Connect with Us

“Shpërthejnë” rastet me COVID në gjithë shtetet”/ Brenda 24 orëve infektohen mijëra persona

Aktualitet

“Shpërthejnë” rastet me COVID në gjithë shtetet”/ Brenda 24 orëve infektohen mijëra persona

Publikuar

-

OBSH bën bilancin “e errët”/ Shkon mbi 61 milionë numri i të infektuarve

Rritja e numrit të personave të infektuar me Covid duket se nuk ka të ndalur.

Gjatë 24 orëve të fundit është paraqitur një situatë tejet e rënduar në disa vende të botës. Italia ka regjistruar një rekord të ri ditor me 21.273 raste të reja me koronavirus, sipas të dhënave të sotme të bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 128 persona humbën jetën nga sëmundja e rrezikshme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 37.338.

Në Greqi, janë shënuar 790 raste të reja me koronavirus duke shënuar rekord infeksionesh ditore.
Ndërkohë që 10 persona e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 574. Në 24 orët e fundit janë shëruar 272 pacientë.

LEXO EDHE:  Situata nga COVID-19/ Nikolin Jaka: Nuk rrezikojmë recesion por papunësi të lartë

Situata paraqitet e rëndë edhe në Britani, ku në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin 151 persona. Kujtojmë se numri më i lartë i vdekjeve që Britania ka raportuar, ka qenë në muajin mars 379. Edhe numri i rasteve të reja ka pësuar rritje, ku 19,790 kanë rezultuar pozitivë.

Edhe në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë shënuar numra shqetësuese të personave të infektuar. 299 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit nga 1315 testime që janë kryer./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

I dehur në timon, me shpejtësi skëterrë/ Shoferi përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare tek Rruga Transballkanike në Vlorë.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  “Muajt në vazhdim do të jenë të vështirë”/ Përfaqësuesja e OBSH apel të fortë për të rinjtë

LEXO EDHE:  Situata nga COVID-19/ Nikolin Jaka: Nuk rrezikojmë recesion por papunësi të lartë

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Publikuar

-

Nga

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Lulzim Basha është kujdesur që të nxjerrë një foto me vajzën e tij, duke i lexuar një libër në shtrat, për të treguar se është një baba i kujdesshëm dhe familjar i devotshëm.

Në fakt, po ta shikosh me vëmendje foton, e kupton se Luli edhe në këtë rast ka gënjyer.

Ndoshta do çuditeni, por është e vërtetë. Mjafton të shikoni me kujdes librin në foto. Libri duket që është një libër me arusha për fëmijë të vegjël, pra mund të jetë për fëmijët në kopësht apo fillore.

Ndërkohë që Dafina, vajza e madhe e Lulzim Bashës është 15 vjeç dhe Viktoria 10 vjeç.  Ajo ka lindur në vitin 2006, ndërsa vajza e vogël ka lindur në vitin 2011, pak kohë pasi Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës.

Ndoshta Luli vajzës së tij i ka lexuar edhe librin më të famshëm në Shqipëri të viteve të fundit “Luli në botën e çudirave”, por në fakt duket qesharake se Basha po kërkon të reklamojë gjithçka familjare, por edhe aty gënjen.

LEXO EDHE:  U infektua me koronavirus/ Skënder Brataj flet për gjendjen dhe i bën apelin e fortë qytetarëve

LEXO EDHE:  U infektua me koronavirus/ Skënder Brataj flet për gjendjen dhe i bën apelin e fortë qytetarëve

Të paktën të merrte një libër që i përkiste moshës së një adoleshentjeje, apo diçka që vlente për brezin e vajzës së tij, por jo të merrte një libër për fëmijë në kopësht sa për të bërë foto dhe për të gënjyer shqiptarët se sa i kujdesshëm është ndaj familjes.

Këtë në fakt nuk ka nevojë ta bëjë sepse të gjithë e dinë që Luli ka një dashuri të madhe për familjen dhe familjarët e tij. Historitë me kunatin janë të famshme tashmë në Shqipëri dhe nuk ka pse të përfshijë në politikë edhe vajzat, të cilat po i përdor për tu reklamuar si prind shembullor, kur në  fakt po del gënjeshtar që mashtron me foton e vajzën e tij.

Ndoshta do ishte mire mire ti lexonte udhëzimin e fundit të PD se çfarë nuk pret nga Luli, ai mund ti lexonte dhe Kushtetuten./CNA.al

LEXO TE PLOTE