LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën/ Mos na ço më korrierët e tu, sosi uji i gamiles tënde

25 Tetor 2020, 13:03, Politikë CNA
Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me

Kryeministri Edi Rama reagoi me tone të ashpra ndaj presidentit Ilir Meta, i cili ka sulmuar gazetarin Carlo Bolino dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Por vetëm pak minuta pas deklaratës së reut të qeverisë, ka rardhur edhe kundërpërgjigja e Tedi Blushit, zëdhënësi i presidentit.

Blushi i jep disa urdhra Ramës dhe i thotë të mos i dërgojë më korrierët e tij për t?i dhënë Metës të tjera materiale demaskuese.

?O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi? A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar? A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?

Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht! Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë!

Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi! Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve.

Ilir Meta është Presidenti i Popullit dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve. Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli! Kthehu urgjent te 5 qershori, ndryshe ora e përballjes po afron?, shkruan zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga