bajden bëri një numër gafash gjatë gjithë debatit, përfshirë një referencë të gabuar të Hitlerit që habiti dhe ekspertët. “Të kesh një marrëdhënie të mirë me udhëheqësit e vendeve të tjera, është një gjë e mirë”- tha Trump për marrëdhënien e tij me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Biden u kundërpërgjigj:”Kjo është si të thuash që ne kemi pasur një marrëdhënie të mirë me Hitlerin, para se ai të pushtonte Evropën”. Për më tepër, kjo ishte një shenjë e qartë se ish zëvendëspresidenti po ndihej gjithnjë e më në siklet, Bajden e kontrollonte vazhdimisht orën në 15 minutat e fundit të debatit, në një mënyrë që shumicës së amerikanëve të moshuar u kujtonte presidentin Xhorxh W.Bush gjatë debatit të tij të vitit 1992 me sfidantin Bill Klinton, që në ato zgjedhje e mposhti Bushin.

LEXO EDHE:  SHBA, festat rrisin shqetësimin për rritje të numrit të infeksioneve

Trump e akuzoi Bajdenin si një politikan në karrierë, që ka qenë në Uashington për 5 dekada, pa arritur të bëjë reforma domethënëse në çështje të tilla si emigrimi. “Vetëm llafe, por asnjë veprim me këta politikanë. Pse nuk e realizove? Kishit tetë vjet në dispozicion”- i tha Trump Bajdenit.

Për sa i përket pikave të forta të kandidatit demokrat, ashtu si në debatet e mëparshme, momenti më i mirë i tij ishte gjatë diskutimit mbi pandeminë e koronavirusit. Duke u përballur me një Trump më të qetë dhe më pak impulsiv, Bajden ishte në gjendje ta bënte pandeminë si kauzën kryesore të garës së tij:sipas tij këto zgjedhje le të ishin një referendum mbi udhëheqjen e dështuar të Trump përballë pandemisë.

“Nëse nuk dëgjoni asgjë tjetër, unë ju them sonte dëgjoni këtë:kushdo që është përgjegjës, duke mos marrë përgjegjësi, dhe duke thënë “Unë nuk marr asnjë përgjegjësi”, kushdo që është përgjegjës për kaq shumë vdekje, nuk duhet të mbetet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”- tha Bajden.

Pandemia ka marrë jetën e më shumë se 222.000 amerikanëve, dhe më shumë se 8.3 milionë amerikanë janë infektuar zyrtarisht nga koronavirusi. Një plus tjetër për Bajdenin, ishte fakti, që ish zëvendëspresidenti shmangu me sukses një diskutim të gjatë në lidhje me kontaktet e dyshimta të djalit të tij Hanter në Ukrainë dhe Kinë, në funksion të bizneseve që ka.

Mohimi i drejtpërdrejtë i Bajdenit ndaj çdo sjellje të gabuar apo të papërshtatshme, e pengoi Trumpin që të lidhte Xho Bajdenin me aktivitetet e të birit, në një mënyrë që mund ta ndihmonte politikisht presidentin.

Gjithsesi, sipas mendimit tim, performanca e Trump ishte sipas të gjitha parametrave më e fortë se ajo e Bajdenit, dhe u tregoi votuesve se presidenti është ende në garë./Përshtati në shqip CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Vaksinimi dhe të drejtat e njeriut

Publikuar

-

Nga

Nga Nikos Mouzelis “To Vima”

Në shkencat shoqërore nuk ka asnjë lloj universaliteti për sa i përket njohurive. Asnjë teori që injoron kuadrin social nuk është bindëse. Çdo përgjithësim që e injoron atë kornizë është i zakonshëm. Do të përpiqem ta sqaroj këtë pozicion duke përdorur si shembull vaksinimin kundër Covid-19.

Kudo, qytetarët që arsyetojnë e konsiderojnë pandeminë si “armik të padukshëm”, që rrezikon shëndetin e të gjithëve. Në shumicën e rasteve, prekja nga virusi Covid-19 të çon drejt vdekjes. Pra me fjalë të tjera, është një situatë emergjente e krahasueshme me luftën, një gjendje në të cilën disa të drejta kufizohen ose shfuqizohen.

Për shembull, kur një vend shkatërrohet ose nënshtrohet nga një vend i huaj, reagimi është një mobilizim i përgjithshëm, në të cilin të gjithë individët që kanë të drejtë të shërbejnë, rekrutohen nga ushtria për të shkuar në luftë.

Në Greqi, një segment i madh i popullsisë beson se ka të drejtë të mos vaksinohet, disa për shkak të frikës së tepruar nga efektet e mundshme anësore të vaksinave, ca të tjerë për shkak të mos-informimit të duhur, disa pasi urrejnë të mësuarit, dhe të tjerët janë viktima të teorive të konspiracionit.

Qeveria greke e Demokracisë së Re, ka zgjedhur zbatimin e një strategjie të bindjes. Ajo madje toleroi edhe mjekët dhe punonjësit e sistemin shëndetësor të mos e merrnin vaksinën kundër SARS-Co-V-2 në rast se nuk dëshironin. Një vaksinim i detyrueshëm u pa si shkelje e së drejtës së çdo qytetari për ta refuzuar atë.

Siç u shpreh kryeministri Kiriakos Micotaqis:“Unë nuk mund të detyroj askënd që të vaksinohet”. Por kjo qasje çoi në rritje të rasteve të reja me Covid-19 dhe nëmë shumë vdekje. Pas disa muajsh vonese, qeveria vendosi të miratojë vaksinimin e detyrueshëm për mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor si dhe për punonjësit në azilet e pleqve.

Por kjo masë u vendos me vonesë, dhe nuk mjafton. Natyrisht, e njëjta çështje ka shqetësuar shumicën e vendeve në botën perëndimore. Disa vende si Italia dhe më pas Franca, ndërmorën më herët iniciativa të ngjashme. Disa njerëz thanë se vaksinimi i detyrueshëm është antikushtetues.

Të tjerët nuk u pajtuan me këtë ide. Fatmirësisht, Këshilli i Shtetit vendosi kohët e fundit që për shkak të interesit publik, për kategori të caktuara punonjësish (ata të kujdesit shëndetësor, të arsimit,transportin publik e kështu me radhë) vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm.

LEXO EDHE:  Gati një tjetër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë/ Grenell kërcënon me tërheqje të SHBA

LEXO EDHE:  “Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi rendit dy objektivat kyçe të Bindjes Demokratike

Nën një vendim gjithëpërfshirës, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, vendosi se vaksinimi i detyrueshëm i popullatës nuk e shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përkundër gjithë kësaj, për momentin një politikë radikale për vaksinimin e të gjithëve nuk është ende duke u diskutuar seriozisht.

Kjo demonstron shkallën në të cilën e drejta për të mos u vaksinuar konsiderohet ende si e paprekshme. Por nga ana tjetër,ky qëndrim i heq të drejtën një qytetari të vaksinuar për të mbrojtur shëndetin e tij nga njerëzit e pa vaksinuar, të cilët janë indiferentë ndaj pasojave të rënda të sjelljes së tyre.

Sikurse e tha dikur filozofi gjerman Emanuel Kant, liria e një personi mbaron atje ku fillon liria e një individi tjetër. Për më tepër, nëse marrim parasysh se mos-vaksinimi e zvogëlon mundësinë e arritjes së imunitetit të tufës, në një kohë që virusi po riprodhohet dhe po pëson mutacione, e drejta për të mos u vaksinuar është e paarsyeshme.

Me fjalë të tjera, në këtë rast nuk është çështje e së drejtës, por më tepër është detyrë morale e çdo qytetari për t’u vaksinuar. Prandaj, mungesa e vaksinimit të detyrueshëm është ose rezultat i kostos politike që qeveritë nuk duan ta mbajnë mbi shpinë(në Greqi dhe në vendet e tjera të botës perëndimore), ose buron nga një pikëpamje e ngulitur sipas së cilës të drejtat në shoqëritë moderne janë të pakushtëzuara, ose që të dyja bashkë.

Nuk ka asnjë dyshim se çështjet e ndërgjegjes janë komplekse. Gjithsesi, siç sugjerova në fillim të këtij shkrimi, asnjë akt shoqëror nuk mund të kuptohet jashtë kornizës në të cilën zhvillohet. Pandemia aktuale është një situatë emergjente, në të cilën liria e skeptikëve apo e refuzuesve të vaksinave, është një veprim kundër jetës së të gjithë të tjerëve. Kjo gjë nuk mund të tolerohet.

Shënim: Nikos Mouzelis është profesor i sociologjisë në Shkollën Ekonomike të Londrës./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Sundimi i Erdogan në Turqi po fillon të dobësohet

Publikuar

-

Nga

Kush do ta pasojë Erdoganin në drejtimin e Turqisë?

Nga David Gardner “The Financial Times”

Presidenti i plotfuqishëm i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan,u detyrua javën e kaluar të merrte një kthesë që zbuloi cënueshmërinë e tij politike. Ai shkarkoi nga detyra Melih Bulu, një militant partiak të cilin ai e imponoi në janar të këtij viti si rektor të Universitetit prestigjioz Bogaziçi në Stamboll.

Kundërshtarët e Erdogan organizuan 6 muaj protesta në kampusin e universitetit, të cilat bënë jehonë në të gjithë vendin për lëvizjen masive më të qëndrueshme, që nga rebelimi qytetar që përfshiu Turqinë urbane dhe bregdetare në mesin e vitit 2013.

Që nga ajo kohë, Erdogan ka lëvizur me vendosmëri drejt një sundimi autoritar, duke e zëvendësuar sistemin parlamentar të Turqisë me një presidencë të stilit rus, dhe duke uzurpuar institucione si gjyqësori, akademia dhe media.

Për më tepër, që nga përpjekja për grusht shteti 5 vjet më parë, ai i ka përdorur kompetencat emergjente për të larguar nga puna më shumë se 100.000 njerëz dhe arrestuar shumë të tjerë. Por ai nuk ia ka dalë të nënshtrojë gjysmën e popullsisë turke që e kundërshton ndërhyrjen e tij në hapësirën e tyre personale dhe politike, përmes unionit nacionalisto-populist të partisë së tij neo-islamike për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe Lëvizjes Nacionaliste të ekstremit të djathtë (MHP).

Emërimi i Bulu u cilësua si një fyerje e rëndë nga akademikët dhe studentët e Bogaziçi, universiteti më i rëndësishëm dhe më laik në Turqi, që u themelua nga misionarët protestantë amerikanë që në shekullin XIX-të.

Erdogan e ka zgjeruar ndërhyrjen e tij në arsimin e lartë, duke trefishuar numrin e universiteteve në 2 dekadat e fundit, duke siguruar sasi por jo cilësi. I mësuar t`i zgjidhte vetë rektorët, Bogaziçi refuzoi të pranonte në krye një akademik mediokër, të akuzuar për plagjiaturë dhe i paaftë për t’u zgjedhur si deputet i AKP në vitin 2015.

Lëvizja kundër Bulu dhe në mbrojtje të lirisë akademike nuk pranoi të tërhiqet, edhe pse mbështetësit e saj u etiketuan si “terroristë” dhe “devijantë të LGBT” nga Sulejman Sojlu, ministri i Brendshëm i Erdogan. Është shumë shpejt për të shpallur këtë fitore.

Për shembull, pati shumë thirrje entuziaste të opozitës, kur Erdogan shkarkoi dhëndrin e tij Berat Albajrak nga posti i Ministrit të Financave nëntorin e vitit të kaluar. Por që nga ajo kohë, ky i fundit ika sulmuar menaxherët më ortodoksë dhe kompetentë të ekonomisë së Turqisë.

Shkarkimi i Bulu, të cilin edhe Erdogan e pa si një figurë të papërshtatshme, mund të jetë më shumë një tërheqje taktike, për ta bërë presidentin hakmarrës në frontet e tjera. Kur një luftëtar politik si Erdogan detyrohet të tërhiqet nga diku, duhet parë gjithmonë me kujdes kundërpërgjigja.

Megjithatë, ky rast që flet për një gjykim të dobët të udhëheqësit, është pjesë e një brishtësie më të gjerë të regjimit të tij. AKP, një nga partitë më të suksesshme në pushtet në kohët moderne, që ka triumfuar në më shumë se 6 gara elektorale, është dobësuar shumë. Erdogan i ka dëbuar ish-miqtë dhe bashkëthemeluesit e partisë, duke preferuar rreth vetes një oborr neo-sulltanor servilësh që i tregojnë atë që dëshiron të dëgjojë.

LEXO EDHE:  SHBA, festat rrisin shqetësimin për rritje të numrit të infeksioneve

Në zgjedhjet lokale të vitit 2019, ai humbi Stambollin, qytetin ku nisi karrierën e tij politike si kryebashkiak, dhe që ka qenë gjithmonë në zemër të mistikës së tij, por edhe në kryeqytetin Ankara dhe shumicën e qyteteve të mëdha turke.

LEXO EDHE:  “Do i pres duart kush prek zgjedhjet”/ Ulsi Manja i përgjigjet Metës: Nise një herë nga partia jote

Këto shenja të rënies politike, janë forcuar edhe nga rënia e AKP-së në sondazhe. Partia është braktisur nga zonat elektorale, që tërhiqen më shumë nga zgjerimi i prosperitetit sesa ngushtimi i alternativave ideologjike.

Modeli i rritjes ekonomike të Erdogan, i bazuar tek kreditë e lira, konsumi dhe ndërtimi, kishte nisur të dështonte që para pandemisë. Ose më saktë për shkak të dështimit të Albajrak për të mbrojtur lirën turke, pavarësisht djegies së më shumë se 100 miliardë dollarëve në rezerva.

Këto dështime janë një lajm i mirë për një opozitë të fragmentuar dhe ende të pavendosur se si do të garojë në zgjedhjet e pritshme parlamentare të vitit 2023. Po ashtu, pohimet dhe zbulimet befasuese nga gangsteri turk në arrati Sedat Peker, një ish-simpatizant i AKP-së po i dëmtojnë akoma më shumë pozitat e Erdogan.

Për më tepër, përtej linjave ideologjike dhe kulturore, shumë gra në Turqi janë indinjuar nga tërheqja e Erdoganit nga Konventa e Stambollit e vitit 2011 për të parandaluar dhunën ndaj tyre, dokument që Turqia e nënshkroi e para.

Tekat e tij autokratike kanë grumbulluar shumë forca kundër tij. Jo vetëm Partia Republikane e Popullit (CHP) e Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të republikës, të cilën Erdogan e cilësonte si një opozitë të dobët.

Por ai ka kundër edhe ish-aleatët e tij si ish-kryeministri Ahmet Davutoglu, ish-presidenti Abdullah Gyl, dhe ish-Ministri i Ekonomisë Ali Babaçan. Ata kanë themeluar parti të reja, të cilat të vetme nuk mund të fitojnë, por mund t’i heqin votat AKP duke ia shtuar çdo lloj koalicioni kundër Erdogan.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, nga radhët e CHP por me një profil të ngjashëm me atë të Erdogan, ndërtoi me sukses një koalicion të gjerë kundër AKP, duke treguar se Erdogan mund të ndalet. Presidenti po udhëheq një fushatë gjyqësore për të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Demokratike të Popujve (HDP), një koalicion i majtë pro-kurd që është partia e tretë më e madhe e Turqisë.

Ai tashmë ka burgosur shumë nga udhëheqësit e kësaj partie, deputetë, kryetarë bashkish dhe aktivistë, duke e quajtur atë një aleate të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që ka luftuar kundër Ankarasë për më shumë se 3 dekada.

Duke e trajtuar HDP-në si një organizatë terroriste, AKP shpreson që të rifitojë votuesit konservatorë kurdë që e mbështesnin atë dikur. Oportunizmi i Erdogan ka qenë shpesh efektiv për të. Por shumë njerëz në Turqi mendojnë se talenti i tij i padyshimtë nuk pi më ujë, dhe fati i tij mund të jetë duke mbaruar./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Droga, sekreti i ushtarëve nazistë që në pak muaj pushtuan gjithë Europën

Publikuar

-

Nga

Droga, sekreti i ushtarëve nazistë që në pak muaj pushtuan gjithë Europën

Adolf  Hitleri kishte një ushtri nazistësh të droguar, të cilët ishin në gjendje të qëndronin zgjuar për ditë me radhë dhe të përparonin me shpejtësi dhe brutalitet në të gjithë Evropën. Në vitin 1940, trupat e diktatorit nazist po përgatiteshin për të sulmuar Francën përmes zonës malore të Ardeneve.

Brenda vetëm disa javësh, Vehrmahti në dukje i pandalshëm arriti të pushtojë kryeqytetin francez, Paris, pasi i kishte dërrmuar më herët njësitë e ushtrisë franceze, përmes taktikave  tëe tij tyre të Blitzkrieg (Sulmit të Rrufeshëm).

Strategjia mbështetej në përparimin e pandalshëm në terren, bombardimet ajrore dhe tanket e shpejta, Pancerat. Gjithsesi, trupat gjermane kishin në atë luftë edhe një “as” tjetër në mëngë, sasi të bollshme të lëndëve narkotike.

Në vitin 1938, industria farmaceutike gjermane filloi që të prodhonte sasi të mëdha të pervitinës së metamfetaminës, që ishte në thelb një version i mëparshëm i metamfetaminës kristalore. Ato u shpërndanë në të gjithë vendin, dhe më vonë edhe tek forcat e armatosura gjermane.

Anëtarët e forcave ajrore i cilësonin pilulat narkotike si “kripa e pilotit”. Ndërkohë vetë Adolf Hitleri merrte rregullisht injeksione me metamfetaminë. Para pushtimit të Francës, ushtarët  u këshilluan të merrnin nga një tabletë në ditë, teksa një “dekret stimulues” iu dërgua mjekëve të ushtrisë.

Norman Ohler, që ka shkuar librin “Blitzed:Droga në Gjermaninë naziste”, shprehet për britaniken “The Guardian”:“Pushtimi i Francës u bë i mundur vetëm falë përdorimit masiv të drogës nga ushtria gjermane. Asnjë drogë, asnjë pushtim!”.

Kur Hitleri dëgjoi mbi planin për të pushtuar Francës përmes Ardeneve, u entuziazmua shumë dhe kërkoi zbatimin sa më shpejtë të tij. Por komanda e lartë e ushtrisë i tha:Ky plan nuk mund të zbatohet në këtë mënyrë, natën ne duhet të pushojmë, kundërshtarët do të tërhiqen, dhe ne do të mbetemi të ngujuar në male”.

Por më pas u lëshua “dekreti stimulues”, dhe kjo u dha mundësi ushtarëve të qëndronin zgjuar për 3 ditë dhe 3 net me radhë. “Gjenerali nazist Ervin Romel dhe të gjithë ata komandantët e tankeve e përdornin masivisht drogën. Dhe pa tanket Pancer, gjermanët nuk do të kishin fituar dot atë betejë”-thekson Ohler.

LEXO EDHE:  Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia

Në total, 35 milion doza droge u siguruan vetëm për fushatën ushtarake në Francë. Në vitin 1941, lënda narkotike u shpall e jashtëligjshme në Gjermani midis popullsisë civile. Por shpërndarja e saj midis trupave vazhdoi rregullisht.

LEXO EDHE:  Padia e Berishës ndaj Blinken/ Analisti ngre pikëpyetje: Veprim kurajoz! Ka diçka në këtë mes

Kur nazistët filluan që të humbnin terren në vitin 1944, dr.Gerhard Orzeçovski filloi që të punonte mbi një çamçakëz super-të fortë më përmbajtje kokaine. Anëtarët e Rinisë Hitleriane u dërguan në det me mini-nëndetëse me dozat e drogës me vete.

Ata ishin pjesë e një plani për të inspektuar grykëderdhjen e lumit Tamiz në Angli, lidhur me mundësinë e një zbarkimi atje.  Por shumë prej tyre pësuan kriza mendore për shkak të izolimit dhe privimit nga gjumi.

Historiani Ohler thekson:“Ajo ishte një situatë jo reale. Nuk ishte ai realiteti që shihnin nazistët. Por nëse lufton me një armik më të madh se sa vetja, nuk është se ke zgjidhje tjetër. Në ato kushte të duhet ta tejkalosh forcën që ke. Kjo është arsyeja pse terroristët përdorin bombarduesit vetëvrasës. Është një armë e padrejtë, por ata nuk kanë zgjidhje tjetër!”.

Në vitin 1945, fabrika që prodhonte drogën pervitin u bombardua nga aleatët, dhe kjo solli rënien e konsumit të drogës nga nazistët. Gjatë luftës, edhe trupat aleate përdorën amfetaminën për të qëndruar zgjuar sa më gjatë.

Njëkohësisht ata u mbështetën edhe tek simulanti benzedrin. Nga vjeshta e vitit 1941 dhe deri në dimrin e vitit 1944, përdorimi i drogës nga Adolf Hitleri ishte rritur në mënyrë dramatike falë mjekut të tij personal dr.Todor Morel.

Nga fundi i jetës së tij, diktatori nazist u bë i ndërvarur nga opiatet, dhe dridhjet e trupit nisën të përkeqësohen, gjë që nxiti spekulimet se ai mund të ketë vuajtur nga simptomat e varësisë nga droga. Më 30 prill 1945, Hitleri gëlltiti një kapsulë me cianid, dhe e qëlloi veten në kokë me pistoletë në një bunker nëntokësor në Berlin, teksa forcat Aleate po i afroheshin rezidencës./ Dailystar.co.uk-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE