Connect with Us

Pandemia e Covid/ Sulmohet me molotov Instituti për sëmundjet infektive në Gjermani

Bota

Pandemia e Covid/ Sulmohet me molotov Instituti për sëmundjet infektive në Gjermani

Publikuar

-

Ndërtesa e Institutit “Robert Koch”, në Gjermani është sulmuar me molotov duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Rojet e sigurisë tregojnë se arritën t’i dallonin agresorët që sulmuan institutin që këshillon qeverinë për masat e nevojshme kundër pandemisë së koronavirusit, por pa mundur t’i identifikonin. Ditët e fundit Gjermania ka shënuar një rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus ashtu si pjesa tjetër e Evropës.

Një pjesë e madhe e gjermanëve i kanë mbështetur masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë, por ka pasur dhe një pjesë tjetër që ka protestuar kundër tyre. Marshimet kanë tërhequr njerëz të ndryshëm nga ata që kundërshtojnë vaksinën deri tek ata që i konsiderojnë masat si shkelje të të drejtave të njeriut./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kryeministri grek merr dozën e dytë të vaksinës anti Covid

Publikuar

-

Nga

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti Covid, mëngjesin e kësaj të hëne.

Pas pak pritet që dozën e dytë do ta marrë edhe Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou në spitalin “Evangelismos”.  Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve për momentin në Greqi ka arritur në 80,000.

Sipas mediave greke, në ditën e parë të vaksinimit të popullatës së përgjithshme, janë caktuar 3,777 të moshuar për t’u vaksinuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ligjvënësit britanikë e cilësojnë Kinën “shtet kriminal”

Publikuar

-

Nga

Ligjvënësit britanikë e cilësojnë Kinën “shtet kriminal”

Ligjvënësit britanikë nga radhët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Konservatore e cila ndodhet në pushtet, akuzojnë Partinë Komuniste Kineze ka shtuar sulmet ndaj të drejtave të njeriut në Kinë dhe se vendet që bashkëveprojnë me regjimin duhet të kuptojnë se po bashkëveprojnë me një “shtet kriminal”.

Nga burgosja e miliona ujgurëve në provincën Xinjiang e deri tek goditja e ashpër e protestave dhe demokracisë në Hong Kong, autorët e raportit thonë se ka një përkeqësim të madh të situatës së të drejtave të njeriut në Kinë gjatë pesë viteve të fundit.

“Në veçanti, problemi i vazhdueshëm i punës në formë skllavërie, zhvillimi i teknologjisë së përgjimit për të krijuar një shtet të mbikëqyrjes, rrëfimet me detyrim në televizon, zbatimi i ligjeve të reja që brenda të ashtuquajturit sistem ligjor mundësojnë ndalime dhe zhdukje arbitrare dhe vazhdimi i përdorimit të torturës dhe marrja me forcë e organeve”, thotë Benedict rogers, autor i raportit.

Në mesin e atyre që ndihmuan hartimin e raportit është Rahima Mahmut, e cila është ujgure nga provinca Xinjiang. Pasi pa masakrimin e dhjetëra protestuesve më 1997, ajo u arratis drejt Britanisë. Tani ajo luan në koncerte për të nderuar kulturën ujgure.

Zonja Mahmut i tha Zërit të Amerikës se populli në Xinjiang jetojnë në terror të vazhdueshëm dhe se ajo nuk ka kontaktuar familjen e saj për katër vite.

“Një trokitje në derë sjell frikë për këdo. Sepse mendoni se kanë ardhur që t’ju marrin. Nuk di si ta përshkruaj çfarë ndjej kur lexoj artikuj që shpjegojnë se çfarë po ndodh: dhunim masiv, sterilizim, shpërbërje e familjeve”, thotë Rahima Mahmut, ujgure e arratisur në Britani.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Pipero tregon shkaqet : Çfarë më shqetëson më shumë

LEXO EDHE:  Australia mund të nisë vaksinimin për koronavirus në janar

Përkundër provave në rritje, Kina përsëri këtë javë mohoi ekzistencën e kampeve të burgimit për ujgurët dhe hodhi poshtë akuzat për sterilizime të detyruara të grave ujgure.

“Se çfarë lloj masash kontraceptive marrin njerëzit varet nga indvidët me dëshirën e tyre. Asnjë organizatë ose individ nuk mund të ndërhyjë. Nuk ka sterilizim të detyrueshëm”, thotë Xu Guixiang nga Departamenti Publik i Partisë Komuniste në Xinjiang.

Raporti i Partisë Konservatore në Britani vjen ndërsa shumë ligjvënës kërkojnë rivendosje të marrëdhënieve me Kinën. Kanë kaluar vetëm pesë vite nga deklarimi i ish-kryeministrit britanik David Cameron se marrëdhëniet me Pekinin janë “epokë e artë. Por që atëherë raportet janë acaruar me shpejtësi.

Pas vendimit të ShBA-së për të ndaluar importin e pambukut dhe domates nga Xinjiang pas shqetësimeve për punëtorë në kushte skllavërie, Sekretari i jashtëm britanik Dominic Raab njoftoi kufizime të reja.

“Duhet të veprojnë që të sigurohemi se bizneset britanike nuk janë pjesë e zinxhirit të furnizimit në portat e kampeve të internimit në Xinjiang”, tha ai.

Zonja Mahmut dëshiron që Sekretari Raab të deklarojë përndjekjen e ujgurëve si gjenocid.

“Ai ka thënë shpesh se gjenocidi duhet të vendoset nga gjykata, jo nga politikanët. Por e dimë shumë qartë se nuk mund të ndjekim rrugën e gjykatës përmes Kombeve të Bashkuara sepse Kina ka fuqinë e vetos”, tha Rahima Mahmut, ujgure e arratisur në Britani.

Pekini mohon të ketë kryer abuzime të mëdha të të drejtave të njeriut dhe u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur vendeve perëndimore që të ndalojnë ndërhyrjen në ato që Kina i quan punë të brendshme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut pjesa më tragjike e historisë bullgare

Publikuar

-

Nga

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut, në veçanti në pjesën që ka të bëjë me identitetin e maqedonasve.

“Ne nuk duam që ata të heqin dorë nga identiteti i tyre. Ne duam diçka shumë të thjeshtë: Të jenë të mirë dhe të thonë se identiteti i tyre u krijua kur për të u krijuan kushtet”, ka theksuar Karakaçanov duke aluduar në atë se maqedonasit para vitit 1944 kanë qenë bullgarë apo se para kësaj periudhe nuk kanë ekzistuar si komb.

“Atje (në Maqedoninë e Veriut) edhe sot, përskaj gjithë peripecive të kohë, edhe përkundër terrorit që u vendos pas vitit 1994 në Jugosllavinë e Titos, ka ende shumë njerëz që e quajnë veten bullgarë. Ne kemi një detyrim moral dhe historik ndaj këtyre njerëzve”, ka theksuar Karakaçanov në një intervistë për televizionin bullgar (BTV).

Zëvendëskryeministri bullgar ka thënë se Sofja nuk ka mbyllur dyert e Evropës për Maqedoninë e Veriut, por se maqedonasit duhet të korrigjojnë politikën e tyre, pasi sipas tij, zgjidhja e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut është e një rëndësie strategjike.

“Ish-presidenti Petar Stojanov ka thënë se ajo (Maqedonia e Veriut) është pjesa më romantike, por unë do të shtoja pjesën më tragjike të historisë sonë… Kryeministri (maqedonas, Zoran) Zaev dëshiron kompromis, por kur bën një kompromis me politikanët e Maqedonisë së Veriut, ata nuk e shohin atë si një gjest fisnikërie, por si një dobësi. Bisedimet do të vazhdojnë, por Bullgaria nuk e ka ndërmend të ndryshojë ndonjë nga kërkesat e saja”, ka deklaruar zyrtari bullgar.

LEXO EDHE:  Australia mund të nisë vaksinimin për koronavirus në janar

LEXO EDHE:  Fshatin e nxjerrin në ankand/ Mësoni kush është blerësi i tij

Por, edhe zyrtarët maqedonas kanë drejtuar kritika ndaj Bullgarisë duke e akuzuar për shkeljen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, të arritur më 2 gusht, 2017. Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski ka thënë në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, se plani aksional që ka hartuar Sofja del jashtë kornizës së marrëveshjes.

“Tani disa muaj, sjellja e palës bullgare ka dalë jashtë kornizës së Marrëveshjes (për fqinjësi të mirë)… Propozimi nga pala bullgare ndaj planit tonë aksional nuk i përgjigjet një pjese të kërkesave tona. Ata kanë imponuar edhe ato çështje që kanë të bëjnë identitetin e popullit maqedonas. Ne atë nuk e kërkojmë. Mund të bisedojmë çdo gjithçka tjetër, por sigurisht nuk do të bisedojmë për atë se cilët dhe çfarë jemi”, ka deklaruar Pendarovski.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tensionuar raportet që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Sofja përdori veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke i pamundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian./rel

LEXO TE PLOTE