Connect with Us

Makineri e vërtetë golash, shikoni rekordin e radhës që ka vendosur Lewandowski

BundesLiga

Makineri e vërtetë golash, shikoni rekordin e radhës që ka vendosur Lewandowski

Publikuar

-

Bayern Mynich arriti të fitonte me rezultatin e thellë 5-0 ditën e djeshme në përballjen kundër Eintracht Frankfurt, duke siguruar kështu tre pikët e radhës. Të besuarit e Hans Flick dominuan në “Allianz Arena”, ku dhe një herë tjetër ishte Robert Lewandowski protagonisti kryesor.

Bomberi polak arriti të shënojë tre gola në sfidën e djeshme, duke qenë sërish vendimtar për bavarezët. Leva realizoi tre golat e parë të ndeshjes dhe mbylli praktikisht sfidën që në minutën e 60-të, kur kompletoi tripletën e tij.

32-vjeçari falë golave kundër Frankurtit vendosi një tjetër rekord në Bundesliga. Kapiteni i kombëtares polake shënoi golin e tij të dhjetë në kampionat vetëm pas pesë ndeshjesh të realizuara. Madje ai nuk ka luajtur në njërin prej ndeshjeve, që do të thotë që ka shënuar 10 gola në vetëm 4 ndeshje. Një makineri e vërtetë golash!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Video/ Dortmund fundos Schalken, 3 gola në derbi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund ka arritur që të fitojë pa shumë probleme 3-0 derbin e Ruhrit kundër Schalkes. Këtë sezon Schalke ka pësuar 4 humbje dhe kanë vetëm një barazim në 5 ndeshjet e para.

“Blutë Mbretërorë” rezistuan deri në minutën e 55-të, kur Akanji zhbllokoi sfidën, ndërsa në të 61-tën Haaland realizoi të dytin i shërbyer nga Sancho. Ndërkohë në minutat e fundit, Hummels realizoi edhe golin e tretë duke i dhënë goditjen e fundit Schalkes, që nuk njeh fitore prej 21 ndeshjesh.

Golat dhe rastet e DORTMUND-SCHALKE 04

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Lewandowski i papërmbajtshëm, Bayerni manita në kampionat

Publikuar

-

Nga

Tjetër goleadë për Bayern Munchen, që “shkatërroi” 5-0 në shtëpi Eintracht Frankfurt, duel ku shkëlqeu goleadori Robert Lewandowski.

Bomberi polak realizoi një trigolësh dhe kryeson renditjen e golashënuesve në Bundeslige me 10 realizime në pesë javë kampionat, teksa pati festë edhe për Leroy Sane dhe adoleshentin Jamal Musiala.

Golat dhe rastet e BAYERN MUNCHEN-EINTRACHT FRANKFURT

Vendi i dytë në renditje për kampionët në fuqi me 12 pikë, një më pak se Leipzigu kryesues. Djemtë e Nagelsman nuk e patën të thjeshtë dhe hasën vështirësi në shtëpi me Hertha Berlin, por ia dolën të fitonin 2-1 me përmbysje dhe të ruajnë vendin e parë.

Triumf edhe për M’Gladbach, që ia doli të kthehej me tre pikë në shtëpi pas suksesit 2-3 në fushën e Mainz. Dueli tjetër midis Union Berlin dhe Freiburg u mbyll në barazim 1-1.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Momente paniku, ylli i Bajernit pëson dëmtim të frikshëm

Publikuar

-

Nga

Momente paniku në “Allianz Arena”, aty ku luhet Bajerni i Mynihut përballë Aintraht Frankfurt! Që në minutën e dytë të ndeshjes, mbrojtësi i majtë i Bajernit, Alfonso Dejvis, ka pësuar një dëmtim të frikshëm që e ka detyruar atë të largohet nga fusha e lojës, ende pa nisur mirë ndeshja.

 

Kanadezit i ikën keq këmba e djathtë dhe nga pamjet, duket një dëmtim me ët vërtetë i rëndë. Për këtë arsye, futbollisti e kishte të pamundur të vazhdonte më tej ndeshjen, duke i lënë vendin Lukas Hernandez.

Ndërkohë pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të skuadrës së Flik, falë dy golave të Levandovskit, në minutat 10’ dhe 26’.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme, kur dëmtohet Dejvis:

 

LEXO TE PLOTE