Sport
Kukësi nuk ia diti vlerën, ja dy ekipet e Serisë A që duan Mirlind Dakun

Mirlind Daku po shkëlqen më shumë se ç’priste edhe vetë në këtë sezon të ri të Superligës së Kosovës. I riu, që mbush 23 vjeç më 1 janar është padyshim sulmuesi më efikas i dekadës së fundit në Kosovë. Superliga ka zhvilluar 7 javët e para dhe Daku kryeson bindshëm garën për “Këpucën e Artë” me plot 14 gola (dy dopieta, tre trigolësha).
Medie të ndryshme europiane shkruajnë për nivelin e lartë të sulmuesit të të rinive të Kosovës, por jo vetëm mediet kanë parë nivelin e treguar prej tij. “Zëri.info” raporton se Lacio dhe Torino, dy klube shumë prestigjoze në Serie A kanë shfaqur interes për Dakun dhe po e ndjekin nga afër ecurinë e tij.
Nëse sulmuesi vazhdon në nivele të larta deri në fund të sezonit dhe vërteton se kjo formë e treguar nuk është momentale, padyshim ai do të bashkohej me një klub akoma më të madh. Bëhet me dije se Lacio e Torino kanë në plan ta blejnë sulmuesin e më pas ta huazojnë në një kampionat më modest se Serie A, për të parë nivelin e tij dhe për tu bindur plotësisht nëse sulmuesi ka cilësitë e duhura për të luajtur në një kampionat si ai italian.
Duhet të themi se Daku është i huazuar deri në fund të sezonit te Ballkani nga skuadra e Osijek. Te kroatët sulmuesi nuk arriti të ambientohet dhe ata e huazuan fillimisht te Kukësi, ku nuk pati hapësira e tashmë te Ballkani, ku Ismet Munishi ka arritur të gjejë versionin më të mirë të Dakut. Në fillimet e tij Daku ka luajtur me Hajvalinë dhe Llapin.
Lajme të Rekomanduara:

Derbi ndaj Tiranës, ja formacioni që pritet të zbresë në fushë Partizani
Ditën e enjte do të luhet derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon në Superiore. “Demat e kuq” do të përplasen me bardheblutë e...

Zgjidhja gjeniale e Skënderbeut, “maskon” tifozët si… VIP-a
Skënderbeu dhe Partizani zhvilluan një ndeshje shumë të luftuar në Korçë. “Panorama Sport” ju sjell pikantet dhe të veçantat e këtij takimi, që ishte i...