LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e shpiku fast fond-in, ushqimin e shpejtë?

25 Tetor 2020, 14:19, Blog CNA
Kush e shpiku fast fond-in, ushqimin e shpejtë?

Koncepti i fast food, ushqimit të shpejtë, siç e kuptojmë sot që është një formë shërbimi hotelier i bazuar në konsumin e shpejtë dhe ekonomik të sanduiçëve në vendet e menaxhuara nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare, mori formë në gjysmën e parë të shekullit XX në SHBA.

Konkretisht, rrjeti më i vjetër i ofrimit të ushqimit të shpejtë është A&W Restorante, themeluar në 1919 nga sipërmarrësit Roi Alen dhe Frenk Rjt, shembulli i të cilëve u ndoq

në vitin 1921 nga Billi Ingram dhe Uollter Anderson, themeluesit e ?White Castle?.

Tamam si një linjë montimi në fabrikë

Pastaj në skenë hyri ?ylli? i ardhshëm i sektorit:Mekdonald, gjurmët e para të të cilit datojnë që nga viti 1940, kur krijimtaria sipërmarrëse e vëllezërve Riçard dhe Moris Mekdonald (të njohur si Dik dhe Mek), i nxiti ata të përsosnin standardet e proceseve të prodhimit dhe racionalizimin e hapësirave (si në një linjë montimi) që e karakterizojnë sot shërbimin e ushqimit të shpejtë.

Më ps ky biznes tërhoqi gjithnjë e më shumë sipërmarrës. Në vitin 1953 lindi një zinxhir tjetër shërbimesh në këtë sektor:Burger King. Në dekadat që pasuan vijim, ushqimi i shpejtë u vendos më pas në Evropë dhe më pas në pjesën tjetër të botës.

Vakti i shpejtë në Egjipti i Lashtë

Sidoqoftë, koncepti i ushqimeve të shpejta nuk ishte i ri. Ai i ka rrënjët në botën antike. Paraardhësit më të hershëm të ushqimit të shpejtë datojnë në botën egjiptiane dhe greke: tezgat e specializuara në shitjen e peshkut të skuqur.

Por ky sektor nisi të ketë shumë sukses në Romën e Lashtë. Banorët e Romës dhe qendrave të tjera, nga Ostia në Pompei, frekuentonin termopoliat, vendet ku bliheshin pije dhe ushqime të gatshme, si për t?i marrë me vete edhe për t?u konsumuar aty.

Ato ishin të pajisura me një banak, me pamje nga rruga, në të cilën ishin vendosur amfora terrakote për konservimin dhe prezantimin e ushqimit, veçanërisht të supave dhe bishtajoreve.

Shitësit ambulantë të Mesjetës

Në Mesjetë, pati një përhapje të shitësve ambulantë, që me karrocat e tyre, ofronin ushqime të cilat mund të haheshin lehtësish duke ecur. Ndër specialitetet spikasnin makaronat e mbushura me mish, djathërat dhe perimet.

Vetëm me mbërritjen e epokës moderne dhe Revolucionit Industrial, zakoni i të ngrënit në restorante pioniere të ushqimit të shpejtë u përhap veçanërisht në qytetet e mëdha, ku punëtorët kishin pak kohë për të drekuar me nge. Në Londrën Viktoriane, rreth vitit 1860, u krijua moda e konsumit të peshkut dhe patateve të skuqura (të mbështjella në gazetë), që konsumohshin në kioskat e rrugëve të njohura.

Makinetat e para

Evolucioni i ushqimit të shpejtë, përfshiu picat napolitane, që lindën gjithashtu në shekullin XIX si ushqim që tregtohej në rrugë. Kjo traditë vazhdoi në SHBA, ku lulëzimi ekonomik i fillimit të shekullit XX dhe ritmet e larta të punës, nxitën miliona njerëz të hanin jashtë shtëpisë.

Shumë sipërmarrës ptën nuhatjen e duhur. Ata filluan të projektojnë dyqane gjithnjë e më efikase. Për shembull, u shfaqën restorante automatike të ushqimit të shpejtë, ku ushqimi i paketuar shpërndahej nga makinetat, mjafton që aty të hidheshin monedha.

Kjo lloj pajisje e njohur si ?automat?, ishte testuar në Gjermani që në vitin 1895, ai u përhap në SHBA nga viti 1902 dhe më pas në mbarë vendin. Po atë vit u krijua një specialitet i ri: hamburgeri. Sanduiçet me mish (të shoqëruar me patate të skuqura), u sollën fitime të mëdha komaniv të hrshme në këtë fushë si A&W dhe White Castle.

Ushqim i shëndetshëm, me pak yndyrna

Dhe mbërrijmë në mijëvjeçarin e ri, të karakterizuar nga një ndjeshmëri më e madhe ndaj marrëdhënies midis të ushqyerit, mjedisit dhe shëndetit. Shumë restorante të ushqimit të shpejtë, të akuzuara që ofrojnë ushqim jo të shëndetshëm, kanë futur në menytë e tyre sallata dhe ushqime më pak të yndyrshme.

Për më tepër, duke pasur parasysh shtimin e njerëzve vegjetarianë dhe veganë, shumë nga këto rrjete restorantesh ofrojnë burger ?veggie?. Por përveç perspektivave të reja ekologjike, ka edhe perspektiva të tjera teknologjike. Restorantet e automatizuara të ushqimit të shpejtë, janë duke menduar përdorimin e robotëve për përgatitjen e ushqimit, por edhe për shërbimin si kamerierë./Përshtati në shqip CNA.al

 

Lajmet e fundit nga