Connect with Us

Shpërthen COVIDI te klubi i Ajetit, infektohen 27 pjestarë të ekipit

Seria A

Shpërthen COVIDI te klubi i Ajetit, infektohen 27 pjestarë të ekipit

Publikuar

-

Klubi i Rexhianës ku bën pjesë futbollisti i Shqipërisë Arlind Ajeti po kalon një periudhë tepër delikate për shkak të koronavirusit.

Së fundmi, klubi italian njoftoi se janë identifikuar 16 raste të reja pozitive me COVID-19 në radhët e ekipit, duke e çuar numrin e të prekurve 27 në total.

Rexhiana nuk bën me dije emrat e personave të infektuar me koronavirus, por raportohet se 21 futbollistë dhe 6 pjesëtarë të stafit teknik (duke përfshirë trajnerin dhe asistentin e tij).

Për sa i përket axhendës së kampionatit, klubi do të marrë vendimet e duhura.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lajme të mira për Gattuson, dy mesfushorët mposhtin koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Humbja në Europa League përballë AZ Alkmaar, ka prishur disi qetësinë e Gennaro Gattusos, por gjithsesi trajneri i Napolit ka marrë lajme të mira mbrëmjen e djeshme, në prag të transfertës ndaj Beneventos.

Kjo pasi dy mesfushorët Eljif Elmas dhe Piotr Zielinski ia kanë dalë më në fund të mposhtin koronavirusin dhe nga dita e hënë mund t’i bashkohen grupit të futbollistëve të tjerë, për t’u stërvitur rregullisht nën urdhrat e Gattusos.

Tekniku napolitan nuk mund t’i ketë ata në dispozicion për transfertën e sotme ndaj Beneventos, pasi nuk është plotësuar dokumentacioni i nevojshëm mjekësor, por mund t’i përdorë duke nisur nga e enjtja në Europa League.

Dy futbollistët kanë rezultuar pozitivë në javën para ndeshjes me Juventusin dhe kanë qëndruar në izolim për më tepër se 20 ditë, megjithatë tani Gattuso mund të bazohet te një organikë e plotë për të përballuar angazhimet e ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Debutim, gol dhe paraqitje fantastike/ Marrash Kumbulla futbollisti i momentit në Itali

Publikuar

-

Nga

Një vit në Serinë A me Veronën i mjaf toi që pasi të merrte vëmendjen e të gjitha skuadrave më të mëdha të Europës, të transferohej në “Olimpico”, kryeqytetin italian. Një ndeshje i mjaftoi në Europa Ligë, për të bërë debutimin e ëndrrave: Goli i përmbysjes dhe fitores për Romën. Me Veronën, pati shënuar në fushën e Sampdorias, sërish në tetor, një vit më herët para se të merrte ftesë nga trajneri Edi Reja për të debutuar me Shqipërinë.

ME GOMONE – Marash Kumbulla është djali i një emigranti shqiptar, i cili shkoi në Itali me gomone nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Vetëm katër vite pasi shkoi në Itali, babai Lin u bë me djalë, të cilin e quajti Marash. Në Itali e njohin si Maks Kumbulla.

DEBUTIMI – Debutimi i Kumbullës në Serinë A erdhi në 25 gushtin e vitit 2019 kundër Bolonjës. Ndërsa me Romën, ndeshjen e parë e luajti më 27 shtator 2020, në barazimin 2-2 ndaj Juves, duke qenë në fushë titullar dhe deri në fund të takimit. Në Europa Ligë, ja del që të debutojë më 22 tetor, duke e bërë në mënyrën fantastike, me golin e përmbysjes ndaj Jang Bojs, duke i dhënë fitoren Romës.

SHQIPËRIA – Marash Kumbulla ka shtetësi italiane dhe shqiptare. Zgjodhi të luante për Kombëtaren kuqezi. “Prindërit e mi janë shqiptarë dhe jetojnë në Itali për më shumë se 20 vite. Unë ndihem si italian ashtu edhe shqiptar, por sigurisht më shumë shqiptar sepse luaj për këtë Kombëtare”, u shpreh Kumbulla. Grumbullimi i tij i parë me kuqezinjtë erdhi më 31 gushtin e vitit 2019 dhe debutimi më 14 tetor kundër Moldavisë.

STATISTIKAT – Marash Kumbulla ka luajtur 28 ndeshje në Serinë A, ku ka shënuar 1 gol (me Veronën), ka marrë 7 kartonë të verdhë dhe një karton të kuq. Këtë të enjte, luajti për herë të parë në Europa Ligë, duke qenë titullar dhe duke shënuar golin e përmbysjes.

E FEJUARA – “Maks”, siç edhe është pseudonimi që e thërrasin kumbullën në Itali, është prej tre vitesh i fejuar me vajzën nga Verona, Greta Manzato.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Lacio fiton pa Strakoshën, Muriqi luan 30 minuta

Publikuar

-

Nga

Lacio është rikthyer te suksesi në mbrëmjen e sotme teksa ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-1, Bolonjën. Bardhekaltërit ishin pa Strakoshën sot mes dy shtyllave me vendin e shqiptarit që e kishte marrë Pepe Reina. Sa i përket sfidës, ajo u zhbllokua në pjesën e dytë, aty ku u realizuan të tre golat.

Ishte Luis Alberto që shënoi në minutën e 54, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi i përhershmi Cciro Imobile.

Bolonja shënoi vetëm ne minutën e 91 me anë të De Silvestri, ndërkohë që në këtë sfidë pati vend edhe për Vedat Muriqin i cili luajti nga minuta e 64. Pas këtij suksesi, Lacio renditet në vendin e 10 me shtatë pikë të grumbulluara.

LEXO TE PLOTE