LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk do rri të bëj sehir”/ Jozefina Topalli flet për angazhimin politik: Të mërkurën...

25 Tetor 2020, 11:33, Politikë CNA
“Nuk do rri të bëj sehir”/ Jozefina Topalli flet për

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka zbuluar sot se do të angazhohet në sërish në politikë, pas disa vitesh ndërprerje.

Topalli ka treguar se do të bashkohet me partinë ?Lëvizja për ndryshim?, ndërsa tha se projektin e ri do ta bëjë publik të mërkurën e 28 tetorit.

?Unë nuk do rri të bëj sehir. Nuk kanë qëndruar as në vitin 97 kur kam rrezikuar jo një herë por disa herë të lija dhe fëmijët e mi jetim. Nuk do bëj sehir as sot.

Dhe as nuk impresionohem nga asnjë sjellje enveriste! Dëgjoj sulmet e një pale e pastaj të palës tjetër që për karriget e tyre merren vesh aq bukur dhe më kujtojnë vetëm fletërrufetë e kohës së vjetër.  Unë të vërtetat e mia me parti pa parti do t?i them .E vërteta është Liria ime. Të mërkurën do i bashkohem një grupi që quhet ?Lëvizja për Ndryshim?, u shpreh ajo në Abc News.

Më tej, ish-kryeparlamentarja theksoi: ?Nuk është Parti. As ka lidhje me Parti. Ata shohin që vendi po boshatiset. E shohin si dramë dhe duan ta bëjnë kauzën e tyre. Unë do ti mbështes. Po të ketë iniciativa të tjera, lëvizje të tjera që synojnë të mirën e njerëzve e të vendit  prapë do ti mbështes. Por ajo nuk është Parti. Por që të kesh frikë nga partitë në pluralizëm më çudit e më bën të mendoj?.

Kujtojmë se Jozefina Topalli nuk ka qenë aktive në politike që në vitin 2017, kur kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha e hoqi nga listat e deputetëve. Ajo nuk u angazhua në asnjë parti tjetër politike, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për Bashën në daljet e saj në media apo në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga