Connect with Us

Kroaci: E djathta e re bëhet më ekstreme

Bota

Kroaci: E djathta e re bëhet më ekstreme

Publikuar

-

Kroaci: E djathta e re bëhet më ekstreme

Kamerat e përgjimit i kanë regjistruar të gjitha: Më 12 tetor 2020 rreth orës 8 një i ri me hap të vendosur ecën drejt sheshit Markus në Zagreb, në këtë orë gati bosh. Synimi i tij: Pallati Banus, selia e qeverisë kroate. Në trup ai mban të lidhur ngushtë një kallashnikov AK-74. Para hyrjes ai qëllon policin e rojes, dhe vazhdon. Vetëm kur polici i dytë hap zjarrin, i riu largohet. Më vonë sulmuesi shkruan në Facebook: “Mjaft më me gënjeshtra dhe shkeljen e paskrupullt të vlerave njerëzore pa përgjegjësi”. Një gjysmë ore më vonë Daniel Bezuk, 22 vjeç u gjend i vdekur.

Sulm ndaj kryeministrit?

Tani në opinionin kroat është ndezur debati, se cilat ishin motivet e të riut dhe çfarë donte të arrinte ai. A ka një atmosferë të tillë në shoqërinë kroate, që e nxiti këtë akt? Kryeministri kroat, Andrej Plenković nga partia nacional-konservatore, „Bashkësia Demokratike Kroate” HDZ është i bindur, se sulmuesi synonte të hynte në selinë e qeverisë për të vrarë atë, kryeministrin. “Ky ishte terrorizëm”, thotë Plenković.

Žarko Puhovski, ekspert, ish-profesor për filozofinë politike në Universitetin e Zagrebit është i një mendimi tjetër: „Terrori kërkon të krijojë frikë”, thotë ai për Deutsche Wellen, „por në mediat sociale në Kroaci pati disa qindra mesazhe, që e përshëndetën këtë veprim dhe që e falënderuan sulmuesin. Kjo nuk ka të bëjë me frikën.”

Për Puhovskin sulmi tregon, se sa prezent është në opinionin kroat himnizimi i dhunës. „Gjithnjë theksohet, se vlera më e lartë e patriotizmit kroat është dinjiteti i të ashtuquajturës, lufta për atdheun, dhe lufta do të thotë gjithmonë dhunë”, thotë Puhovski. Në shumë reagime lexoje, se dikush vendosi të veprojë, që „atyre atje lart”, që  „na sundojnë, t’u tregojë njëherë vendin.” Të veprosh për ta do të thotë dhunë, mendon Puhovski.

Vend plot armë

Gatishmëria për dhunë mbështetet edhe nga fakti, që në Kroaci ka shumë armë të paregjistruara. Pas luftës për pavarësi nga Jugosllavia, (1991-1995) shumë qytetare e qytetarë i mbajtën armët. Igor Tabak, një analist për çështjet ushtarake thotë se „ka hulumtime që tregojnë, se në Kroaci ka nga një armë ilegale për person.” Në kuadër të aksionit „Më pak armë më pak tragjedi” u dorëzuan tek autoritetet 343.000 pistoleta dhe automatikë, e disa tonë lëndë shpërthyese më shumë se 5.milionë copë municion. Sipas Tabak kjo është një pjesë e vogël e arsenalit ilegal, pasi „njerëzit dorëzojnë armët e vjetra dhe të papërdorshme e mbajnë të mirat.

Ekstremizmi kroat

LEXO EDHE:  “Përkrahëse e politikës sllave”/ Spartak Ngjela sulmon Sonila Meçon

Më e rrezikshme se armët është një atmosferë që mbështet përdorimin e tyre. Kryeministri Plenković pas sulmit tha se „kemi një problem serioz shoqëror me radikalizimin dhe ekstremizmin, që nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. Ky është një produkt kroat, me të cilin ne duhet të merremi.”

Për sulmuesin e ri nuk tregojnë mirëkuptim vetëm përdoruesit e mediave sociale, por edhe politikanë të skajit të djathtë, si  “Lëvizja për Atdheun e Miroslav Škoros”. “T’ia ngarkosh të gjitha këtij të riu dhe në të njëjtën kohë të harrosh mëkatet e 30 viteve të fundit, do të ishte e gabuar”, thotë kryetari i bashkisë së qytetit lindor kroat, Vukovar, Ivan Penava. Atentatori e ka parë „si ne të gjithë” padrejtësinë në Kroaci dhe tregoi protestën e tij.

Prej vitesh sundon një klimë e intolerancës në shoqërinë kroate, që drejtohet kundër pakicës serbe në vend. Ikonografia e ekstremistëve të djathtë është pjesë e përditshmërisë kroate. Retorika e ashpër nacionaliste, gjuha e urrejtjes dhe simbolet e qarta neofashiste i sheh kudo në publik, megjithëse nuk ka një dhunë të drejtpërdrejtë në rrugë. Në shumë mure sheh parulla si “vritini serbët”, apo “varini serbët në pemë”.

I ri tani është fenomeni, që partia qeverisëse, HDZ po sulmohet nga spektri ekstrem i djathtë, kur vetë kjo parti ka qenë për një kohë të gjatë përfaqësuese e pozicione të djathta deri në ekstremisht të djathta. Vetëm me ardhjen e Plenković para katër vitesh në krye të partisë, krahu i djathtë i HDZ-së filloi të dobësohej. Profesori Žarko Puhovski është i mendimit se „Plenković shihet nga të djathtët si tradhtar, që ua ka marrë partinë më të rëndësishme, dhe po e çon atë nga e majta.” Mëkati tjetër është se kryeministri ka bërë koalicion me një parti të pakicës serbe.

Megjithatë Puhovski thekson se “do të ishte e gabuar të mendoje, se shoqëria kroate është ekstremiste e djathtë.” “Ajo është një pakicë si në shumë qytete të tjera europiane.” Puhovski është i mendimit, se kjo pakicë, ku ka shumë të rinj nuk e ka përjetuar luftën në vitin 1995 dhe ndjek një trenk ndërkombëtar. “E Djathta e Re lufton praktikat që i shikon si „jonormale” dhe sidomos lufton kundër homoseksualitetit, ateistëve, kundër të gjithë atyre që nuk e respektojnë traditën kombëtare, por kanë synime internacionaliste, ata ngrihen kundër elitave.” Deri më tani qeveria e Plenkovićit nuk ka gjetur ndonjë përgjigje për këtë sfidë të re.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sulmi që Franca i bën gazetarisë së lirë

Publikuar

-

Nga

Macron do të dënojë fotografimin apo xhirimin e policëve në aksion. Kjo përbën rrezik të madh për lirinë e shtypit, në një vend ku dhuna policore është duke u përdorur gjithnjë e më shumë, mendon Luisa von Richthofen.

Nga sheshi Place de la République në Paris janë duke ardhur imazhe që nuk janë të zakonshme në kohën e izolimit nga Corona: Në fillim të javës atje u mblodhën rreth 500 aktivistë dhe azilkërkues, pjesa më e madhe e të cilëve ishin afganë, të cilëve iu ishte prishur kampi i grumbullimit që ndodhej në periferi të Parisit. Ata të gjithë ishin njerëz që nuk dinin ku të shkonin. Sepse nuk u ishte dhënë asnjë vend ku të sistemoheshin, kështu që ata ngritën çadrat në qendër të qytetit.

Kur ndërhyri policia, aty pati skena që ishin parë edhe më parë në Francë, sidomos në Paris: Njerëzit bërtisnin, shtyheshin dhe goditeshin me shqelma. Punonjësit e policisë i larguan çadrat bojë qielli. Një prej tyre u tund aq shumë sa që një burrë ra përtokë. Kështu që pati ndërhyrje brutale të policisë, e cila përdori kundër të mjerëve gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës. Aty u filmua një polic që godiste disa herë mbi një reporter. Pamjet tronditën gjithë vendin. Imazhe, tregimi i të cilave do të jetë pas pak kohe i paligjshëm.

Sulm mbi lirinë e shtypit

Këtë gjë kërkon të bëjë ligji i ri që presidenti Macron ka nxjerrë për sigurinë. Synimi i ligjit është faktikisht që të mbrojë policët nga dhuna. Ka javë që diskutimet janë fokusuar në artikullin 24. Ky është artikulli që kërkon të penalizojë në të ardhmen fotografimin e forcave të policisë dhe shpërndarjen e fotografive, „nëse ato dëmtojnë integritetin fizik ose psiqik të punonjësve të policisë”. Dënimi në këto raste do jetë 45 mijë euro gjobë ose një vit heqje lirie. Presidenti ka parasysh zgjedhjet e ardhshme. Ka muaj që ai është duke treguar veten si „njeri i ligjit dhe rendit”, në mënyrë që të ketë mundësi t’u flasë sa më shumë votuesve. Por shumë vetë e shohin ligjin e ri si sulm të paturpshëm mbi lirinë e shtypit. Dhe me të drejtë.

Sepse edhe në Francë dhuna policore nuk është fjalë e huaj. Vitet e kaluara ka pasur në mënyrë të përsëritur skena të teprimit të dhunës. Për shembull në rastin e Adama Traoré, 24 vjeçarit që vdiq kur ndodhej në paraburgim. Ose gjatë protestave të jelekëve të verdhë ku pati 344 lëndime në kokë, 28 sy të dëmtuar, pesë duar të thyera dhe katër të vdekur – ky ka qenë bilanci i dhimbshëm i demonstratave. Kjo nuk do të thotë se policia nuk është armiqësuar dhe lënduar. Por një shoqëri demokratike duhet të mbështesë njerëzit që dokumentojnë teprimin e dhunës dhe e bëjnë atë publike. Ligji i ri i sigurisë e bën këtë gjë të pamundur.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Los Angeles/ Raportohet për viktima

LEXO EDHE:  Panik në Durrës/ Breshëri plumbash drejt një automjeti  

Qeveria këmbëngul për ligjin megjithë kritikat e bëra

Deri tani kritikat kanë ardhur nga shoqatat franceze të gazetarisë, por tani kritikat vijnë edhe nga vende të tjera. Madje edhe Komisioni Europian u detyrua t’i kujtonte qeverisë së Macronit se gazetarët duhet të ushtrojnë „të lirë punën e tyre dhe ta ushtrojnë në siguri të plotë”. Amnesty International e quajti ligjin „të rrezikshëm për të drejtat themelore”. Si përgjigje ndaj kritikave artikullit iu shtua një fjali që thotë se kjo gjë nuk duhet të dëmtojë të drejtën e informimit. Kjo nuk është asgjë më tepër se sa një hedhje hi syve.

Rruga e vetme për të mbrojtur lirinë e shtypit do ishte që të hiqej krejt artikulli 24. Sepse nëse bëhet fjalë për të mbrojtur punonjësit e policisë, atëherë ai është i kotë. Kërcënimi dhe fyerja e policëve, edhe në rrjetet sociale, është që tani e dënueshme. Artikulli 24 pra nuk sjell asgjë të re.

Ligji i hap dyert shpërdorimit të pushtetit

Përveç kësaj artikulli 24 është formuluar jo i qartë. Kjo gjë i hap dyert e dritaret shpërdorimit të pushtetit. Sepse kush është në gjendje që të vlerësojë në një situatë konkrete çfarë është ajo që mund “të rrezikojë integritetin fizik dhe psiqik të punonjësve?”

Pikërisht ai që bën veprën penale dhe bën arrestimet, pra polici! Në këtë rast mjafton që punonjësi të mos e ndiej veten në rrezik.

Me nxjerrjen e ligjit policia mund të veprojë kundër personave që për shembull filmojnë në demostrata dhe dërgojnë imazhet live në rrjetet sociale. Edhe nëse në fund fare nuk bëhet dënimi i atyre që bëjnë filmimet apo i gazetarëve, filmimet ndërpriten. Por pikërisht filmimet janë të rëndësishme si burime për dokumentimin e dhunës policore.

Jo arbitraritet shtetëror kundër gazetarëve

Ky ligj është i rrezikshëm. Francezët kanë jetuar deri tani në një shtet demokratik, të lirë dhe kjo duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Sepse edhe forcat reaksionare mundohen të marrin pushtet. Çdo ligj që kufizon të drejtat themelore i krijon mundësi qeverive të ardhshme që të bëjnë kufizime të tjera.

Gazetarët nuk duhet të kenë frikë se mund të arrestohen në mënyrë arbitrare nga policia. As në Francë as në Europë. Është e trishtueshme, që kjo nuk është më një gjë e vetëkuptueshme për Emmanuel Macronin, që vetëm pak javë më parë hiqej si luftëtar për lirinë e mendimit./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i trishtë!/ Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Publikuar

-

Nga

Lajm i trishtë! Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Një grua shtatzënë nga Komuna e Prizrenit, ka humbur jetën sipasojë e Covid-19.

E reja ishte fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

“Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

LEXO EDHE:  Sherr me armë/ Në gjendje të rëndë shqiptari

LEXO EDHE:  Sherr me armë/ Në gjendje të rëndë shqiptari

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19. Prej tyre 964 pacientë kanë vdekur. Raste aktive janë 13.375./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia “nën ethet” e Covid/ Shënohen 99 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 99 306.
99 viktimat e shënura në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin total të viktimave në 2 001.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç dhe 97.1% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Sulmet në Gjermani/ Një dëshmitare shqiptare rrëfen ngjarjen: Na kanë thënë për 30 viktima, e pashë autorin

LEXO EDHE:  Panik në Durrës/ Breshëri plumbash drejt një automjeti  

Situata e koronavirusit vijon të jetë shumë shqetësuese ku dita ditës vijon të rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE