Connect with Us

Kaos në pikën kufitare të Morinës/ Makinat krijojnë radhë kilometrike

Sociale

Kaos në pikën kufitare të Morinës/ Makinat krijojnë radhë kilometrike

Publikuar

-

Kaos në pikën kufitare të Morinës/ Makinat krijojnë radhë kilometrike

Ditën e sotme janë rikthyer radhët e gjata në pikën kufitare të Morinës.

Mësohet se dhjetëra automjete kanë krijuar radhë kilometrike dhe po presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.

Shumë pushues nga kosova kanë ardhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri dhe kjo ka krijuar një situatë kaotike në pikën kufitare.

Gjithashtu dhjetëra mjete nga Shqipëria janë drejtuar për në Kosovë dhe janë ndeshur me pritje.

LEXO EDHE:  Murrizi “piketon” Topallin në partinë e re/ Do e kontaktoj, kemi kaluar peripeci të llahtarshme

Ndërkohë, në pikën kufitare po punohet me kapacitet të plotë në tetë sportele, por radhët nuk janë pakësuar ende./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbyllja e shkollave/ Albana Fiço përplaset me ekspertin e arsimit

Publikuar

-

Nga

Mbyllja e shkollave/ Albana Fiço përplaset me ekspertin e arsimit

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço është përfshirë në një debat, mbrëmjen e sotmë në “Open” me ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti sa i përket vendimit për mbylljen e shkollave.

 “Shkollat nuk janë vatër e nxehtë. Kjo do të thotë se fëmijët nuk janë transmetues të nivelit të lartë. Por jemi duke hyrë edhe në stinën e ftohtë. Kjo do të thotë se kemi virozat përpara. Kemi shtim të virozave. Pra ka një rritje të infeksioneve respiratore të fëmijët, por jo Sars Cov-2”, tha Fico.

Kjo u kundërshtua fuqishëm nga eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti. Ai tha se është e paarsyeshme që brenda 24 orëve të ndryshojë vendimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Publikuar

-

Nga

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Duke nisur nga sot dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite, do të mbyllen pika kufitare e Hanit të Hotit.

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi në orët e vona të darkës deri në mëngjes.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në Elbasan?/ Policia dhe FNSH “blindojnë” Bradasheshin

LEXO EDHE:  Fluturimet nga Rinasi/ Konfirmohen 10 destinacionet për nesër

Policia sqaron se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare/ Si parashikohen temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen reshjet dhe vranësirat/ Çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

Ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare.

Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet me drejtim juglindje dhe veriperëndim, duke u pasuar nga valëzim i ulët.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore -1°C deri në 10°C, zonat e ulëta 4°C deri në
19°C dhe zonat bregdetare 7C deri në 19°C./CNA.al

LEXO TE PLOTE