Connect with Us

Ruçi pret në takim ambasadorin e Azerbajxhanit/ Duhet të njihni Kosovën

Politikë

Ruçi pret në takim ambasadorin e Azerbajxhanit/ Duhet të njihni Kosovën

Publikuar

-

Ruçi pret në takim ambasadorin e Azerbajxhanit/ Duhet të njihni Kosovën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Azerbajxhanit, Anar Hyseynov. Kryetari i Kuvendit, Ruçi, nënvizoi se ndërmjet dy shteteve ekziston vullneti i qartë politik për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe miqësore, bazuar në besimin dhe respektin reciprok dhe vuri në dukje nevojën e rritjes së bashkëpunimit politik, ekonomik e tregëtar.

Ruçi vuri në dukje se Shqipëria mbështet zgjidhjen e konfliktit në formatin e Grupit të Minskut dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për një zgjidhje paqësore. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit inkurajoi palën azere për të përshtatur qëndrimin, për të mos penguar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe për njohjen e dokumentave kosovare.

Ambasadori Hyseynov falenderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe fjalët e ngrohta dhe vullnetin për të rritur bashkëpunimin dypalësh me Azerbajxhanin, bëri një pasqyrë të situatës së konfliktit si edhe nënvizoi angazhimin për të nxitur intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi prezanton kandidatin e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi prezanton kandidatin e Durrësit

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do ta gjejnë vendin tonë me parti të reja, të cilat kanë pretenduar se do të kenë kandidatët e saj në çdo qark.

Një prej tyre është edhe partia Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, i cili ka prezantuar edhe kandidatin për qarkun e Durrësit.

Murrizi ka zhvilluar një takim me banorët e Shijakut, nga ku deklaroi se kandidati për deputet në këtë zonë do të jetë Ergys Leba.

“Nje takim ne Shijak ( 4 Rruget) me Qytetaret organizuar nga Ergys Leba kandidat i Partise Levizja Demokratike Shqiptare per qarkun Durres

LEXO EDHE:  Basha takim me ekipin e Trump

LEXO EDHE:  Lobon me paratë e taksapaguesve/ Presidenti paguan mbi 500 mijë euro për takimin me Trumpin

Me 25 prill do te ndeshkojme me vote çdo parti politike qe e ka trajtuar si prone prej 30 vitesh voten tone dhe  çdo politikan mashtrues qe pasi shkon ne Parlament, nuk flet dhe nuk pyet më per Votuesit”, shkruan Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me Patozin kemi qëllime të përbashkëta”/ Topalli: Kandidoj në katër qarqe

Publikuar

-

Nga

Në një listë të përbashkët me Patozin?/ Topalli: Kemi rënë dakord që…

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka treguar nëse do të futet në zgjedhje me një listë të përbashkët me kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Ajo u shpreh se të dy kanë qëllime të përbashkëta dhe se kanë diskutuar, por ende nuk kanë marrë një vendin nëse do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhje ose jo.

Teksa ka deklaruar se partia e saj është në përfundim listave të kandidatëve për deputet për zgjedhje, Topalli shtoi se do të kandidojë në 4 qarqe dhe këtë e bën për të maksimilizuar votat.

“Jemi në përfundim të listave të kandidatëve, kemi patur përqendrim në zgjedhjen e emrave. Janë emra që do bëjnë diferencë. Të mos jenë të korruptuar. Besoj se sot ka nevojë për njerëz të pakorruptuar me integritet dhe që kanë kurajo për tu ngritur kundra politikanëve të korruptuar. Kemi diskutuar me Patozin kemi qëllime të përbashkëta por ende skemi vendosur nëse do dalim në lista të përbashkëta. Unë do jem në krye të 4 qarqeve për të maksimizu qarqet., 2 të parat e i kam në kokë por po mendoj për 2 të tjerët. Ndoshta kanë avancuar në marrëveshjet e nëndheshme. Se përjashtoj mundësinë”, tha Topalli  në një intervistë për Report tv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dështimi i Ramës është ulëritës”/ Vokshi: PD rriti pagat e mësuesëve

Publikuar

-

Nga

“Dështimi i Ramës është ulëritës”/ Vokshi: PD rriti pagat e mësuesëve

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë, sa i takon dështimit të sistemit arsimor në vend.

Në një dalje për media, Vokshi u shpreh se  PD gjatë kohës në qeverisje ka rritur maksimalisht pagat e arsimtarëve me 200%, ndërkohë që shton se qeveria Rama i ka trajtuar mësuesit si njerëz të dorës së dytë.

“Ne i rritëm pagat reale të mësuesve, për të gjithë kategoritë, në mënyrë të jashtëzakonshme. Mësuesit në gjimnaze, në shkolla fillore, në shkolla tetëvjeçare dhe edukatoret patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Mesatarisht, rritja ishte mbi 2 herë më e madhe, mbi 200%, duke marrë parasysh edhe inflacionin e kohës.

Shikoni Edi Ramën! Dështimi i tij është ulëritës! Kjo që ka bërë këto 8 vjet Edi Rama, është qesharake, është tallëse dhe denigruese për mësuesit. Premtoi rritje të madhe të pagave, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën.  Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Basha kërkoi dorëheqjen e Ramës/ Ambasadori britanik shkon në selinë blu

LEXO EDHE:  Ndarje të Kosovës?/ Haradinaj kundër Ramës e Thaçit:Çmenduri...

Mësuesit e dinë se nga kjo qeveri janë trajtuar gjthmonë si njerëz të dorës të dytë, të cilëve u janë dhënë thërrime në prag fushate elektorale. Kjo është arsyeja pse sindikatat e mësuesve kanë ngritur zërin për ketë mashtrim të Edi Ramës me të ashtuquajturën rritje të pagave. Ne inkurajojmë mësuesit të ngrenë zërin! Të thonë publikisht atë që na thonë në, atë që bisedojnë me njëri-tjetrin”, ka thënë Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE