LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga X5, tek Range Roveri e Ford Fiesta/ Pasuria e prokurorit që garoi me Arta Markun

25 Tetor 2020, 09:41, Vetingu CNA
Nga X5, tek Range Roveri e Ford Fiesta/ Pasuria e prokurorit që garoi me

Prokurori Granit Shahu, me një përvojë pune prej 15 vitesh, u bë objekt në media në vitin 2017, kur konkuroi për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ishte koha e zëvendësimit të Adriatik Llallës. Shahi ishte njeri nga shtatë kandidatët që kaloi pragun e Komisionit të Ligjeve për seancën dëgjimore të komisionit.

Por, Komisioni i Ligjeve e skualifikoi me pretendimin se prokurori Shahu kishte pasur lidhje me sigurimin e shtetit. Shahu e hodhi poshtë këtë pretendim duke argumentuar se në kohën për të cilën flitej ai kishte qenë i mitur.

Pas rrëzimit të ktij pretendimi, Komisioni i Ligjeve, nxori një tjetër pretendim.

Në raportin përfundimtar për skualifikimin e prokurorit flitej për punën dhe pasurinë e prokurorit Shahu.

Megjithgëse Shahu këmbënguli se këto dy kritere do të vlerësohen nga Vettingu, skualifikimi mori formë përfundimtare.

Pas kësaj procedure, prokurori Shahu ngriti dyshimin se emri për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm ishte i paracaktuar.

?Definicionet në lidhje me emrin tim në këtë raport nuk janë mbështetësit në gjendjen faktike dhe në dokumentet që unë kam dorëzuar, madje mendoj se kjo garë ka një emër të parapërcaktuar se kush do jetë Prokuror i Përgjithshëm?, është shprehur Shahu në vitin 2017.

Shahu karrierën e tij e ka të zhvilluar nga Shkodra ne Tiranë dhe anasjelltas.

CNA.al ka hedhur dritë mbi pasurinë e tij, sipas të dhënave të depozituara në ILDKPKI.

Në deklaratën fillestare, prokurori Granit Shahu rezulron pronar i një banese me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 3.6 milion lekë. Blerë me kursime familjare dhe kredi 26 600 dollarë.

Përveç të ardhurave nga puna e tij, ka të ardhura dhe nga puna e bashkëshortes në IOM.

Ndërsa si pasuri të luajtshme ai deklaron një automjet BMV X5, me vlerë 990 000 lekë, blerë në vitin 2012.

Në vitin 2016 ka blerë një  Range Rover, me vlerë 2 000 000 lekë, ndërsa ka shitur BMV X5 me vlerë 1 800 000 lekë.

Një vit më vonë ka shitur Range Rover me vlerë 27 000 euro dhe ka blerë një Ford Fiesta me vlerë 13 500 euro, për të cilën ka  paguar cash 5 784 euro. Ndërsa paguan në formë kredie 8 500 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Granit Shahu.

Viti 2003

Banesë me sip 105 m2, me vlerë 3.6 milion lekë. Blerë me kursime familjare dhe kredi 26 600 dollarë.

Gjendja cash 2 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 0,65 milion lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 8 448 dollarë.

Pensioni i babait dhe nënës, 8 000 lekë dhe 7 500 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 772 608 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 10 356 dollarë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Vijon.

Viti 2005

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Vijon.

Viti 2016

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 819 420 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 112 000 lekë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Shlyer 3 288 dollarë.

Viti 2007

Depozitë bankare e bashkëshortes, 8 500 dollarë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror 927 132  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 1 440 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga siguracioni i jetës dhe shëndetit, 7 000 dollarë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Shlyer 6 700  dollarë. Pa shlyer 10 000 dollarë.

Viti 2008

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në një universitet privat 40 000 lekë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Shlyer 6 155  dollarë. Pa shlyer 7 900 dollarë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror 70 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 140 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura të subjektit deklarues si pedagog në një universitet privat 30 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror 70 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 140 000 lekë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Shlyer  959 dollarë. Pa shlyer  4 238 dollarë.

Viti 2010

Depozitë bankare në emër të bashkëshortes, 500 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror 70 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 199 000 lekë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Shlyer  720  dollarë. Pa shlyer 3 572  dollarë.

Viti 2011

Tërhequr nga depozita bankare, 512 565 lekë.

Tërhequr nga depozita bankare, 797 000 lekë.

Gjendje cash, 2 700 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror 858 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 1 440 000 lekë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Shlyer  960 dollarë. Pa shlyer 2 612 dollarë.

Viti 2012

Automjet BMV X5, me vlerë 990 000 lekë.

Shtuar gjendja cash, 500 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror 934 405 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 1 689 840 lekë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Shlyer  764.16  dollarë. Pa shlyer 2 002 32 dollarë.

Viti 2013

Shtuar gjendja cash me 900 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 953 375 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 1 689 840 lekë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Shlyer  764.16 dollarë. Pa shlyer 1 238 dollarë.

Viti 2014

Shtuar gjendja cash me 900 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 953 375 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 1 689 840 lekë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Shlyer  960 dollarë. Pa shlyer 155 dollarë.

Viti 2015

Cash, 400 000 lekë.

Deklaron 1 900 000 lekë.

Kredi  26 600 dollarë, marrë në vitin 2003, me afat 12 vite. Shlyer  764.16 dollarë. Shlyer.

Viti 2016

Cash, 400 000 lekë.

Automjet Range Rover, me vlerë 2 000 000 lekë, pas shitjes së BMV x5 me vlerë 1 800 000 lekë.

Gjendje cash 1 700 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 268 803 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 1 634 211 lekë.

Viti 2017

Cash, 590 000 lekë.

Shitur Range Roverin,

Subjekti deklarues i ka dhënë hua motrës 20 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 292 317 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 1 662 982 lekë.

Dieta të bashkëshortes, nga IOM, 22 922 lekë.

Kredi për blerje makine 8 500 euro. Paguar 170 euro. Pa paguar 8 330 euro.

Viti 2018

Cash, 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 211 380 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në IOM, 1 719 920 lekë.

Dieta të bashkëshortes, nga IOM, 685 80 lekë.

Kredi për blerje makine 8 500 euro. Paguar 2 016 euro. Pa paguar 6 314 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga