Connect with Us

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Hajdari: Partitë e vjetra kanë një marrëveshje të fshehur

Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Hajdari: Partitë e vjetra kanë një marrëveshje të fshehur

Publikuar

-

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Hajdari: Partitë e vjetra kanë një marrëveshje të fshehur

Deputetja Rudina Hajdari, ka kërkuar që Këshilli Politik të ulet sërish në tryezë për të rishikuar hapjen e listave, pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ndryshimet kushtetuese në Kodin zgjedhor.

Hajdari tha hapja e listave do të ishte një shans historik, ndërsa pretendon se mazhoranca ka tentuar që në mënyrë të njëanshme të mbajë listat e mbyllura.

Nga ajo kohë e deri tani, mazhoranca ka tentuar që në mënyrë të njëanshme të mbajë listat e mbyllura. Teksa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ia japin shansin qytetarëve listat e hapura 100%. Ndryshimi është tek vota parapëlqyese, dhe ky është ndryshimi por sbën diferencë. Ndaj mendoj që me thirrjen e Këshillit Politik mund të reflektojmë, të ulemi dhe që të gjejmë konsensus. Mazhoranca ishte për lista të hapura, minimumi 70%, kurse sot janë të mbyllura 100%. Nuk mbajtën premtimin.

Fakti që e kaluan në Parlament pa konsensus tregon që Kodi Zgjedhor u miratua në mënyrë të njëanshme. Ka thyer frymën, më vjen çudi që shikoj një opozitë jashtëparlamentare të heshur. Në momentin që Presidenti e kthen në Parlament, s’kam parë reagim madhor. Ky duhet të ishte momenti, nuk duhet të jemi të heshur. Më 29 nëntor është seanca, dhe mund të takohemi për t’u dhënë qytetarëve”, u shpreh ajo në News 24.

Deputetja deklaroi se arritja e një kompromisi është i rëndësishëm, ndërsa theksoi se ka ende kohë e mundësi që tu jepet e drejta zgjedhësve.

LEXO EDHE:  Rekord të infektuarish nga Covid-19/ Pesë viktima në 24 orë

Sipas saj, fakti që listat nuk u hapën pavarësisht se deri në momentin e fundit të gjitha palët kërkonin hapjen e tyre, tregon se ka një marrëveshje të fshehur.

Partitë e vjetra që kanë vite që operojnë kanë frikë nga votat e qytetarëve. Tregon që ka marrëveshje të fshehur. Nuk kam ende ndonjë kthim përgjigje, do shohim nëse do kemi një reagim. E udhës të ketë një reagim. S’duhet ta lemë këtë moment, dhe të shkojmë në parlament që mazhoranca ta hedhë. Mos vijojmë me avazin. Qoftë me detyrat tona me BE për të gjetur një konsesus për Reformën Zgjedhore që të tregojë se ne nuk do vijojmë kështu.

Bënë mirë që në PD e ndryshuan qëndrimin. Se në fillim nuk donin të hapnin listat. Sidomos kur kryetari i saj vazhdonte e apelonte që në 2017 që listat duhet të jenë të hapura. Ishte surprizë kur PD kërkoi lista të hapura. Unë e përshëndeta. Ndërsa më vonë kur ishte beteja në parlament e Këshill Politik s’pashë ndonjë vullnet të hekurt, për të qenë më të vendosur. Vazhdova betejën timepër t’ia arritur këtij qëllimi që të vijojë. Kam besim se qytetarët do i ndëshkojnë këta politikanë”, nënvizoi Hajdari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Duka: Ikja totale e Berishës nuk i bën mirë PD-së

Publikuar

-

Nga

Bizneset në krizë nga pandemia/ PPA i kërkon qeverisë të miratojë me urgjencë paketën e tretë ekonomike

Jo pak herë është aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha komandohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2013-ës.

Por kreu i PAA, Agron Duka, e mohoi këtë gjë, pasi theksoi se Berisha i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim dhe nuk i dikton në vendime.

Duka tha në emisionin “Real Story” se shkëputja totale e Berishës nga politika do t’i shkaktonte impakt negative opozitës.

Kjo që do them unë nuk e përkrahin të gjithë. Ai i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim. Nuk besoj kurrë që është munduar të diktojë në vendimet e tij. Nuk di se sa dakord mund të kenë qenë Berisha tek djegia e mandateve. Nuk besoj se ka qenë dakord. Kam parë që në marrëdhëniet me bashkëpuntorët e vet ka treguar qëndrueshmëri dhe një farë burrnie.

Në marrëdhënie personale me mua ka qenë pikante. Mund edhe të vija të isha bashkëpuntor i  Berishës. Edhe pse isha kundërshtar i tij. Shumë njerëz që kanë bashkëpunuar me Berishën kanë dalë të kënaqur. Ai duhet të jetë aq aktiv sa ta mendojë, se ka eksperienca. Ikja totale e tij nuk do ketë impakt pozitiv tek PD, sepse ndikon tek elektorati i djathtë”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD-LSI me listë të përbashkët në zgjedhje?/ Agron Duka: Nuk bëhet or burrë

Publikuar

-

Nga

Agron Duka e pranon/ Nuk isha dakord të digjnim mandatet, mu dukte sikur po minoja aksionin opozitar

Një ndër dilemat më të mëdha në politikë, është nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe kryetarit i PAA-së dhe ortaku i opozitës joparlamentare, Agron Duka.

Ai është treguar i prerë në përgjigjen e tij dhe deklaroi me bindje në emisionin “Real Story” se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, theksoi Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Publikuar

-

Nga

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është kthyer pas në kohë dhe ka folur për negociatat me aleatët në zgjedhjet e 2017-ës.

Duka tha se Bashën do ta sulmojë edhe sot ashtu si në 2017-ën për mënyrën se si u bë negociata, ndërsa dha disa mesazhe të qarta për aleatin e tij.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se Basha duhet të nxitojë të bëjë negociatat që të fillojë edhe zgjedhjet.

Nuk është e vërtetë që Basha në negociata me PAA në 2017 është treguar i padrejtë. Ishin lista të mbyllura. Iu ofruan 3 vende të sigurta gjykuar me të shkuarën e PD. Unë e sulmova dhe e sulmoj edhe sot sepse u bë aq shpejt ajo negociata, mes dy vetave, dhe ne ngelëm viktima. Në negociata me Bashën, mua mu dhanë i pesti në Fier, i pesti në Durrës, edhe një në Tiranë. Ju dhanë edhe dy jashtë listës. Kështuqë nuk është njëlloj me situatën tani.

Basha duhet të nxitojë tani të bëjë negociatat që të fillojmë edhe zgjedhjet. Nuk na ndalon të jemi aktivë në qarqet e Shqipërisë. Nëse janë të përcaktuara emrat, kryesisht të PD, se është lokomotiva kryesore, atëhere janë më produktivë në zona e qarqe të caktuara. Unë do kandidoj në Durrës. Edhe PD-së edhe opozitës, na konvergojnë interesat. Aty jam më produktiv”, nënvizoi kreu i PAA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE