Connect with Us

“Superiorja fillon javën tjetër”, Gjici bën llogaritë: Kukësi për titull kampion

Sport

“Superiorja fillon javën tjetër”, Gjici bën llogaritë: Kukësi për titull kampion

Publikuar

-

Safet Gjici ka dhënë mendimin e tij sa i përket situatës së fundit që po përjeton futbolli shqiptar. Megjithëse duket shumë pranë zgjidhjes së problemit mes Ligës dhe Qeverisë, ende nuk është dhënë përgjigja përfundimtare që do të sillte njëkohësisht edhe një datë zyrtare për rinisjen e Superiores.

I pranishëm në “Fan Zone” që transmetohet në “Supersport”, presidenti i Kukësit është shprehur se kampionati do të fillojë në javën e ardhshme. Ndërsa duke bërë llogaritë e këtij sezoni të ri edhe njëherë tjetër për verilindorët vendoset objektivi për të synuar titullin kampion.

“Nuk ka rëndësi se kush takohet për zgjidhjen e problemit. Me sa di unë, Duka nuk ka qenë pro bojkotit. Të shkonte Kokëdhima të takonte kryeministrin!? Mendoj se takimi ishte i vlefshëm dhe futbolli do të rikthehet shpejt. Besoj se duhet të presim edhe pak dhe qeveria do të vendosë. Këto gjëra nuk bëhen aq shpejt. Nuk bëhet zgjidhja me një takim. Edhe qeveria i ka ekspertët e vet. Mendoj se takimi mes Dukës dhe Ramës ishte për zgjidhjen e kërkesave. Tani janë vetëm detaje teknike për t’u hedhur në letër.

Nisja e Superiores? Besoj që javën tjetër do të fillojë kampionati. Ky është mendimi im. Them se është humbje e madhe të vazhdojë bojkoti. Është dhënë një premtim nga qeveria. Gjërat kanë evoluar dhe besoj se nuk bëhet shaka me këtë takimin e fundit. Sezoni i ri? Në letër shikojmë se Kukësi tani është shumë herë më i mirë sesa ka qenë më përpara. Kukësi nuk e ndryshon objektivin e vet, që është titulli kampion”, u shpreh Gjici. /

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Stefi Prifti poston këngën e Maradonës dhe bën mesazhin prekës për humbjen e legjendës

Publikuar

-

Nga

Humbja e Diego Maradonës ka pikëlluar sot gjithë botë. Reagimet kanë qenë me miliarda, teksa i madh e i vogël i kanë dhënë lamtumirë legjendës të futbollit argjentinas. Disa vargje të ndjera ka postuar edhe Stefi Prifti, të cilat i ka shoqëruar me një këngë që vëllezërit korçarë kanë kënduar për Maradonën disa vite më parë.

Stefi shkruan:

“Sa pashe lajmin e trishte te largimit nga jeta te legjendes, Maradona 🙏 Nuk e di! Gjate ketyre muajve ka pasur shume humbje jetesh dhe vazhimisht trishtohemi dhe ndoshta na rrjedh edhe nje pike lot..! Por, ky njeri, si lojtar i futbollit ishte i pazakonte! Vite me pare une dhe Endri, ne bashkepunim me poetin Pandi Laco dhe orkestruesin Gent Myftaraj realizuam dhe interpretuam ne Kenget e Shekullit te muzikes latine kete kenge, dedikuar legjendes Diego Maradona. Ne ate kohe une e perjetova shume fort kete kenge, duke e lidhur ne koshiencen time edhe me ne (degjoni tekstin me vemendje), por… kenga nuk pati impaktin e pritur nga ne..! Ndoshta, si nje dedikim per kete humbje te madhe te futbollit boteror do gjeje vendin e duhur ne kete dite te hidhur per gjithe sportdashesit RIP per kete talent te madh.” / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Interi merr goditjen e rëndë nga Reali, bindin kampionët e Bajernit. Atalanta shtang Liverpulin

Publikuar

-

Nga

U luajtën në orën 21:00, gjashtë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve ku nuk munguan surprizat. Padyshim që vëmendja ishte te kryendeshja mes Interit dhe Realit të Madridit, ku triumfoi skuadra e Zidanit me rezultatin 0-2.

Me këtë disfatë, interistëve do t’iu duhet një mrekulli në ndeshjet pasardhëse për të siguruar kualifikimin. Ndërkohë në sfidat e tjera. Atalanta e Gjimshitit shtangu Liverpulin në “Anfield” duke e mposhtur 0-2, teksa kampionët e Bajernit bënë detyrën në shtëpi ndaj Salcburgut.

Fitore bindëse edhe për Ajaksin dhe Porton. Sfida e vetme që përfundoi në barazim ishte ajo mes Atletikos së Madridit dhe Lokomotivës së Moskës.

REZULTATET: 

INTER-REAL MADRID 0-2

Hazard 7′ (p), Rodrigo 58′

BAJERN MYNIH-SALZBURG 3-1

Levandovski 43′ , Vober 52′ (autogol), Sane 68′ / Berisha 73′

ATLETIKO MADRID-LOKOMOTIVA MOSKA 0-0

AJAKS-MIDTJULAND 3-1

Gravenberç 47′ , Mazraui 49′, Neres 64′ / Mabil 81′ 

LIVERPUL-ATALANTA 0-2
Iliçiç 60′, Gosens 64′

MARSEJË-PORTO 0-2

Sanusi 39′ , Serxhio Olivera 72′ 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Ngjarja e dhimbshme/ Si e mori vesh djali i Maradonës vdekjen e të atit

Publikuar

-

Nga

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë sot në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Lajmin tronditës për vdekjen e babait të tij, djali i Maradonës, Diego JR e ka marrë nga një telefonatë e një media që dëshironin prononcimin e tij për këtë lajm.

Këtë deklaratë e ka thënë gazetari i njohur Tankredi Palmeri: “Fatëkeqësisht një televizion e telefonoi atë për të marrë një reagim dhe kjo ishte mënyra se si Diego JR e kuptoi se babai i tij ka vdekur”, përfundoi Palmeri.

LEXO TE PLOTE