Connect with Us

Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

Bota

Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

Publikuar

-

Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

Derisa vendet e tjera evropiane po shtrëngojnë masat kufizuese për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me COVID-19, Suedia ka porositur qytetarët e saj mbi moshën 70 vjeçare që të mos izolohen.

Njoftimi erdhi nga Qeveria suedeze të enjten, më 22 tetor, me shpjegimin se Suedia regjistron numër më të ulët të njerëzve të infektuar sesa në pranverë dhe se izolimi la pasoja në shëndetin mendor të popullatës së moshuar.

“Agjencia e Shëndetit Publik ka vendosur që të moshuarit, si dhe ata në grupet e tjera të rrezikut, nuk do t’i nënshtrohen masave specifike, ata do t’u nënshtrohen të njëjtave rekomandime si pjesa tjetër e popullsisë”, tha ministrja suedeze e Shëndetësisë, Lena Hallengren, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Suedia aktualisht ka një total prej rreth 110,000 të infektuarve me koronavirus dhe mbi 5,900 vdekje. Numri i të infektuarve është rritur vazhdimisht javët e fundit, por është ende dukshëm më i ulët se në vendet e tjera të Evropës.

Në Republikën Çeke, janë shtrënguar masat për të përballuar rritjen e madhe të rasteve të reja. Belgjika, Holanda, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë gjithashtu shtetet që kanë shënuar rritje të madhe.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në Suedi është më i lartë se në vendet e tjera Skandinave, por gjithsesi më i ulët se numri i regjistruar nga vendet që kanë ndërmarrë masa më të rrepta si Spanja ose Mbretëria e Bashkuar.

Një qasje tjetër

Që nga fillimi i pandemisë, Suedia ka pasur një qasje të ndryshme nga pjesa tjetër e Evropës – duke u mbështetur në masa vullnetare për të promovuar distancën fizike dhe sjelljen e ndërgjegjshme të qytetarëve të saj – por Suedia i kishte izoluar shtëpitë e pleqve kur numri i të infektuarve filloi të rritet dhe kur vdekjet tek të moshuarit u rritën.

Strategjia e Suedisë që bazohet mbi përgjegjësinë personale, dhe jo kufizimet dhe bllokadat e rrepta, është kritikuar pas vdekjeve në pranverë, kryesisht në shtëpi të pleqve, por zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e kanë vlerësuar modelin e tyre si “të qëndrueshëm”.

Strategjia bazohet në premisën që rekomandimet mund të zgjasin për vite me rradhë dhe se do të ishte një “katastrofë” për të hapur dhe mbyllur shkolla dhe restorante çdo herë, dhe kjo do të bënte më shumë dëm për shërbimet publike ose bizneset sesa mbyllja e tyre menjëherë dhe përgjithmonë.

Gjatë shtatorit, kur numrat filluan të rriteshin përsëri pas një vere të qetë, Suedia megjithatë e konsideroi rikthimin e masave.

“Numri mesatar i infeksioneve të reja po rritet,” tha Anders Tegnell, kryedemidologu Suedez i cili shpiku strategjinë Suedeze, por shtoi se “ende nuk ka ndikuar në kujdesin shëndetësor. Çfarë saktësisht do të ndodhë, do të shohim.”

Në shtator, Anna Mia Ekstrom, një epidemiologe në Institutin Suedez Karolinska, qendra më e madhe e vendit për kërkime akademike në fushën e mjekësisë, foli për Radion Evropa e Lirë në lidhje me qasjen jo-kufizuese të Suedisë.

Lidhur me rëndësinë e jetës së njerëzve, kryesisht të njerëzëve të moshuar në shtëpi pleqsh, Ekstrom tha: “Ne patëm vdekje shumë herët, në mars dhe prill, në vendet ku kishte një përhapje (të virusit) dhe që kryesisht në shtëpi të specializuara të moshuarve për shkak të kushteve të papërshtatshme të punës, e cila përfshinte mungesën e pajisjeve mbrojtëse, kur dinim më pak se si të mbronim të moshuarit”.

“Por, kur institucionet shëndetësore dhe politikëbërësit kuptuan se nuk ishte gjë e mirë që infeksioni hyri në shtëpi pleqsh dhe se kaq shumë njerëz vdiqën në javët e para, gjërat u përmirësuan në mënyrë dramatike “.

LEXO EDHE:  Ekonomia shqiptare pritet të humbë 1.8 miliardë euro nga Covid-19/ Qeveria po kompenson vetëm një të pestën

Ekstrom shpjegoi pse ajo beson se qasja e Suedisë për të luftuar COVID-19 është më e qëndrueshme në planin afatgjatë krahasuar me masat kufizuese nga vendet e tjera evropiane:

“Strategjia ka qenë gjithmonë më e qëndrueshme – propozimi i masave që janë të pranueshme nga popullata në planin afatgjatë. Ne kurrë nuk kishim mbyllje të plotë, kishim rekomandime të rrepta për sa i përket punës nga shtëpia, mësimi në arsimin e lartë zhvillohet në distancë, distancimi shoqëror dhe shmangia e kontaktit të panevojshëm me të moshuarit, higjiena e duarve, pra masa të këtij lloji që njerëzit në masë të madhe i kanë pranuar”.

Sidoqoftë, ka pasur polemikë nëse pacientët e moshuar në nevojë morën gjithë ndihmën e nevojshme kur kishin nevojë për të.

Tagnell thotë se vdekshmëria e lartë në Suedi nuk ka asnjë lidhje me strategjinë e luftimit të koronavirusit të Suedisë dhe se Suedia nuk mund të krahasohet me Norvegjinë dhe Finlandën, sepse shumica e vdekjeve në Suedi lidhen me shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë për të sëmurët rëndë dhe dobësitë e tjera janë identifikuar më parë” citohet nga Newsweek.

Ai pranon se ata nuk prisnin kaq shumë vdekje dhe se “patjetër që diçka shkoi në drejtimin e gabuar, por që vetë strategjia nuk është e gabuar”.

Deri më tani, suedezët mbi moshën 70 vjeç janë këshilluar të shmangin kontaktet fizike, të mos përdorin transport publik, të mos shkojnë në dyqane dhe vende të tjera publike – masa që kanë ulur numrin e të infektuarve, por, nga ana tjetër, kanë lënë pasoja të konsiderueshme negative mbi cilësinë e përgjithshme të jetës së shumë njerëzve të moshuar.

Suedia ishte relativisht e hapur në krahasim me vendet e tjera Skandinave, qytetarët e saj, sipas rekomandimeve, punonin nga shtëpia ose udhëtonin me biçikleta.

Suedezët e moshuar tani këshillohen të ndjekin masat që zbatohen nga pjesa tjetër e popullsisë – duke shmangur tubimet më të mëdha, duke qëndruar në shtëpi në simptomat e para të sëmundjes dhe duke ruajtur distancën fizike.

Sipas BBC, John Carlson, kreu i Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, tha se rekomandimet e mëparshme kishin ndihmuar në uljen e përhapjes së infeksionit në mesin e popullatave më të prekshme, por që pasojat mendore dhe fizike ishin të dukshme për shkak të kohëzgjatjes së pandemisë.

“Rrezik për individët do to të vazhdojë. Disa do të sëmuren, por ne duhet të gjejmë një balanc,” tha Carlson.

Sidoqoftë, siç theksoi ministrja Suedeze e Shëndetësisë Lena Hallengren, kjo nuk do të thotë kthim në jetën normale: “Jeta e përditshme nuk mund të jetë si para pandemisë, por ka shumë mënyra për të jetuar dhe jo vetëm të mbijetosh”./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të ngritur një komision të posaçëm parlamentar mbi raportin e Dick Maryt, Kuvendi ka vendosur zhvillimin e një seancë me debat.

Në axhendën e Kuvendit është parashikuar që ditën e premte të zhvillohet një tjetër seancë plenare me një minutazh prej 180 minutash, i cili do të ndahet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës dhe fokusi i diskutimeve do të jetë kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm.

Në dokumentin e depozituar në protokollin e Kuvendit shprehet qartë se socialistët kërkojnë “Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimatari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë”.

Ky komision ka si detyrë hartimin e një raporti të detajuar mbi gjetjet që do të administrojë për një periudhë 3 mujore dhe më pas do të dalë me një rezolutë të cilën parlamenti do ta miratojë.

LEXO EDHE:  Covid-19 tek fëmijët/ Mjekja pediatre tregon kush janë grupmoshat më të prekura

LEXO EDHE:  Ekonomia shqiptare pritet të humbë 1.8 miliardë euro nga Covid-19/ Qeveria po kompenson vetëm një të pestën

Propozimi i numrit dy të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK-së./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje./rel

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Arrin në 5.2 milion numri i të infektuarve nga Covid-19, ja sa kanë humbur jetën

LEXO EDHE:  Covid-19 tek fëmijët/ Mjekja pediatre tregon kush janë grupmoshat më të prekura

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sërish shifra alarmante në Kosovë/ Shënohen 9 viktima dhe qindra të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 651 tamponë të realizuar kanë rezultuar pozitivë 704 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 36.253.

IKShPK ka raportuar 9 vdekje nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave në 948. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 391 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137./CNA.al

LEXO TE PLOTE