Connect with Us

Gjilani vazhdon marshimin në Kosovë, mund Prishtinën në kryendeshjen e javës

Sport

Gjilani vazhdon marshimin në Kosovë, mund Prishtinën në kryendeshjen e javës

Publikuar

-

Gjilani ka fituar derbin e javës kundër Prishtinës. Skuadra e Gentian Mezanit ka arritur që të mposhtë skuadrën e Prishtinës, edhe pse kjo e fundit luajti në terrenin e saj, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin 0-2, Gjilani është kujdesur që t’i bëjë të vetat tri pikët e kësaj xhiroje. Ishte Edison Kqiku ai që fitoi një penallti në minutën e 14’, penallti të cilën e konvertoi në gol Fiton Hajdari.

Prishtina pati mundësinë e artë që të barazonte rezultatin në minutën e 64’, por Enea Koliqi arriti të ndalte penalltinë e Endrit Krasniqit. Vendasit tentuan deri në fund, por nuk arritën të thyenin mbrojtjen e skuadrës së Gjilanit.

Mysafirët dolën në fund me një kundërzbritje vrasëse, e cila i dha mundësinë Gerhard Prognit që të shënonte për 0:2, duke ngrirë takimin. Kështu, Gjilani shkon në kuotën e 13 pikëve pas tetë ndeshjeve, kurse Prishtina mbetet me 11 pikë në shtatë ndeshje. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Rregullorja e Euro 2020/ Ja çfarë ndodh nëse ka barazim pikësh në fazën e grupeve

Publikuar

-

Nga

Nëse dy apo më shumë skuadra në të njëjtin grup renditen me pikë të barabarta pas ndeshjes së tretë, këto janë kriteret që e përcaktojnë renditjen e tyre përfundimtare:

a. numri i pikëve të fituara në ndeshjet direkte mes skuadrave në fjalë.

b. golavarazhi më i mirë nga ndeshjet direkte mes skuadrave në fjalë.

c. numri më i madh i golave të shënuar në ndeshjet direkte mes skuadrave në fjalë.

d. nëse pasi janë aplikuar kriteret nga a) në c) dhe skuadrat janë të renditura në barazim, atëherë kriteret nga a) në c) riaplikohen edhe një herë për ndeshjet mes skuadrave të mbetura të grupit për të përcaktuar renditjen e tyre përfundimtare. Nëse as kjo procedurë nuk i jep zgjidhje situatës, atëherë aplikohen kriteret nga e) deri në i) për t’i dhënë zgjidhje renditjes së dy apo më shumë skuadrave ende në barazim.

e. golavarazhi në të gjitha ndeshjet e grupit.

f. numri më i madh i golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit.

g. numri më i madh i fitoreve në të gjitha ndeshjet e grupit.

h. pikët më të pakta disiplinore bazuar vetëm te kartonët e verdhë dhe të kuq, të marra në të gjitha ndeshjet e grupit (kartoni i kuq = 3 pikë, kartoni i verdhë = 1 pikë, kartoni i kuq pas dy të verdhave në një ndeshje = 3 pikë).

i. renditja e përgjithshme në kualifikueset e Europianit. Nëse dy skuadra kanë të njëjtin numër pikësh dhe të njëjtin numër golash të shënuar dhe pësuar, e luajnë ndeshjen e tyre të fundit në grup përballë njëra-tjetrës dhe janë sërish në barazim total në fund të ndeshjes, atëherë renditjet e tyre përfundimtare do të përcaktohen nga goditjet e 11-metërshave, me kusht që asnjë skuadër tjetër brenda grupit të mos ketë të njëjtin numër pikësh, pasi të kenë përfunduar të gjitha ndeshjet e grupit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Edhe Holanda pret biletën e kualifikimit, “heq qafe” Austrinë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja e Holandës e ka fituar edhe ndeshjen e dytë kualifikuese në kuadër të fazës grupore të ‘Euro 2020’.

Në sfidën e zhvilluar në Johan Cruijff ArenA të Amsterdamit, Tulipanët fituan me rezultat 2-0 ndaj Austrisë duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian.

Kombëtarja portokalli ka triumfuar falë golave të Memfis Depaj me penallti në minutën e 11′ dhe të Dumfrajs falë kundërsulmit “vrastar” të Malen dhe anësori i PSV-së tregohet i saktë përpara porte.

Me këtë fitore “tulipanët” bëhen kombëtarja e tretë që kualifikohet për më tej në EURO 2020, pas Italisë dhe Belgjikës. Në Grupin C, Holanda lë pas Ukrainën, Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nuk ndalet Partizani, i rrëmben Vllaznisë edhe Dejan Shehin

Publikuar

-

Nga

Tashmë është zyrtare, Dajan Shehi nuk është më pjesë e Vllaznisë, por në të njëjtë kohë është bërë lojtar i Partizanit. Lajmin e largimit e konfirmon vete lojtari.

POSTIMI I DAJAN SHEHIT 

“Pas dy sezoneve të mrekullueshme me Vllazninë doja t’iu njoftoja se nuk do të jem më pjesë e klubit të Vllaznisë. I falënderoj shumë për mundësinë që më dhanë të isha pjesë e klubit, Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, drejtorin Suad Lici dhe sponsorin Alban Xhaferi. Falenderoj gjithashtu stafet teknike që kam punuar dhe më kanë mbështetur këto dy sezone ku isha i pranishëm.

Sigurisht një falënderim i madh është dhe për të gjithë shokët e ekipit që kemi qëndruar të gjithë të bashkuar. Nuk mund të mungonte dhe falënderimi pët të gjithë tifozët e mrekullueshëm të Vllaznisë që na kanë mbështetur dhe për çdo emocion që na kanë përcjell.”

LEXO TE PLOTE