LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama del në mbrojtje të Carlo Bolinos/ Sulmi i Metës skandaloz, çfarë dreqin do akoma…

25 Tetor 2020, 12:47, Politikë CNA
Rama del në mbrojtje të Carlo Bolinos/ Sulmi i Metës skandaloz,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pasi presidenti Ilir Meta ka sulmuar gazetarin Carlo Bolino dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Rama thotë se sulmi i Metës është skandaloz dhe pretendon se është një zhytje e presidentit në bozën e vulgaritetit, brutalitetit dhe antishtetit.

?Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit, antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!

I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre! Çfarë katandie!?, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga