Connect with Us

Të shtëna me armë në Vlorë/ Ka të plagosur

Kronika

Të shtëna me armë në Vlorë/ Ka të plagosur

Publikuar

-

Të shtëna me armë raportohen mbrëmjen e sotme nga Vlora.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në zonën e Triportit në Vlorë. Ndërkohë nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje dhe as detaje të tjera.

Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e detajeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen mbi 21 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Publikuar

-

Nga

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjobiten 688 persona që lëvizin pa maska/ Policia apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Gjobiten 688 persona që lëvizin pa maska/ Policia apel qytetarëve

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 688 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 556 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse. Për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 132 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

LEXO EDHE:  Atentati në Shkodër/ Hetimi zbulon lendën shpërthyese dhe detaje të tjera   

LEXO EDHE:  Përmbyset automjeti në mes të rrugës/ Dy të plagosur

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga në Lushnje dhe përfundon në kanal/ Plagosen tre persona

Publikuar

-

Nga

Makina del nga rruga në Lushnje dhe përfundon në kanal/ Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Bishti i Zhurit- Çermë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Mësohet se një automjet tip “BMW X5” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në llamarinat e një barake anës rrugës.

Si pasojë e aksidenti kanë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Tre personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Lushnjës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Aksident rrugor në zonën e Ujit të Ftohtë, plagosen 2 persona

LEXO EDHE:  Tronditet kryeqyteti/ Një i vrarë dhe një i plagosur

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave./CNA.al

LEXO TE PLOTE