LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi në SHBA: Ky ilaç ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

25 Tetor 2020, 09:32, Lifestyle CNA
Studimi në SHBA: Ky ilaç ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, qindra fakultete dhe siptale filluan të bëjnë studime për ilaçet që mund të kurojnë Covid-19.

Fakulteti i Mjekësisë së Merilendit në SHBA ka bërë një studim të cilin e ka publikuar në revistën ?Anesthesia & Analgesia?.

Sipas studimit, një dozë e vogël dhe e përditshme aspirine ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës dhe mund të ulë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi të pacientëve që janë të shtruar në spital.

?Gjetjet tona duhet të konfirmohen nga testet klinike dhe nëse konfirmohen do ta bënin aspirinën ilaçin e parë që shitet kudo që ul vdekshmërinë e pacientëve me Covid-19?, tha udhëheqësi i studimit, Jonathan Chow.

Ndërkohë, studiuesit shkencorë amerikanë deklarojnë se aspirina e ul me 44% rrezikun e vdekjes së pacientit të infektuar që është lidhur me respirator./ CNA.al

Lajmet e fundit nga