Connect with Us

Sekuestrohen mbi 21 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Kronika

Sekuestrohen mbi 21 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Publikuar

-

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Këmbimi valutor/ Ja, me sa këmbehen sot, euro, dollari apo paundi

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Trafikonte drogë drejt Greqisë/ Në pranga shoferi shqiptar me 50 pako kanabis

Publikuar

-

Nga

Në njoftimin e policisë greke, mësohet se është arrestuar pronari i automjetit ku po transportohej droga dhe një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Raportohet se droga ishte vendosur në 50 pako, të cilat ishin fshehur në tapicerinë e automjetit.



Automjeti me lëndën narkotike  kishte kaluar pak më herët edhe në doganën e Kakavijës dhe si destinacion kishte Athinën. Policia ka sekuestruar një telefon dhe një shumë prej 300 euro cash./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin emigrantë në mënyrë të paligjshme / E pësojnë keq dy të rinjtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka vijuar me operacionin Muzgu, ku së fundi ka vënë në pranaga dy të rinjë, pasi u kapën duke transportuar emigrantë në mënyrë të paligjshme.

Të arrestuarit janë E.I 18 vjeç dhe N.C 19 vjeç banues në Kavajë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparat celularë.

Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Transportonin tre emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celularë.



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Policinë Rrugore dhe Forcat Shqiponja në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. I., 18 vjeç dhe N. C., 19 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparat celularë.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. I. dhe N. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit“, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhduken një 15 vjeçare dhe nëna e saj/ Policia vihet në alarm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 15 vjeçare nga Delvina, sëbashku me nënën e saj rezulton të jetë e zhdukur.

Sipas Policisë, ka qenë babai I së miturës që ka bërë kallëzimin, pasi nuk ka dijeni për vendndodhjen e tyre.



Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij”, njofton Policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE