LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndante drogë me doza të vogla/ Arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

25 Tetor 2020, 12:12, Kronika CNA
Shpërndante drogë me doza të vogla/ Arrestohet 38-vjeçari

Policia ka goditur një tjetër rast i tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Mësohet se blutë e Shkodrë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale E. P. 38 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër,

Forca Posaçme Shqiponja? të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithësej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga