Connect with Us

Sa kohë mund të mbijetojë njeriu pa ujë?

Blog

Sa kohë mund të mbijetojë njeriu pa ujë?

Publikuar

-

Sa kohë mund të mbijetojë njeriu pa ujë?

Lumi nuk ishte larg. Çaz Pauell mund ta shihte Zambezin atje poshtë disa qindra metra larg. Ishte shumë afër, por ai nuk mund të shkonte dot. ”Nuk mund ta përshkruaj sa i etur isha”- thotë Pauell. Duke kujtuar atë ngjarje, Pauell përshkruan ndjenjën e madhe të panikut ndërsa shqetësohej se si të gjente diçka për të pirë.

“Në një moment nisa të isha shumë keq. Temperatura e trupit u rrit shumë”. Pauell, një udhëzues ekspeditash nga Shropshajër i Britanmisë së Madhe, ishte gati të provonte se si është të mbetesh pa ujë në një zonë të shkretë. Në shumicën e vendeve të zhvilluara, përdorimi i ujit të pastër është aq i thjeshtë sa hapja e çezmës.

Njerëzit në këto vende derdhin qindra litra ujë çdo ditë pa e vrarë mendjen, ndërsa lajnë dhëmbët, bëjnë dush apo shpëlajnë banjon. Por rreth 1.1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt në të gjithë botën, dhe një total prej 2.7 miliardë vuajnë për ujë të paktën disa muaj gjatë vitit.

Uji është një nga përbërësit themelorë për jetën në Tokë, dhe trupat tanë përbëhen kryesisht prej tij. Por kur detyrohemi të rrimë pa ujë, gjërat mund të shkojnë shumë keq. Pauell e përjetoi këtë vetë, kur ishte 2 muaj në një ekspeditë i vetëm në gjithë gjatësinë e lumit Zambez, pasi e kishte filluar udhëtimin e tij në burimin e tij në Zambia.

Ai ndoqi rrjedhën e lumin përmes Angolës lindore, përtej kufijve të Namibisë dhe Botsvanës, derisa arriti në grykat në kufirin midis Zambias dhe Zimbabves. Aty terreni u bë shumë më i vështirë për t’u përshkuar. “Grykat janë shkëmbinj të pjerrët që gdhendin një peizazh prej rreth 230 km”- thotë Pouell. Ishte gushti i vitit 2016, periudha më e nxehtë e vitit, me temperatura që ditën arrinin në 50 gradë Celcius.

Pauell, në atë kohë 38-vjeç, u detyrua të udhëtonte në këtë periudhë të vitit për të shmangur përmbytjet në zonë, që bëjnë që terreni të jetë nën ujë për rreth 90 për qind të kohës. Udhëtimi i tij kishte ecur mirë. Ai ecte rreth 36 km çdo ditë. Më pas u ngatërrua tek gryka, dhe ecja u ngadalësua, dhe ushqimi nisi t’i mbarojë. Pas dy javësh përpjekjeje për të zgjedhur rrugën e tij, Pauell vendosi të gjente një rrugë tjetër. Duke u nisur në orën 4 të mëngjesit, Pauell u ngjit në grykë me shishe uji 2-litërshe. Ai ishte mësuar të pinte ujë direkt nga Zambezi, ndaj nuk mendoi se ishte e nevojshme të merrte me vete më shumë se aq.

Kur filloi të ecte temperatura ishte 48 gradë. Tre orë më vonë ai ndodhej në krye të grykës në një lartësi 750- 1000 metra ngjitje. Në këtë pikë, atij i kishte mbetur një shishe uji. Por kur ai arriti majën nuk ishte ajo që priste. Pas tre orësh ecje rreth e përqark duke kërkuar një shteg, atij i mbaroi plotësisht uji.

Mesatarisht, uji përbën rreth 60-70 për qind të trupit të njeriut, kryesisht në varësi të moshës. Trupat tanë humbasin ujë përmes urinës, djersës, fekaleve dhe frymëmarrjes, kështu që ne duhet ta zëvendësojmë vazhdimisht këtë duke pirë dhe ngrënë (rreth një e treta e ujit që ne konsumojmë vjen nga ushqimi).

LEXO EDHE:  “Mos kërkoni nga ne “nënë e babë”/ Rama: E gjeta Shqipërinë rrumpallë

Nëse nuk e bëjmë këtë, trupat tanë mund të dehidrohen. Faza e parë e dehidrimit është etja, e cila fillon kur humbet 2 për qind të peshës trupore. “Kur ka etje, trupi thith të gjithë lagështinë e mbetur”- thotë Dilep Lobo, profesor i kirurgjisë gastrointestinale.

“Veshkat dërgojnë më pak ujë në fshikëz, duke e errësuar urinën tuaj. Ndërsa djersitni më pak, temperatura e trupit rritet. Gjaku bëhet më i trashë dhe lëviz më e ngadaltë. Për të ruajtur nivelet e oksigjenit, rrahjet e zemrës suaj rriten”- shton ai

Shkalla me të cilën ndodh dehidrimi ndryshon në varësi të ekstremeve të vendosura në trup. Por, pa ujë dhe në një klimë me temperaturë 50 gradë, e shoqëruar me aktivitet fizik ekstrem, dehidrimi mund të bëhet shpejt vdekjeprurës. “Njerëzit kanë një kufi të sipërme të tolerancës ndaj nxehtësisë, përtej së cilës ne vuajmë nga stresi i vapës, dhe madje mund të vdesim”- thotë Lobo.

Kur ushtroheni fizikisht në një mjedis të nxehtë, trupi i njeriut mund të humbasë midis 1.5-3 litra ujë çdo orë për shkak të djersës. 200-1.500 mililitra të tjera mund të humbasin nga frymëmarrja në varësi të lagështisë së ajrit përreth.

Ndërsa humbasim më shumë ujë, aftësia jonë për t’u qetësuar përmes djersitjes zvogëlohet, duke e bërë mbinxehjen shumë të rrezikshme. Me më shumë ujë që largohet nga trupat tanë sesa hyn, gjaku ynë fillon të trashet, çka do të thotë se sistemi ynë kardiovaskular duhet të punojë më shumë për të rritur presionin e gjakut.

Kur humbim 4 për qind të peshës trupore në formën e ujit, presioni i gjakut bie dhe ne mund të pësojmë gjendje të fikëti. Faza e tretë, kur humbet 7 për qind e peshës trupore, është dëmtimi i organeve. Por disa njerëz mund të mbijetojnë jo vetëm nga dehidrimi i tillë i rëndë, por edhe mund të vazhdojnë të performojnë në nivele të larta.

Kështu vrapuesi dhe trajneri i distancave të gjata Alberto Salazar djersiti rreth 3.06 litra në orë në nxehtësinë e Los Angeles gjatë Maratonës Olimpike të vitit 1984, dhe humbi 8 për qind të peshës së tij trupore. Por ai ishte në gjendje të ri-hidrohej shpejt pas maratonës, dhe pati një ekip ekspertësh mjekësorë që u kujdesën për të.

Kur dehidrimi përkeqësohet, ai mund të ndikojë në funksionimin e trurit tonë, duke çoroditur gjendjen tonë shpirtërore dhe aftësinë për të menduar qartë. Pauell kërkoi ndihmë. Por një ekip shpëtimi tha se duhej 4 orë që të mbërrinte tek ai me helikopter. Duke menduar se mund të vdiste deri atëherë, ai vazhdoi të zbriste nga gryka, duke u mbështetur kudo ku mundej në faqen e shkëmbit.

Në një moment atij i ra të fikët. Në fund ai shpëtoi duke gjetur ujë dhe një vend me hije. Sikur të mos kishte arritur të hidratohej, veshkat e Pauellit do të kishin dalë jashtë funksionit dhe ai do të vdiste. Në vitin 1944, dy shkencëtarë e privuan veten nga uji – njëri për 3 dhe tjetri për 4 ditë – por hëngrën ushqime të thata. Ata e ndalën eksperimentin, shumë më përpara se gjendja e tyre të përkeqësohej deri në atë pikë sa të ishte e rrezikshme për jetën./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Vaksina, një biznes shumëmiliardësh

Publikuar

-

Nga

Vaksina, një biznes shumëmiliardësh

Në fillim të pandemisë, kompanitë e mëdha farmaceutike qëndruan në heshtje, duke menduar për historinë e gjatë të përgjigjeve ndaj sëmundjeve infektive që kishin rezultuar të padobishme. Rastet e para të covid-19 datojnë në dhjetor 2019, por vetëm në mes të marsit 2020, disa kompani njoftuan qëllimin e tyre për të prodhuar një vaksinë.

“Një ndërmarrje e konsideruar shumë e rrezikshme, duke qenë se duhej kryer shpejt, me sytë e botës mbi to dhe me mundësinë e mos nxjerrjes së fitimeve”, shkruan Financial Times. Megjithatë sot ka 202 kompani që zhvillojnë vaksina, 47 prej të cilave tashmë janë në fazën klinike dhe mbi të gjitha, vëren gazeta financiare Britanike, ka mundësi reale për të fituar para, të favorizuara nga shkalla e pandemisë dhe nivelet e paprecedenta të fondeve të alokuara nga qeveritë.

“Shumë ekspertë janë të bindur se covid-19 do të qarkullojë për vite me radhë. Kjo do të thotë që tregu i vaksinave do të jetë shumë fitimprurës. Për kompani si Pfizer dhe Biontech, analistët presin të ardhura prej 3.5 miliardë dollarësh në 2021. Tregu global për vaksinat covid-19 mund të jetë me vlerë 9.5 miliardë dollarë vitin e ardhshëm”.

Kërkimi i vaksinave u inkurajua gjithashtu nga financime bujare publike. “AstraZeneca mori 1.2 miliardë dollarë, Johnson & Johnson 1.5 miliardë, Moderna 2 miliardë, Novavax 1.6 miliardë, Pfizer 1.95 miliardë dhe Sanofi / Gsk 2 miliardë përmes Operacionit “Warp Speed”, projekti i nisur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Kompanitë farmaceutike, përfundon Financial Times, gjithashtu kanë mundësinë të përmirësojnë imazhin e tyre, i cili shpesh turbullohet nga skandalet. Ndërkohë, megjithatë, shkruan Mediapart, “Albert Bourla, shefi ekzekutiv i Pfizer, ishte i pari që përfitoi nga rritja në tregun e aksioneve pas njoftimit me të cilin kompania farmaceutike amerikane dhe aleatja e saj gjermane Biontech njoftuan efektivitetin e vaksinës së tyre kundër covid-19. Aksionet e Pfizer u rritën më 9 nëntor dhe Bourla shiti më shumë se 130,000 aksione në zotërim, për një shumë prej 5,5 milion dollarësh. “Ky pasurim personal ishte i paramenduar: Bourla kishte autorizuar shitjen e aksioneve më 19 gusht ‘me kusht që ato të arrinin një nivel të caktuar çmimi””.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mësoni çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mësoni çfarë pritet për orët në vijim

Megjithatë, tani, problemi më i ngutshëm është të sigurohet që vaksina është me të vërtetë e arritshme për të gjithë. Siç shpjegon Le Monde, “në shtator, OJQ britanike Oxfam vlerësoi se vendet e pasura, të cilat përfaqësojnë 13 përqind të popullsisë botërore, kishin siguruar tashmë 51 përqind të dozave të vaksinave kryesore”.

Kompanitë farmaceutike kontraktohen drejtpërdrejt nga qeveritë, dhe disa ekspertë spekulojnë çmime të larta, shton gazeta franceze. “Shuma e diskutuar nga Pfizer-Biontech me qeverinë amerikane përcaktohet në 16,50 € për dozë. Moderna ka vendosur nivele të ndryshme çmimesh, të cilat variojnë midis $ 10,5 dhe $ 15,5, bazuar në numrin e dozave të porositura. Nga ana tjetër, AstraZeneca është zotuar të shesë vaksinën e saj për rreth 2.50 € për dozë”.

Në fakt, disa kompani janë zotuar të mos nxjerrin fitime nga vaksinat gjatë pandemisë. Ky është rasti i AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Sidoqoftë, këto premtime kanë nevojë për disa sqarime, shkruan Financial Times.

“Johnson & Johnson nuk ka shpjeguar në detaje se çfarë do të thotë me “mos nxjerrje të fitimeve” dhe, në çdo rast, kur urgjenca mbaron, ajo do të jetë e lirë nga angazhimet e saj.

Në një kontratë të firmosur me një kompani që do të prodhojë vaksinën e saj, AstraZeneca tregoi se mund të deklarojë të mbyllur pandeminë në korrik, teksa vaksinat fillojnë të shiten globalisht”.

Dhe në fund, lind një sfidë e madhe logjistike: “Vaksina e Pfizer mund të ruhet në –70 ° C në frigoriferë që kushtojnë rreth dhjetë mijë euro”. Nuk është rastësi që më 12 nëntor, shkruan El País, qeveria meksikane njoftoi se nuk do ta blejë, “sepse nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të ruajtur dozat dhe për t’i shpërndarë ato”. / Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë duhet bërë me fëmijët e Shtetit Islamik?

Publikuar

-

Nga

Nga Vera Mironova “Foreign Policy”

Në tetor, një djalë 16-vjeçar në Rusi u qëllua për vdekje, pasi plagosi një polic ndërsa po përpiqej t’i vinte zjarrin disa makinave të policisë. Por ajo nuk ishte hera e parë në familjen e tij që dikush shkelte ligjin. Në vitin 2001, njerku i tij ishte dënuar me 14 vjet burg për terrorizëm, pasi tentoi të shpërthente një tubacion gazi, me gjasë si pjesë e një organizate islamike. Ai incident i shtoi një urgjencë të re pyetjes se çfarë duhej bërë me dhjetëra mijëra fëmijë të anëtarëve të Shtetit Islamik, që ndodhen ende në kampet dhe burgjet e Irakut dhe Sirisë.

Gati të gjithë ata që janë përfshirë në çështjen e riatdhesimit, po i përdorin fëmijët – tashmë viktima të dhunës dhe kaosit – për të çuar përpara axhendat e tyre. Në tetor, disa qeveri perëndimore, përfshirë Suedinë dhe Gjermaninë, dërguan delegacionet e tyre në kampet në Siri, për të biseduar me shtetasit e tyre të burgosur, nëse dëshironin që të riatdhesonin fëmijët e tyre. Asnjë nga gratë me të cilat folën nuk ra dakord. Në llogaritë e tyre në rrjetet sociale dhe në platformën Telegram, shumë prej tyre thanë se e morën këtë vendim për mirëqenien e fëmijëve të tyre:fëmijët duhej të ishin pranë nënave të tyre.

Por privatisht, e theksuan shqetësimin e tyre se lejimi i fëmijëve për t’u riatdhesuar, do të thoshte që qeveria e vendit të tyre do t’i harronte vetë nënat në kampe. Dhe nuk e kanë gabim. Në intervista të ndryshme, disa zyrtarë të qeverive perëndimore, vunë në dukje se qëllimi i tyre kryesor është riatdhesimi i fëmijëve, dhe se janë shumë më pak të shqetësuar mbi atë që do të ndodhë më pas me gratë. Politika zyrtare e Forcave Demokratike Siriane, që mbikëqyr shumicën e kampeve të paraburgimit për anëtarët e Shtetit Islamik, është se vetëm jetimët dhe rastet mjekësore (fëmijët e sëmurë me nënat e tyre), kanë të drejtë që të rikthehen në shtëpitë e tyre. Nënat e pranojnë se u përpoqën t’i nxirrnin fëmijët e tyre prej andej, dhe disa ia kanë dalë. Por në një intervistë, një grua tha se kurdët i kishin paralajmëruar se nëse do të tentonin prapë me këto sjellje, fëmijët e tyre do t’u merreshin dhe dërgoheshin në jetimore të ndryshme në Siri.

Për kurdët e Forcave Demokratike Siriane, pasja më shumë kontroll mbi shumë të huaj, dhe sidomos fëmijëve në kampe, do t’u jepte atyre një pozicion më të fortë në negociatat me qeveritë e vendeve nga vijnë gratë dhe fëmijët. Edhe jetimët e vërtetë nuk riatdhesohen kollaj. Gratë i kanë përdorur jetimët për të shantazhuar gjyshërit në shtëpi, duke u thënë se nëse ata do të paguanin një shpërblim montar, nipi i tyre mund të riatdhesohej. Një rast që e përmendën disa gra në kamp, përfshinte një anëtare 56-vjeçare çeçene të Shtetit Islamik, i njohur si Kadidja, e burgosur në kampin Al-Hol. Për disa muaj, ajo fshehu katër jetimë rusë, që të mos ktheheshin në shtëpi. Publikisht, ajo tha se nuk donte që fëmijët të rriteshin në një vend jo mysliman, teksa gjyshërit ajo i konsideron si të pafe. Por njëkohësisht, ajo raportohet t’u ketë thënë të afërmve të secilit prej jetimëve, se do t’i kthente fëmijët nëse ata paguanin që ajo të kalonte në Turqi.

Ajo i la fëmijët të iknin pasi luftëtarët e Shtetit Islamik i kërkuan asaj që ta bënte këtë, dhe mbështetësit e grupit jashtë vendit e kërcënuan se do të ndalonin dërgimin e parave që ata i kishin dhënë më herët. Sipas anëtarëve të tjerë të familjes dhe zyrtarëve të kampit, ai rast nuk ishte unik. Edhe në raste të rralla kur një fëmijë riatdhesohet bashkë me të ëmën, fëmija mund të përdoret sërish. Në një rast në Azinë Qendrore, një nënë e riatdhesuar me fëmijën e saj, pretendoi në mënyrë të rreme, se babai i fëmijës ishte një burrë nga një familje e pasur që kishte vdekur në Siri.

LEXO EDHE:  Surprizon moti/ Rriten ndjeshëm temperaturat

LEXO EDHE:  Temperaturat e larta, mjekët këshillojnë për kujdes të veçantë

Shërbimi i inteligjencës e dinte që ajo po gënjente. Burri i saj po luftonte në një zonë tjetër 9 muaj para se të lindte fëmija. Për gati 1 vit, tha një zyrtar në një intervistë, ata kanë debatuar nëse duhet t’i thoshin të vërtetën gjyshit të pretenduar të fëmijës.
Se çfarë duhet bërë me fëmijët e luftëtarëve të Shtetit Islamik, mbetet një çështje thelbësore jo vetëm nga një perspektivë humanitare, por edhe nga pikëpamja e sigurisë. Në vendet me një histori të gjatë rebelimesh, rastet e fëmijëve që u bashkohen baballarëve të tyre në luftime nuk janë të rralla.

Dhe ndërsa shumica e vendeve, mezi po përpiqen t’i frenojnë nga radikalizmi fëmijët me prindërit e tyre të radikalizuar, disa vende bëjnë të kundërtën, duke shpresuar që të shmangin trashëgiminë e fëmijëve të besimeve radikale. Për shembull në Taxhikistan, vend që kohët e fundit përjetoi një luftë të përgjakshme civile, fëmijët e lidhur me Shtetin Islamik të kthyer nga Iraku dhe Siria, u vendosen në jetimore.
Njëherazi, ata janë tashmë të rrezikuar të bëhen fytyra e re e Shtetit Islamik apo çfarëdolloj grupi tjetër, dhe sa më shumë që bota i braktis ata, aq më shumë kanë gjasa që ata të ndiejnë se nuk kanë mundësi tjetër. Kjo është arsyeja pse riatdhesimi, me një fokus të kujdesshëm drejt de-radikalizimit dhe ri-integrimit, është thelbësor./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://foreignpolicy.com/2020/11/25/islamic-state-isis-repatriation-child-victims/

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse “normaliteti” ku premton të na rikthejë Bajden do të jetë i tmerrshëm

Publikuar

-

Nga

Pse “normaliteti” ku premton të na rikthejë Bajden do të jetë i tmerrshëm

Nga Ben Shapiro “Fox News”

Pasi kaloi 2 vjet duke shmangur pyetjet serioze në lidhje me preferencat e tij mbi politikat, ekipin e tij dhe presidencën e tij të ardhshme, ne tanimë e dimë se çfarë synon të bëjë Xho Bajden nëse Kolegji Zgjedhor, siç edhe pritet, do ta votojë atë si presidenti në dhjetor:Ai do ta ri-lejojë “kënetën” e Uashingtonit që të vazhdojë biznesin si zakonisht.

Media liberale shpenzoi 4 vjet, duke na sugjeruar që presidenti Donald Trump ishte i zhytur në korrupsion, i pa pranuar në Partinë Republikane, i angazhuar në aventura të rrezikshme në politikës së jashtme. Po këto media na garantuan se do ta mbrojnë demokracinë nga brutaliteti i Trump, se do të jenë në çdo moment vigjilentë, duke luftuar për të parandaluar pranimin si “normalitetin e ri” të standardeve trumpiane. Në vend të kësaj, media liberale sugjeroi që ne duhet të ktheheshim në “normalitetin” e vjetër – me të cilin ata nënkuptonin një sistem, në të cilin media dhe demokratët punon dorë për dore për ta gënjyer publikun amerikan mbi përmbajtjen e politikës; dhe ku mençuria konvencionale u trajtua si e vërteta e Ungjillit, pavarësisht se sa e gabuar ishte. Ata kërkuan kthimin në një normalitet, ku marrëdhëniet komode midis korporatave dhe qeverisë cilësoheshin një normë. Ata nënkuptonin një sistem në të cilin të gjitha çështjet e vështira politike shtyheshin për një ditë tjetër; dhe në të cilin skandalet pastroheshin pa u menduar dy herë.

Ai ishte një sistem, në të cilin kufijtë kushtetues tejkaloheshin rregullisht, në emër të përparësive të politikës së majtë; dhe në të cilin retorika e ligë e demokratëve, justifikohej si një nënprodukt natyral i së keqes së lindur tek e djathta; një sistem në të cilën burimet alternative të lajmeve, trajtoheshin si media konspirative. Ky është “normaliteti”, që kërkonin mediat dhe demokratët. Dhe është normale që ata me sa duket atë do të ndjekin. Bajden po e mbush administratën e tij me të gjithë anëtarët e “bandës së demokratëve” të establishmentit. Toni Blinken, më i famshmi nga ata që përqafoi marrëveshjes mbi programin bërthamor
të Iranit, dhe që inkurajoi dërgimin e më shumë trupave amerikane në Siri, do të drejtojë tashmë Departamentin e Shtetit, si Sekretar i Shtetit.

Xhenet Jellen, që së fundmi ishte kryetare e Rezervës Federale nën presidencën Obama, do të drejtojë Departamentin e Thesarit. Xhejk Sallivan, këshilltari i sigurisë kombëtar i Bajden kur ky ishte zëvendëspresident, më i famshëm për sugjerimin se marrëveshja me Iranin ishte fryt i negociatave të shkëlqyera (nuk ishte), do të bëhet këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, media tradicionale do të vazhdojë të mbulojë me servilizëm presidencën e Bajdenit. Këtë javë, “The Ëashington Post”, pati një shkrim të gjatë kushtuar “mrekullive të epokës së re Bajden”, me titull “Establishmenti i Uashingtonit, shpreson që një presidencë Bajden ta bëjë bëjë sërish madhështor shkollimin”.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mësoni çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mësoni çfarë pritet për orët në vijim

Në shkrim, vlerësohej normaliteti i vjetër për “respektin që ka për përvojën dhe ekspertizën”, për “civilizimin dhe bashkëpunimin dypartiak”, dhe si një mundësi për t’i “bërë njerëzit bashkë”. Në fakt normaliteti i vjetër nuk ishte i mirë. Kjo është arsyeja pse u zgjodh presidenti Donald Trumpi. Kjo ishte arsyeja pse demokratët gati e humbën Kongresin edhe në këto zgjedhje, dhe pse ata duket se nuk do ta marrin dot kontrollin e Senatin. Sot, media liberale feston rikthimin e normalitetit të vjetër. Kjo festë ka të ngjarë të rezultojë sërish në një reagim të ashpër, që ata nuk mund ta kontrollojnë. Dhe ata do të habiten si kurrë më parë, se pse të gjithë të tjerët nuk ishin dhe aq të lumtur sa ata për rikthimin e “kënetës demokratike të establishmentit”./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/biden-return-to-normalcy-ben-shapiro

LEXO TE PLOTE