Connect with Us

Nga nesër mbyllet ish sheshi Shqiponja/ ARRSH tregon si do të devijohet trafiku

Sociale

Nga nesër mbyllet ish sheshi Shqiponja/ ARRSH tregon si do të devijohet trafiku

Publikuar

-

Duke filluar nga nesër (e hënë)  qakullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet.

Shkak janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit. Për të përshpejtuar punimet në këtë fazë , duke nisur nga dita e hënë, 26 Tetor, do të ketë një riorientim të qarkullimit të automjeteve, të cilat hyjnë dhe dalin nga Tirana. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, Drejtori i Policisë Rrugore për Tiranën, Erion Ahmeti dhe Drejtori i DPN2, Bashkia Tiranë, Herion Rrapaj prezantuan planin e menaxhimit të trafikut në nyjen “Shqiponja” .

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, drejtori i ARRSH theksoi se punimet në nyjen “Shqiponja” kanë hyrë në fazën e tretë dhe po punohet intensivisht në mënyrë që kjo vepër të përfundojë në një kohë sa më të shpejt.

Drejtori Verdho prezantoi grafikun sesi do të bëhet menaxhimi i lëvizjes së automjeteve duke theksuar se është vendosur e gjithë sinjalisitka e nevojshme, horizontale dhe vertikale, dhe se në bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore dhe atë Bashkiake janë marrë masat që të mos ketë probleme në qarkullimin e automjeteve.

“Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet. Do kemi një devijim të vogël në të djathtë në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës. Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta. Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”. Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veri i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet”, sqaroi drejtori ARRSH.

LEXO EDHE:  Video-Përdorja e rrugicave për të shmangur policët/ Nga sot iu “spiunojnë” dronët në ajër

Për automjetet e emergjencave do të ketë një rrugë alternative, tha Verdho, teksa ju bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të aksesojnë rrugët alternative për të hyrë në Tiranë, siç është rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rruga që kalon përmes Ndroqit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kaos në pikën kufitare të Morinës/ Makinat krijojnë radhë kilometrike

Publikuar

-

Nga

Kaos në pikën kufitare të Morinës/ Makinat krijojnë radhë kilometrike

Ditën e sotme janë rikthyer radhët e gjata në pikën kufitare të Morinës.

Mësohet se dhjetëra automjete kanë krijuar radhë kilometrike dhe po presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.

Shumë pushues nga kosova kanë ardhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri dhe kjo ka krijuar një situatë kaotike në pikën kufitare.

Gjithashtu dhjetëra mjete nga Shqipëria janë drejtuar për në Kosovë dhe janë ndeshur me pritje.

LEXO EDHE:  Shiu përmbyt disa lagje të Durrësit/ Vështirësi në qarkulllim

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit njoftim të rëndësishëm/ Çfarë lejohet nesër

Ndërkohë, në pikën kufitare po punohet me kapacitet të plotë në tetë sportele, por radhët nuk janë pakësuar ende./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Shërbimi Meteorologjik parashikon reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore të vendit deri në mesditë.

Dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkësa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohën nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

LEXO EDHE:  Trafik i rënduar në Vlorë/ Turistët bllokohen 2 orë në tunelin e “Ujit të Ftohtë”

LEXO EDHE:  Tirana në kaos nga vizita e Vuçiç/ Bllokohet qarkullimi në të gjitha rrugët

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira të dendura dhe shira/ Si ndryshon moti në orët në vijim

Publikuar

-

Nga

Vranësira të dendura dhe shira/ Si ndryshon moti në orët në vijim

Vendi ynë është “zgjuar” sot nën ndikimin e masave të paqëndrueshme atmosferike.

Në mesnatën e sotme nisin reshjet e shiut me intensitet të lartë dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektirke në pjesën më të madhe të vendit, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet dhe do të mbeten lokale e të dobta në formë pikash.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i jugut dhe valëzim në dete deri 0-1 ballë.

LEXO EDHE:  Video-Përdorja e rrugicave për të shmangur policët/ Nga sot iu “spiunojnë” dronët në ajër

LEXO EDHE:  Foto- Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës/ Makinat ngecin në trafik për 30 minuta

Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e Diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut./CNA.al

LEXO TE PLOTE