Connect with Us

Sondazhi i OKB/ Shqiptarët më pesimistë se bota

Lajme

Sondazhi i OKB/ Shqiptarët më pesimistë se bota

Publikuar

-

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 75-vjetorit të OKB-së.

Pyetjes “Në tërësi, a mendoni se njerëzit në 2045 do të jenë më mirë, më keq, ose njësoj në krahasim me atë që janë sot?”, 46% e shqiptarëve i janë përgjigjur më keq. Kjo përqindje është më e lartë sesa mesatarja globale, ku 32% e të anketuarve në rang global i janë përgjigjur që mendojnë të jenë më keq.

37% e shqiptarëve janë përgjigjur që mendojnë se njerëzit do të jenë më mirë, përkundrejt gati 49% e mesatares globale.

17% e shqiptarëve mendojnë se do të jetë njësoj, e përafërt me mesataren globale prej 19%.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, tha Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në ditën e Diskutimit me të Rinjtë me temë “Është OKB-ja ime”.

Pandemia e COVID-19 na ka prekur të gjithëve, kudo. Një prej grupeve më të prekura nga pandemia është padyshim rinia. Nuk e kam fjalën vetëm për pamundësinë për të pasur më shumë pjesëmarrës këtu me ne sot. E kam fjalën për arsimin, angazhimin e komunitetit dhe punësimin. Disa nga ju mund edhe të kenë humbur njerëz të dashur që i janë nënshtruar pasojave të COVID-19. Ndoshta edhe ju, ashtu si rreth 90% e studentëve në të gjithë botën, po përballeni me ndërprerje të arsimimit. Mund të ndiheni të lodhur nëse po kërkoni punë në këto kohëra.

Megjithatë, unë do t’ju lutesha të mos e humbni shpresën dhe të mos zhgënjeheni. Mos e lejoni këtë epidemi t’ju shkëpusë nga objektivat tuaja për një të ardhme më të ndritur. Mos harroni se 75 vjet më parë, në një moment mosbesimi dhe dëshpërimi, vizionarët u mblodhën për të krijuar Kombet e Bashkuara. E ne do të ringrihemi sërish, edhe kësaj radhe, madje më të fortë. Për ta bërë këtë, na duhet të angazhohemi që të gjithë plotësisht”, tha ajo.

LEXO EDHE:  U kapën me 3 milion euro drogë/ Arrestohet 3 shqiptarë në Itali

Më herët këtë vit, Kombet e Bashkuara nisën një bashkëbisedim global mbi të ardhmen e botës. Dialogu UN75 u kërkoi të gjithëve të ndajnë idetë e tyre se si OKB-ja mund të shërbejë më mirë në të ardhmen. “Më vjen mirë të raportoj se më shumë se 6500 vetë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë dhe ndanë pikëpamjet e tyre”, tha znj.McCluney.

Nga ky dialog dolën përparësi të qarta për të ardhmen që duam. Ajo ka ndarë disa rezultate të këtij sondazhi:

Të pyetur: Çfarë duhet të shohë me prioritet komuniteti ndërkombëtar për një rikuperim më të mirë nga pandemia?
o 35% u përgjigjën Të rimendohet ekonomia globale

o 33% u përgjigjën T’i jepet prioritet aksesit universal në kujdesin shëndetësor

kurse 30% Të investohet më shumë në programet e arsimit dhe rinisë

Pyetjes “Duke e parë në planin afatgjatë, nëse imagjinoni botën që dëshironi pas 25 vjetësh, cilat janë tre gjërat që do të donit të shihnit më shumë”

42% u përgjigjën Më shumë mundësi punësimi

36% u përgjigjën Më shumë mbrojtje mjedisore

Kurse 34% u përgjigjën Akses më të mirë në kujdes shëndetësor

45% e shqiptarëve mendojnë se njerëzit do të jenë më keq në 2045-ën.

Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, përfundoi Koordinatorja e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Psikologia: Ndryshimi i orës shkakton depresion dhe stres

Publikuar

-

Nga

Psikologia: Ndryshimi i orës shkakton depresion dhe stres

Psikologia e njohur, Eralba Zeneli, tregoi sot efektet negative që shkakton ndryshimi i orës.

Zeneli tha se shumë njerëz kanë probleme depresioni për shkak të ndryshimit të orës.

“Unë e kam shumë problem, nuk është zgjimi për ma por është pakësimi i ditës. E lidh pak a shumë me atë që mund të themi depresion sezonal. Ne këtë javë kemi dhe javën e shëndetit mendor dhe ndaj është bërë në këtë kohë, pasi ndryshon ora. Shumë kanë këtë problemin tim, se kur errësohet në 4 e gjysmë… Unë e lidh shumë me gëzimin, më ikën një pjesë gëzimin, pasi s’ka më diell”, u shpreh ajo në emisionin “Rudina”.

Sipas saj, ndryshimi i orës shkakton edhe më shumë stres dhe përtaci te qytetarët.

LEXO EDHE:  Vdekjet e parakohshme nga droga/ Zbulohen shifrat alarmante 

LEXO EDHE:  Vijon deportimi i shqiptarëve nga Gjermania

“Sipas orës tonë të brendshme biologjike që kemi, mund të sjellë depresion sezonal, mund të sjell përtaci, stres më shumë. Edhe për orën pranverore, ndodh e njëjta gjë, por kemi stinën e pranverës në mëngjes, ne kur zgjohemi në mëngjes dhe shohim akoma natë humbet një pjesë të energjisë”, theksoi psikologia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Nuk isha ministër atë ditë/ Arben Ahmetaj sqaron aksidentin me Mirel Mërtirin

Publikuar

-

Nga

Bilanci i rindërtimit/ Ahmetaj: Brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Debate të ashpra ka pasur sot në “Opinion” mes ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe panelit të gazetarëve, për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Gazetarët kanë pyetur Ahmetajn pse ndodhej në një makinë me Mirel Mërtirin, ditën kur janë përfshirë në një aksident rrugor.

“Kur fasim për një aksident duhet të kemi kujdes sepse mbi të gjitha duhet t’i referohemi të dhënave zyrtare. Unë mund të udhetoj të ha, të pi me shuëm biznesmenë. Personi që përmendni nuk është kontraktor dhe unë nuk bëj procedurë. Për më tepër nuk kam qenë ministër kur jam aksidentuar”, u shpreh Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Djali: Mungon vullneti i institucioneve për të vënë drejtësi

Publikuar

-

Nga

Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Djali: Mungon vullneti i institucioneve për të vënë drejtësi

Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, duke folur për zhdukjen e Remzi Hoxhës, deklaroi se rasti i babait të tij nuk është i komplikuar, por i thjeshtë.

Ardian Hoxha i ftuar në emisionin “Real Story” theksoi se për të zbardhur këtë ngjarje, mungon vullneti politik dhe institucional.

“Rasti i babait tim nuk është i komplikuar aspak, por i thjeshtë, por mungon vullneti politik dhe vullneti i institucioneve të drejtësisë që të merren siç duhet me këtë rast. Ne që kur ka ndodhur ngjarja, e kemi ditur si familje historinë. Nëntë persona e kanë marrë, sikur janë nga Kontrolli i Shtetit, kanë thënë se e po e marrin për verifikim personi, ia kanë vënë prangat dhe e kanë marrë.Rasti u denoncua në Komisariatin numër 3. Babanë tim e ka marrë SHIK-u. Që ditët e para ne kishim tre emra, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro. Janë munduar ta fshehin trupin e babait tim dhe kanë përdorur çdo mekanizëm, sepse kanë pasur nën kontroll edhe Prokurorinë, edhe gjykatat”, tha djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE