Connect with Us

Makina del nga rruga në Lushnje dhe përfundon në kanal/ Plagosen tre persona

Kronika

Makina del nga rruga në Lushnje dhe përfundon në kanal/ Plagosen tre persona

Publikuar

-

Makina del nga rruga në Lushnje dhe përfundon në kanal/ Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Bishti i Zhurit- Çermë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Mësohet se një automjet tip “BMW X5” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në llamarinat e një barake anës rrugës.

Si pasojë e aksidenti kanë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Tre personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Lushnjës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradë/ Tre të plagosur

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U vetëplagos me armë zjarri/ 37-vjeçari pronar i një karburanti

Publikuar

-

Nga

U vetëplagos me armë zjarri/ 37-vjeçari pronar i një karburanti

Dalin detaje të tjera nga vetëplagosja që tronditi mbrëmjen e sotme Urën Vajgurore.

Mësohet se i shtetasi me iniciale I.A. ka qëlluar veten aksidentalisht, teksa ka qenë duke luajtur me armë me punëtorët.

37-vjeçari ka marrë plagë të rënda në dorë dhe ndodhet në spitalin e Beratit, jashtë rrezikut për jetën.

I vetplagosuri është shoqëruar në komisariat pas marrjes së mjekimit për armëmbajtje pa leje, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhjet ngjarja në Urën Vajgurore/ I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

Publikuar

-

Nga

Zbardhjet ngjarja në Urën Vajgurore/ I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

Policia jep detaje për gjetjen e një personi të plagosur në Urën Vajgurore.

Blutë bëjnë me dije se shtetasi me iniciale I.A. është vetëplagosur me armë zjarri.

Fatmirësisht mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Beratit.

Më datë 29.11.2020, ora 19:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore, tek karburanti ‘’Azizi’’, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi I.A.

Shtetasi I.A, është jashtë rrezikut për jetën, po merr ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë efektivi i aksidentuar nga Polici Bashkiak në Mirditë

LEXO EDHE:  Aksident në autostradë/ Tre të plagosur

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot/ Humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot/ Humb jetën një person

Aksi rrugor Lezhë- Milot ka marrë një tjetër jetë! Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person.

Viktima është identifikuar si Gjon Kola, rreth moshës 60-vjeç. Kola ishte dukë lëvizur në këmbë, ku fatkeqësisht është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pranë hotelit në pronësi të Kolës.

Aksi rrugor Lezhë- Milot është një nga rrugët më problematike që ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Vetëm këtë javë janë regjistruar 4 aksidente me 2 viktima dhe 3 të plagosur.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë efektivi i aksidentuar nga Polici Bashkiak në Mirditë

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Plagosen tre persona

Ky aksident ka shkaktuar dhe trafik të rënduar në këtë aks./CNA.al.

LEXO TE PLOTE