Sport
Pas Duros edhe Devolli gjen punë në Kosovë, ja te cila skuadër prezantohet nesër

Bledar Devolli merr drejtimin e Drenicës në Superligën e Kosovës. Klubi nga Skënderaj zyrtarizoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp marrëveshjen me trajnerin gjirokastrit, i cili merr vendin e të dorëhequrit Fadil Rama. Kujtojmë që 42-vjeçari ka krijuar përvojë në futbollin shqiptar si trajner në krye të Luftëtarit, Bylisit, Kamzës, Kastriotit dhe Tomorit.
Njoftimi i Drenicës
“Sot, gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshjen me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.
Trajneri 42 vjeçar, do të prezantohet nesër në ambientet e KF Drenicës dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.
Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.”
Lajme të Rekomanduara:

E KRYER/ Paga e frikshme, Ferhan Hasani firmos për 18 muaj me Partizanin
Ferhan Hasani ka pranuar ofertën e Partizanit dhe ka nënshkruar për 18 muaj. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Maqedonia e Veriut, konkretisht...

E dhimbshme/ Trajneri i njohur shqiptar humb bashkëshorten
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita....